Connect with Us

“Po hiqni vallen e vdekjes”/ Manastirliu i kthehet Bashës: Si nuk të vjen turp

Politikë

“Po hiqni vallen e vdekjes”/ Manastirliu i kthehet Bashës: Si nuk të vjen turp

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19 dhe akuzat për manipulim të shifrave të fataliteteve.

Ministrja Manastirliu akuzoi opozitën se “fërkon barkun” ku ka fatalitetet, ndërsa i kërkoi Lulzim Bashës të lexojë më shumë, para se të hedhë akuza.

Si nuk iu vjen turp. Keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes,. Nuk e kuptoj pse këmbëngulni me kaq kënaqësi në retorikën e vdekjes. Shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë edhe ndërkombëtarisht të fitoje këtë betejë.

LEXO EDHE:  “Natën me drogë, ditën aktivitete me Bashën”/ Trafikanti i Lulit akuza Topallit

Ju vazhdoni retorikën e vdekjes, politikë shterpë pa din e pa iman. Faktet flasin. Iu ftojmë të studioni më shumë për fatalitetet e mos fërkoni barkun për fatalitete. Por të bashkohemi për ta përballuar siç duhet këtë betejë.

Ka pasur 4.4 milion fatalitete në të gjithë botën nga Covid.

Edhe në humbje njeriu ka klas. Duhet ta pranoni humbjen.”-iu drejtua Manastirliu, Bashës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Basha po kërkon të largohet nga PD”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon mesazhet: Do të rrisë pazarin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në këtë forcë politike.

Duke iu referuar vendimit të Bashës për të shpallur zgjedhje në FRPD dhe LDG, Kulluri tha se “Nga 2017 nuk mbaj mend ndonjë vendim të drejtë të Bashës. Është shumë vonë që ai të marrë vendim të drejtë. Dorëheqja do ishte vendim i drejtë, por nuk e bëri asnjëherë. Kështu që nuk pres asnjë vendim të drejtë nga Basha”.

Në një lidhje direkte në Report tv, ai tha se “Kjo që ka bërë Basha është krejtësisht e papranueshme”.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha ka një mesazh për Ramën, Bashën dhe Metën/ Ndollën retë e zeza…

LEXO EDHE:  “Kryetar pulë”/ Veliaj "justifikon" FRPD, thumbon Bashën  



Më tej, Kulluri u ndal edhe tek deklaratat e Lulzim Bashës, për të cilin tha se “po bën si i forti i lagjes”.

Sipas Kullurit, Basha po kërkon negociata për t’u larguar nga drejtimi i PD, dhe po tenton të rrisë pazarin.

Basha po bën negociata për t’u larguar, po kërkon të bëjë si i fortë që të rrisë pazarin. Por ka Berishën përpara, nuk i ha këto. Basha bën si i forti i lagjes, por lagjen e ka kundër”-tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zgjohet” Braçe/ “Shikon minj” në spitalin e Lushnjës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, është ndalur tek koncesionet.

Deputeti socialist, edhe pse ka tete vite ne pushtet, sot u “zgjua” dhe kërkoi që të rishikohen pjesa më e madhe koncesioneve në shëndetësi, por dhe të sigurojë  investimet shëndetësore në Lushnje për shkak të infrastrukturës jo të mirë.



Po ashtu ai, mbështeti dhe deklaratën e deputetit të PD Sajmir Korreshi, i cili pak kohë më parë tha se ‘aty të hante miu’.

“E thashë para pak ditës për koncesionet në shëndetësi. ¾ e koncesioneve në shëndetësi të rishikohen.  Nuk duhet të paguajmë një set me 40 instrumente, kur përdoren 2 dhe të paguhet paketë e plotë. Sa më efektive të jenë. Nuk do hyj në këto histori  ça do bëni atje dhe këtu. Për rrethin e Lushnjës, konsiderohet spitali si spital bashkiak, Lushnja është më i madh se qarku i Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, rrethi i Lushnjës është më i madh se bashkia e Fierit. I gjithë ky rreth nuk mund të marrë vetëm shërbime të urgjencës. Nuk është si bashkitë e tjera. Për shkak të punës dhe natyrës së punës në këtë rreth, spitali funksiononte në kushte atmosferike në verë dhe dimër, në fushë të hapur. Për shkak të sëmundjeve të trashëgueshme dhe sëmundjet e gjakut kanë zënë vendin e parë. Po të zgjidhim statusin e institucionit. Te ajo poliklina të hante vërtet miu, nuk u kujtua njeri derisa u bë nga e para. Ashtu siç janë zgjidhur dhe problematikat e tjera, ashtu do zgjidhet dhe spitali atje”, u shpreh Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi “shuplakë” Bashës/ Ka përfituar nga pushteti i demokratëve  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur sot se ka marrë vendimin për të shkuar në “Foltoren” e ish-kryeministrit Berisha, pasi ka marrë ftesë nga të rinjtë e forumit rinor që kanë ndjekur 13 Foltoret në rrethe.

I ftuar në abcneës, Këlliçi theksoi se Basha ka qenë përfituesi më i madh i pushtetit të demokratëve dhe sot nuk duhet të heqë paralele mes Berishës dhe Ramës.



“Ka pasur një peticion nga të rinjtë e forumit rinor që kërkuan që vendimi i Bashës për largimin e Berishës të ishte nul. Unë kam pasur diskutime të brendshme. Në 13 Foltore, kryetarët e forumeve kanë qenë pjesë e tyre. Gjykoj që në çdo krizë, duhet të vijë zgjidhja në institucione. Vihet shenja e barazisë mes Berishës dhe Ramës. Unë gjykoj që çdo forcë politike që nuk respekton historinë e saj nuk ka identitet. Basha ka qenë përfituesi më i madh i pushtetit të demokratëve dhe sot vë shenjë barazie mes Berishës dhe Ramës. Unë me këta të rinj kemi 6 vite që hamë gaz dhe shkojmë në protesta. Është i vetmi forum rinor në Ballkanin Perëndimor që ka çdo anëtar që ka provuar qelinë. Jemi arrestuar dhe kemi çështje penale për shkak se kemi qenë në protesta për të sjellë Bashën në pushtet.

Ky forumi që ai thotë sot që ka mandate të skaduara deri më 25 prill bënte fushatë për Bashën. Kryetar partie sot të bëjnë njerëzit.  Si mundet ne ta bunkerizojmë partinë. Kam pritur një analizë për humbjen e zgjedhjeve dhe deri më tani nuk ka asnjë reflektim. Kjo situatë zgjidhet vetëm duke thënë të vërtetën. Unë nuk jam këtu për të thënë që ai gënjen dhe as për ta sulmuar”, deklaroi ai.

LEXO TE PLOTE