Connect with Us

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ Hoxha zbulon qytetin që është ‘universitet’ krimi

Aktualitet

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ Hoxha zbulon qytetin që është ‘universitet’ krimi

Publikuar

-

Sekuestrimi i 300 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Artan Hoxha zbulon detajet e reja, nuk është rasti i parë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur për ngjarjet kriminale më të bujshme në Shqipëri.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Fieri është universiteti i krimit. Ai ka theksuar se Fieri ka pasur vrasje të bushme si ajo e Shkëlzen Kastratit.

“Fierin unë e quaj universitetin shqiptar të krimit, sepse është shumë i evoluuar. Në ekzekutimet në Fier, autorët bëjnë vrasje me Range Rover dhe në fund e djegin. Tregojnë prezencë . Në shndërrimin  e zonave kriminale, rezulton Fieri”, tha Hoxha.

Ai ka ka komentuar edhe dinamikën e ngjarjes së avionit privat që u rrëzua në Vermosh, dy anëtarët e të cilit u larguan me një mjet tip “fuoristradë”. Hoxha ka deklaruar se me çmimin që është kanabisi sot, mjafton të kesh 40 kg dhe del fitimi.

LEXO EDHE:  “Në burg po mbeten ata që s’ duan të dalin”/ Artan Hoxha: Ose do t’i vrasin ose...

“Me çmimin që është kanabisi sot, mjaton të kesh 40 kilogramë dhe e nxjerr fitimin. Nga rastet në Shqipëri. Këto lloj avionësh mbajnë 200 kg , dhe me 50 kilogramë, nxjerr vlerën e avionit”, tha Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër Minskut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë po rritet presioni i ardhjes së migrantëve. Ndërkohë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Për shkak të ashpërsimit të grindjes për refugjatët me Bjellorusinë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër regjimit në Minsk. Ky regjim duhet të ndalë “instrumentalizimin cinik të migrantëve”, për qëllime politike është shprehur von der Leyen në Bruksel. Ajo kërkoi nga shtete anëtare të BE, “miratimin e zgjerimit të rregullores së sanksioneve kundër autoriteteve bjelloruse, që janë përgjegjëse për këtë sulm hibrid”. Von der Leyen ka diskutuar edhe me krerët e qeverive e vendeve fqinje si Polonia, Lituania, Letonia, masat për mbështetjen në këtë krizë të re.

Ursula von der Leyen

BE po punon sidomos për sanksionimin e shoqërive të fluturimit nga shtete të treta, që “janë pjesëmarrës në transportimin e migrantëve nga Bjellorusia”, tha von der Leyen. Sipas të dhënave, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas do të udhëtojë së shpejti në vendet origjinë dhe tranzit të migrantëve “për të siguruar që shtetasit e këtyre vendeve të mos bien në grackën e krijuar nga autoritetet bjelloruse.” BE akuzon pushtetmbajtësin, Aleksander Lukashenko se po sjell me qëllim refugjatë nga Lindja e afërt në BE për t’u hakmarrë për sanksionet e Brukselit.

Mijëra vetë i afrohen gardhit



Polonia, Letonia, Lituania kanë njoftuar për kalimin ilegal të kufirit nga Bjellorusia në mijëra raste. Të hënën zëdhënësi i qeverisë polake bëri të ditur, se ishin grumbulluar 3000 deri në 4000 migrantë në afërsi të kufirit polak. Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak shkroi në twitter, se do të angazhohen tani 12.000 ushtarë në kufi, 2000 më shumë se më parë. Forca të tjera janë vendosur në gatishmëri. “Shumica e njerëzve në Poloni e mbështesin kursin e ashpër të qeverisë”, tha korrespondentja e Deutsche Welles, në Poloni, Magdalena Gwozdz-Pallokat, nga ana tjetër “ka organizata humanitare që përpiqen të furnizojnë refugjatët me ushqime e batanije.” Ajo vetë ka qenë ditët e fundit në zonën kufitare për të parë gjendjen.

SHBA ka kërkuar nga Bjellorusia të ndalë menjëherë “fushatën e orkestrimit dhe nxitjes ilegale të fluksit të refugjatëve pëmes kufijve të saj në BE”. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha, se Uashingtoni dënon përdorimin e “njerëzve të cënueshëm” nga “qeveria Lukashenko”.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Artan Hoxha publikon deklaratën e Ramës: Komandanti i Tërmetit po e ha turpin me ngjala…

LEXO EDHE:  Artan Hoxha e thotë copë/ Ngjarja e Xhisielës, kauzë për përfitime politike

Për shkak të fluksit të refugatëve në kufirin me Poloninë, ministri federal i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka kërkuar mbështetje nga BE. “Këtë nuk mund ta bëjë vetëm as Gjermania dhe as Polonia”, tha Seehofer për gazetën “Bild”. “Ne duhet t’i ndihmojmë qeverisë polake në sigurimin e kufijve të jashtëm të BE. Kjo është në të vërtetë detyrë e Komisionit Europian. Prandaj ndaj tij apeloj që

të aktivizohet.” Seehofer akuzoi Lukashenkon, se përdor fatet e refugjatëve “për të destabilizuar” BE./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës i prishet gjumi/ “Zgjohet” me korrupsionin dhe PPP-të

Publikuar

-

Nga

Si rrallë ditë kreu i PD-së në detyrë, Lulzim Basha, është zgjuar herët mëngjesin e sotëm.

Ai është shfaqur me një postim në rrjete sociale,  duke shkruar për korrupsionin dhe PPT-të.



Sipas Bashës, një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

LEXO EDHE:  Detajet-Si u zbulua vrasësi me pagesë i Behar Sofisë/ I riu pranon krimin

LEXO EDHE:  Akuzohej për vrasjen e ish-policit Bilali/ Gjykata pushon çështjen penale për “të fortin” e Myslym Shyrit

Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Çmenden” çmimet/ Rritje marramendëse tek ushqimet dhe transporti

Publikuar

-

Nga

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2021, arriti 102,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2021 është 2,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2021, krahasuar me Shtator 2021 është 0,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,33 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,36 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,24 pikë përqindje, shkruan CNA.al.

Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje secili.



Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë.

Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,03 pikë.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 6,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, “Komunikimi” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %.

LEXO EDHE:  Akuzohej për vrasjen e ish-policit Bilali/ Gjykata pushon çështjen penale për “të fortin” e Myslym Shyrit

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Artan Hoxha publikon deklaratën e Ramës: Komandanti i Tërmetit po e ha turpin me ngjala…

Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 7,7 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 6,9 %, “bukë dhe drithra” me 5,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,7 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2021, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,8 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 % secili dhe “Komunikimi” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 % secili./CNA.al

LEXO TE PLOTE