Connect with Us

OSHEE njofton zonat ku do ketë ndërprerje energjie për shkak të punimeve

Aktualitet

OSHEE njofton zonat ku do ketë ndërprerje energjie për shkak të punimeve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar ndërprerje të energjisë në për ditën e nesërme në diza zona të Tiranës.

Gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet pjesërisht energjia elektrike në rrugën “Budi”, në rrugën “Qemal Stafa” dhe rrugën “Zef Jubani”.

“Në kuadër të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, në datën 8 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë. Pjesërisht: Rruga “Budi”, rruga “Qemal Stafa”, rruga “Zef Jubani”, njofton OSHEE./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Historia e logos së PD/ Si Basha arriti të shkatërrojë kalanë e brendshme të partisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar se me 11 Dhjetor do të shporren njëherë e mirë patericat e Edi Ramës nga Partia Demorkatike.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se, pabesia e Lulzim Bashës ndaj demokratëve dhe liderit historik të PD, Sali Berisha është akti i fundit i një mishi të huaj brenda trupit të PD

Hoxha thekson se PD është një thesar vlerash të cilat nuk mund të tjetërsohen përvetësohen apo të jepen si kolateral të tretëve.

Gjithashtu nënvizon se, nuk mendohej kurrë shitja e kalasë nga brenda, nga kupola e saj me 25 Prill.

Partia Demokratike dhe, në veçanti Sali Berisha, kanë qenë për 30 vite në sulme të vazhdueshme. Demokratët kanë rezistuar në kushte të jashtëzakonshme persekutimet e kundërshtarëve politik, duke treguar një forcë dhe qëndresë epike përball vështirësive.

Secili prej nesh ka historinë dhe veprën e tij nën logon e madhe të PD.

Ajo që nuk mendohej kurrë ishte shitja e kalasë nga brenda, nga kupola e saj me 25 Prill.

Pabesia e Lulzim Bashës ndaj demokratëve dhe liderit tonë, Sali Berisha, ishte jo vetëm shokuese dhe e papritur, por ishte akti i fundit i një mishi të huaj brenda trupit te PD.

Demokratët e dinë mirë se rrugëtimi i forcës tonë politike ka qenë i dhimbshëm dhe me kosto, por gjithmonë kemi triumfuar, pasi kemi ditur të tregojmë moral dhe dinjitet.

Sot, pas 30 vitesh rrugëtim politik, jemi përballë një sekti burokratësh dhe teknokratësh që e mendojnë veten pronar të fateve tona politike.



LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Maturantët e aksidentuar nisen me helikopter drejt Tiranës

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Pas 30 vitesh kemi një çete juristësh, që nuk e dinë se kjo forcë politike është ngritur mbi gjakun e dëshmorëve dhe djersën e pishtarëve të demokracisë.

Partia Demokratike është një thesar vlerash të cilat nuk mund të tjetërsohen, përvetësohen apo të jepen si kolateral të tretëve.

Ne jemi të lirë që prej ditës së parë të krijimit të kësaj force dhe do të jemi të lirë deri në fund.

Me 11 Dhjetor, demokratet do te votojne lirisht per te ardhmen e forces tone politike. Vendimet e Kuvendit Kombetar do te percaktojne te ardhmen e Partise Demokratike duke hapur nje epoke te re per te djathten shqiptare.

Me 11 Dhjetor marrim ne dore fatin e forces tone politike dhe shporrim nje here e mire patericat e Rames nga Partia Demokratike.

Demokratet jane te bindur se me 11 Dhjetor fillon fundi i stabilokracise Rama-Basha.

Shqiperia duhet te kete zgjedhje te parakoheshme, pasi per Edi Ramen nuk ka me pazar me sakrificen e demokrateve, siç u be per 8 vite.

Me 11 Dhjetor fillon ndryshimi!

Liri&Demokraci”, shkruan Lisandër Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja Toyota Yaris/ Manjani: Ku ka çështje parash është Basha, politikani më i akuzuar

Publikuar

-

Nga

Hetimet nga ana e drejtësisë belge për çështjen Toyota Yaris janë komentuar mbrëmjen e sotme nga Ylli Manjani.

Në një intervistë për media, Manjani u shpreh se dokumentet e publikuara janë autentike, ndërsa shtoi se kryetari aktual i PD është i detyruar të dëshmojë përpara autoriteteve belge.

Duke iu referuar çështjeve penale në ngarkim të Lulzim Bashës, Manjani shtoi se kudo ku ka histori parash, gjendet i përfshirë Lulzim Basha.



Lulzim Basha është politikani që është shfaqur më shumë në derën e Prokurorisë dhe i akuzuar më shumë se kushdo tjetër. Ka dy akuza penale të ngritura nga Prokuroria për këtë zotëri. E ka akuzar për rrugën Durrës-Kukës, u akuzua për pastrim parash për dosjen e Nik Muzin, tjetër gjë si u mbyll. Por është me akuzë. Asnjë politikan tjetër nuk ka dy akuza zyrtare të ngritura në kurriz. Dhe kudo ku ka muhabete lekesh, gjendet ky njeri. Si është e mundur?”, u shpreh Manjani.

Dokumentet e nxjerra  janë autentike. Ajo që prezantohet në media është pjesë e një kronologjie që përpilohet në zyra jashtë prokurorisë, nuk është pjesë e sekretit të prokurorisë, nuk është dosje hetimore. Po të ishte dëshmia e Bashës kjo po që mund të ishte pjesë e dosjes hetimore. Pra, erdhi kjo letër, u dërgua kjo.

Unë si ish-ministër kujtoj që për çështjen e Klemend Balilit vetëm kam bërë publike kronologjinë ku erdhi, ku shkoi, por pa parë brenda brendinë e dokumenteve. Thelbi i gjithçkaje është që drejtësia belge kërkon dëshminë e Lulzim Bashës dhe këtë ai do ta japë në vertikale, kryetar partie, jo kryetar partie, i dorëhequr, i shkarkuar ose jo, me Kongres, pa Kongres. Të qenit kryetar i PD mund t’i shkojë ngarkesë në agjendë, por që do dëshmojë nuk shpëton. Pyetja që kam është pse ka frikë Lulzim Basha të dëshmojë“, tha Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Bashës/ Halli i demokratëve janë pazaret e tua me Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Menjëherë pas reagimit të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili përpiqej të shfajësonte veten nga akuzat e ish kryeministrit Berisha dhe të demokratëve, ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga ana e Foltores.

Zëdhënësja Floriana Garo shprehet se në fakt halli i vërtetë i demokratëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Evropës.

“Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptareve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. 



Halli i vërtetë i demokrateve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratet kalojnë nga humbja në humbje! Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama-Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. 

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar! Të gjithë bashke më 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES!” thuhet në reagimin e Foltores”, shprehet zëdhënësja./CNA.al

LEXO TE PLOTE