LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nikolla takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit: Zbardhen diskutimet

7 Tetor 2021, 18:13, Aktualitet CNA
Nikolla takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot pasdite Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë se Libanit, Abbas Ibrahim.

Në takim ishte i pranishëm edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban, Marc I. Ghorayeb.

Nikolla e falenderoi Gjeneralin Abbas Ibrahim për kontributin e tij shumë të madh për riatdhesimin e fëmijëve dhe të grave shqiptare prej kampeve në Siri. Po ashtu edhe në mbështetjen për personelin shqiptar përgjatë operacioneve të riatdhesimit në terren.

?Shqipëria i është bashkuar me vendosmëri aleatit tonë strategjik, ShBA, në luftën e papajtueshme kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm maskohen pas motive fetare, por nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin dhe Islamin?, tha Nikolla.

Ndërkohë Gjeneral Major Abbas Ibrahim, e uroi Nikollën për detyrën e re, teksa shprehu vlerësimet për kontributin e Qeverisë së Shqipërisë për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

“Shqipëria është për dialog e jo konflikt midis qytetërimeve si edhe për bashkëjetesë e harmoni dhe jo urrejtje midis besimeve e komuniteteve fetare dhe për këtë qëllim ofron jo vetëm modelin, por edhe kontributin e saj”, tha Abbas Ibrahim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga