Connect with Us

“Nuk është larguar por shkarkuar”/ Lala: Veliun do ta mbaj mend për shëtitjen që i bëri Klement Balilit me makinë luksoze

Aktualitet

“Nuk është larguar por shkarkuar”/ Lala: Veliun do ta mbaj mend për shëtitjen që i bëri Klement Balilit me makinë luksoze

Publikuar

-

cna lajme

Gazetarja Klodiana Lala ka theksuar se ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk është larguar por është shkarkuar. E ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Lala është shprehur se Veliun do ta mbajë mend vetëm për shëtitjen që i ka bërë Klement Balilit me makinën e tij luksoze.

Mendoni vërtetë se Ardi Veliu kishte kurajo morale të jepte dorëheqjen? Ardi Veliu i garantoi kryeministrit Rama mandatin e tretë, ishte rojtar i votave, e arriti me sukses, nuk i duhej më kryeministrit dhe e largoi. Nëse flasim për rezultate biem dakort të gjithë që Veliu nuk kishte rezultate.

LEXO EDHE:  Tjetër ndryshim në qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Jashtëm

E vetmja gjë për të cilën unë si gazetare kronike do ta mbaj mend Ardi Veliun është fakti që i bëri shëtitje me makinën e tij zyrtare Klement Balilit, të ashtuquajturit Eskobari i Ballkanit. Të mëdhejtë kur largohen kanë nevojë për makinë luksoze.

Nuk është dorëheqje sepse ishte tekst skandaloz, nuk kishte kokën zyrtare, mungonte teksti i hartuar mirë. Rama fakti që e përdori si ushtar 4 vite i la mundësinë të “dorëhiqej”. Keni parë ju të dorëhiqet ndonjë në këtë vend. Drejtorët shkarkohen dhe pastaj japin dorëheqjen”,  ka thënë Klodiana Lala./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Shqiptarët, neglizhentë ndaj shëndetit të syve/ Specialisti Italian zbulon rreziqet e mungesës së kontrolleve

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Në Shqipëri ndryshimi i cilësisë  së jetesës nuk ka ecur paralelisht me standardet ndaj kujdesit shëndetësor. Krahas problemeve të mëdha të sistemit shëndetësor, ekziston edhe një ndërgjegjësim i ulët shoqëror i parandalimit të sëmundjeve përmes kontrolleve rutinë dhe periodike të shëndetit, veçanërisht atij të syve. Diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare tepër të përhapura në shoqërinë tonë janë pragu i përkeqësimit të syve.

Një faktor ndikues në shëndetin e syve është përdorimi i celularëve , kompjuterave , tabletëve dhe lap topët që nuk po njeh moshë dhe afat kohe . Pandemia i ktheu shumë profesione dhe shërbime online dhe kjo  përkthehet më shumë orë para ekranit kompjuterik apo celularit,  fenomen i cili dëmton syrin në mënyrë intensive. Okulistët prej muajsh  i bien këmbanave të alarmit për rrezikun që I kanoset njerëzve nga ky ndryshim i stilit të punës dhe të jetesës në kurriz të normalitetit të funksionit të syve.

Optikometri Italian Luca Frioni me një eksperiencë pune në Romë prej 25 vitesh në biznesin e trashëguar familjar , gjendet në Shqipëri, ku ka hapur klinikën e kujdesit ndaj syrit,  në Paskuqan, me po të njëjtin mbiemër, Klinika okluistike italiane, Frioni.

Doctor pse pikërisht keni hapur në Pskuqanin klinikë të vizitave të syrit ?

Kam një arsye shumë të thjeshtë kryesore në përgjigjen time. Sepse periferitë janë gjithmonë të braktisura nga shteti dhe shoqëria, pra komuniteti këtu nuk  në përfiton shërbime. Në rastin konkret shëndetësia nuk është një system i konsoliduar  këtu në Paskuqan, dhe kujdesi ndaj shëndetit duket i një niveli të ulët. Aq më tepër kontrolli j syve më duket minimalist dhe aspak serioz.

Sipas jush çfarë nuk shkon në trajtimin e problemeve  okulistike këtu në Shqipëri

Nga ajo cfarë kam konstaktuar gjatë  vizitave dhe në qytete të tjera si dhe dëshmitë e pacientëve mendoj se, okulistikës shqiptare i mungon një protokoll rigoroz i vizitave të syrit  si  në tregues cilësorë ashtu edhe në ato sasiorë, pra afatit kohor të vizitës.

Për të qenë më konkret, habitem sesi nië vizitë sysh nga shumë  mjekë privatë zhvillohet për pak minuta dhe fillon e mbaron me shikimin nga afër dhe nga larg të shkronjave të alfabetit.  Kjo procedurë nuk ka lidhje me kontrollin e mirëfilltë dhe profesional të syve. Mos të harrojmë që një kontroll i saktë dhe i plotë i syve kërkon kohën e mjaftueshme dhe njohuri të integruara të historikut të sëmundjeve të pacientit si përshembull diabetit, sëmundjeve të zemrës, tronditjeve cerebrale, sëmundjes së veshkave etj

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi plas “bombën”/ Rama ka dhënë dorëheqjen tre herë në tetor, ja kush e mban peng

LEXO EDHE:  Nishani sërish thirrje Bashës për dorëheqje/ “As për 18 vjet nuk e mund dot Ramën”

Neglizhenca  ndaj  shëndetit te syve,  duket sikur është një mendësi e rrënjosur prej vitesh mes jush. Syri sikurse dhe organet e tjera ka nevojë për vizita periodike dhe të thelluara, pasi moskapja në kohë e sëmundjes,  i përkeqëson treguesit deri në verbëri të plotë. Teorikisht në  okulistikën italiane theksohet se ” Nga sytë kupton shëndetin e   pacientit.



Miopia përshembull është një patologji tipike e njerëzve këtu, që do të thotë difekt i shikimit dhe, shumica paraqiten për kontroll kur gjendja është rënduar. Sepse vizitën  tek mjeku shoqëria  e lidh domosdoshmërisht me faktin nëse ndiejnë dhimbje.

Fëmijët mbeten kategoria më e dëmtuar dhe më e pambrojtur nga komunikimi teknologjik. Prindërit duhet ti sjellin fëmijët për vizita dhe kur ata nuk kanë ankesa

Nga ana tjetër dhe mjekët specialist duhet të tregohen më vigjilentë në trajtimin e sëmundjeve të  pacientit pasi përshembull një diabetik duhet doemos të këshillohet të paraqitet për vizitë të syve.

Në klinikën Frioni krahas vizitës së shpejtë të syve me dy paketa me  kontrolle komplekse të syve  

Është thelbësor vizita e fondo del occhio pra thellësisë, fundit të syrit. Nga kjo procedurë ne arrijmë në diagnoza shumë të sakta dhe të detajuara të sëmundjes së syrit dhe më pas kurimit të tij. Me anë të këtij kontrolli të thelluar arrijmë të marrim të dhëna për qarkullimin e gjakut në zgavrën e syrit, procedure që na siguron të dhëna për gjendjen e vazave të gjakut. Ato mund te dëmtohen nga sëmundje si diabeti, dislipidemitë dhe pathologji të ndryshme të  trurit përfshirë dhe tumoret

Cilat janë disa nga risitë e punës në klinikën tuaj?

Në klinikën okulistike Frioni kemi pajisje dhe aparatura të një teknologjie të lartë diagnostifikimi, me të njëjtat standard dhe protokoll  vizitash, sikurse në klinikat okulistike në Itali. Ne operojmë me lente të një cilësie të lartë të prodhuara në Itali dhe me syze që montohen eskluzivisht atje. Lentet italiane kanë një garanci maksimale dhe një qartësi të jashtëzakonshme  të Polimerit.

Ato testohen nga një procedurë shumë komplekse veçanërisht nga vlerësimi i polimerit lëndë përbërëse e lentes,  para se ato  të dalin në shitje. Ndërkohë.montimi i syzeve parashikon një teknikë specifike pasi skeleti përbën kriter kyç në cilësinë e syzeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas Këlliçit, Basha shkarkon Albana Vokshin/ Zgjedhje edhe në LDGSH

Publikuar

-

Nga

“Shkollat janë kthyer në vatër të përhapjes së Covid”/ Vokshi: Qeveria nuk po merr asnjë masë

Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas. Për herë të parë, Kryetarja e LDGSH zgjidhet me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte.

LEXO EDHE:  “Jo shqiptare dhe pa nder”/Gazetarja e njohur “sulmon” Loredanën në revistën zviceriane

LEXO EDHE:  Më prishe pushimet, Agim Hushi!/Përgjigja për tenorin e njohur

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

Grida Duma

Arta Sakja

Dhurata Çupi

Orjola Pampuri



Greta Bardeli

Alfrida Marku

Ina Zhupa

Eralda Tase Bano

Zheni Gjergji

Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Basha i tmerruar nga Foltorja për Rininë!’/ Lisandër Hoxha: Vendimi për FRPD pa asnjë bazë

Publikuar

-

Nga

Lisandër Hoxha ngre pikëpyetje/ Pse Basha nuk lejon të votojnë anëtarët e FRPD-së

Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, vendim që u cilësua nul nga Belind Këlliçi.

Hoxha shprehet se Basha po hakmerret politikisht ndaj rinisë demokrate të FRPD pse deklaroi se një pjesë do i bashkohet Foltores së Rinisë që do të mbledh ditën e nesërme Sali Berisha.

“Forumit Rinor te PD, i cili te dha gjithçka deshe, nuk i the asnjehere faleminderit, Kryetar!Qe prej 2015 dhe deri me sot, me qindra te rinj te FRPD jane burgosur ne aksionet politike te PD. Te gjithe u ndjeme te tradhtuar ne 2017 dhe perseri ne 2021 kur u talle me rinine. Une te paralajmerova, Lulzim Basha, publikisht per katastrofen dhe te tregova se dinjiteti dhe morali njerezor eshte akoma nje vlere mes te rinjve demokrat.



Mbreme ke urdheruar, pa asnje baze, te hapesh garen per FRPD. Nje urdher lufte nga nje Gjeneral pa ushtri, nje Kryetar pa Parti. Askush nuk te bindet me jashte katit te dyte te selise se Partise Demokratike, z. Basha. Hakmarrja juaj prej neandertali politik te shkolluar ne Europe nuk te nderon aspak. Perbuzja ndaj te rinjve me aktiv, qe bene burg per ju, nuk eshte tipar lidershipi, por eshte tipar skutherie. Te rinjte jane te paret qe folen per krizen politike ne PD dhe kerkuan hapjen e debatit politik brenda shtepise tone. Une erdha ne deren e Partise Demokratike dhe te kerkova kete gje publikisht sapo i humbe zgjedhjet e pahumbshme te 25 Prillit. Heshtja prej fajtori dhe strukja ne divanin e zi te zyres nuk i zgjidhi problemet. Sot ke kunder te gjithe strukturen e FRPD.

Foltorja me rinine eshte ajo e cila te tmerron me shume se gjitheçka tjeter sepse e di mire efektin e saj. Perbuzja qe ke treguar ndaj nesh eshte kthyer ne nje sfide, e cila do te mbyllet me largimin tend, z. Basha, nga drejtimi i Partise Demokratike. 11 Dhjetori eshte dita e gjykimit per te gjithe stabilokratet qe mendojne se do e mbajne peng Partine Demokratike. Zoti i bekofte te rinjte demokrat!”, shkruan Hoxha.

LEXO TE PLOTE