Connect with Us

Oerd Bylykbashi: Përjashtimi i Berishës ka prodhuar reaksion të fortë në bazën e PD

Politikë

Oerd Bylykbashi: Përjashtimi i Berishës ka prodhuar reaksion të fortë në bazën e PD

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se largimi i ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar ka sjellë një reagim të fort në bazën e partisë.

Sipas tij, kreu i PD Lulzim Basha ka ndërmarrë një “veprim” me përjashtimin e Berishës pasi si kryetar ai nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendim.

“Kryetari i PD ka një kompetencë të vetme në statut; të sigurojë zbatimin e vendimeve të organeve të tjera qendrore, Kongresit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Këtë vendimmarrje nuk e parashikon statuti”, tha ai.

Oerd Bylykbashi thotë se ky veprim i Bashës ka sjellë pasojë të rëndë që çon në “çarjen e PD”.

“Ka ndodhur diçka e madhe dhe ka  prodhuar dy gjëra. Ka prodhuar një reaksion të fortë në bazën e partisë dhe kjo duket shumë qartë jo vetëm në reagimet në rrjetet sociale, por edhe tek ajo që po ndodh në “Foltoren” e z. Berisha që ka pasur një kreshendo fare të qartë”, deklaroi deputeti i PD.

Ai tha se ky motivim vjen nga një “veprim i padrejtë i kryetarit të partisë” dhe shtoi se tani po ndesh “një zgjim” në PD pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Basha, njësoj si dy vite më parë

Sipas z. Bylykbashi pëlqyeshmëria për ish-kryeministrin brenda bazës së PD mund të jetë shumë më e lartë se sa e nxjerr sondazhi i “Barometrit” për qytetarët dhe votuesit e PD në veçanti.

“Ajo që nuk arrin dot sondazhi ta prekë, kjo është një përplasje e madhe për demokracinë brenda partisë, tek baza e anëtarësisë që është më e vogël se sa votuesit e PD që janë rreth 75 mijë zyrtarisht. Ata kanë ide shumë më të qarta dhe interesa shumë më të forta mbi atë që po ndodh”, u shpreh deputeti i PD.

Oerd Bylykbashi tha më tej se Basha do të duhet të arsyetonte para vendimit për përjashtimin e Berishës dhe shtoi se “përpos Berisha apo Basha, ka një vorbull që po rritet me shqetësimin që kemi ne për mënyrën si PD qeveriset, nëse kjo do të na çojë në fitore”./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bashës i prishet gjumi/ “Zgjohet” me korrupsionin dhe PPP-të

Publikuar

-

Nga

Si rrallë ditë kreu i PD-së në detyrë, Lulzim Basha, është zgjuar herët mëngjesin e sotëm.

Ai është shfaqur me një postim në rrjete sociale,  duke shkruar për korrupsionin dhe PPT-të.



Sipas Bashës, një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

LEXO EDHE:  Basha, njësoj si dy vite më parë

LEXO EDHE:  Basha shigjeton Ramën nga Prishtina/ Merr shembull Kosovën

Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë po ndodh në PD?/ Basha thërret Palokën në zyrë, zbardhet diskutimi

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka thirrur në një takim pune, kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, njëherazi deputetin Edi Paloka.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari Çim Peka në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV.

Peka zbuloi edhe detaje nga biseda mes Bashës dhe Edi Palokës.



Çim Peka: Lulzim Basha ka ftuar në një kafe pune kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD dhe i ka ngritur shqetësimin nëse formularët janë korrekt, pse po mblidhen. Pra nuk ka patur guximin ta kundërshtojë ballëpërballë sepse është jashtë çdo lloj logjike kur firmos 1/4  e jo më kur firmosin mbi 60%.

LEXO EDHE:  Dialogu Rama-Basha/ Zbulohet emri i politikanit që do t’i ulë në një tavolinë

LEXO EDHE:  Basha shigjeton Ramën nga Prishtina/ Merr shembull Kosovën

Belind Këlliçi: Kanë firmosur mbi 60% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Edhe nëse 50+1 do të jenë prezentë në sallë, persona legjitimë, atëherë automatikisht njëra palë kontrollon shumicën. S’mund t’ua mohojmë këtë të drejtë anëtarëve të Kuvendit për t’u vetëmbledhur. Parti perëndimore e vitit 2021. Në Kuvend të kritikohet edhe z.Berisha, edhe z.Basha, edhe Belindi për punën e tij në FRPD për 6 vite./syri

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD ka nevojë për garë reale”/ Kulluri zbulon arsyen, pse vendosi të kandidojë

Publikuar

-

Nga

“PD nuk mund ta mbajë më një aventurier”/ Kulluri ‘kryqëzon’ Bashën: Po e kthen partinë në sekt personal

Kandidati për Kryetarin e Partisë Demokratike Edvin Kulluri është shprehur se Partia Demokratike ka nevojë për një garë të hapur.

Në një intervistë televizive , Kulluri shprehet se me Bashën ka pasur debate të forta politike, ndërsa shton se qëndrimi i tij ndaj Kryedemokratit u bë shtysë që të kandidojë për kryetar.



“Jemi në një stad tjetër të krizës në PD. Gara nuk ka kuptim nëse nuk përballesh me kundërshtarin dhe nëse nuk je më i mirë se kundërshtari. Unë se shoh këtë garë si një betejë. Me Bashën kemi pasur debat thellësisht politik.

Kjo qëndrueshmëri më shtyu të marrë vendimin për të kandiduar. Koha më dha të drejtë. E rëndësishme është që PD të hyjë në gara reale, me një rivalitet  real idesh pikëpamjesh dhe mbi të gjitha vizioni për të ardhmen. Ne duhet të shkëputemi njëherë e mirë nga protagonizmi personal. Një kryetar partie luan rol të madh. Ai që drejton është koka por një trup i kalbur nuk i shërben kujt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE