Connect with Us

Nga Piro Ahmetaj/ Opozita digjet ndërsa Basha krihet

Opinione

Nga Piro Ahmetaj/ Opozita digjet ndërsa Basha krihet

Publikuar

-

cna lajme politike

Së pari, Lulzim Basha: “edhe i shiti edhe i humbi zgjedhjet e 25 Prillit”.  Por në vend të dorëhiqej kokëulur pasi: “në 8 vjet kishte marrë gjithshka dhe si ka dhënë asgjë PD”, me papërgjegjshmëri cinike, i mori zvarrë në 13 Qershor demokratët për ta rikurorëzuar me proçedurë por pa nder si Kyetari i një kompanie private të falimentuar.

Ndersa në 18 Korrik, si frikacak i trimeruar pas lufte, e vazhdoi kalërimin donkishotesk, duke e përçudnuar Këshillin Kombëtar me një listë inferiorësh, që si në ekstaz çirreshin “përpara për fitorje të reja nen udhehëqesin e madherishem të ish-PD”.

Në 30 Gusht, pa turp dhr pa marre, doroviti  me ofiqe/funksione politike stafin e Tij humbës dhe të punësuarit  e rinj në Kuvend, me të cilet do bëjnë «Epopenë Rama IK» së paku edhe për 4 vitet që vijnë.

Mjerim për riKyetarin, gardēn e bashisteve të paguar nga kuvendi, për bordeonë e të gjithediturve në media si dhe ushtririnë e të punësuarve me byek në portalet familjare, që edhe këtë udhëkyq poshtëues e shesin si betejë burokratike: «kush do marre vulen dhe karrigen e vulëhumburit te PD».

Zhgënim dhe keqardhje ndaj kujdo, perfshi z.Berisha, që duke e promovuar në 2013, turpëruar në 2017, apo me pjesemarje në 2021, kanë bashkëpërgjegjësi në përdhosjen e vlerave dhe besimit të shqiptarëve te PD.

Së dyti, “don’t beating a dead horse”, thonë USA, ose e shqipëruar: “mos e godit kalin e ngordhur” se më shumë kutërbon. Mendova se: «nuk bëhet», deri 1 natë para fillimit të Kuvendit, ku bashke me vendimin ndaj Berishës, fatëmiresisht u hap edhe pandora e krizes se rënde që ka mbërthyer PD.

Pluralizmi është goditur si asnjëherë me parë, opozita burokratike (PD e Bashës) nuk pëfaqëson më vlerat dhe besimin e  demokratëve por vetëm vulën me hallet e një kompanie private të falimentuar!

Kështu “trimerimin e vonuar të Bashës ndaj Berishës”, e gjej vërtet kontibuese për domosdoshmërinë jetike që ka PD per tu tansfomuar, rithemeluar apo të çdo forme tjetër demokratike !

Kryetari në detyrë, sillet si Ali komiku Bagdatit  (ministri Sadamit), që kur forcat USA kishin hyre në kryeqytet, u bë gazi botës duke deklaruar: “FA te Irakut, po luftojnë heroikisht ne kufijt shtetetore si dhe po korrin fitore të lavdishme kundër ushtrisë USA” !

LEXO EDHE:  Denoncimi i avokatit/ Ja si Soros sabotoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që Kryeprokurorin ta zgjedhë PS

Së treti, përqasja delekuente sikur nuk ka ndodhur asgje në PD (!); për dyert e hapura të Lulit, që nuk i beson më as z.Kadilli; opozitën e fortë per trafikun në peligrinazhin e Tomorrit; mufkat me rambo për të mbrojtur studentet nga epshet e Afganëve; komisionet për masakrën zgjedhore (kujtohuni kujt i shëbyen betejat për dosjeve 339/184, rastin e Babales, etj ?); fushatën tinxare për të privatizuar vulën e PD me ndihmen e “flotës 6-të Amerikane”;7 pikat e planit lemeria;  ofensivën në Kuvend dhe revoltat për çminim e bukës, enegjise, etj tingellojnë edhe me mjerane se: «Luli (si Enveri) = edhe njëherë e mpehu shpatën” ose si qurravitjet e një fëmije të llastuar për të mbajtur VULËN (lodrën) si dhe justifikuar humbjen e radhës në 2025!

Në gjuhën e popullit, kësaj i thonë: “Opozita digjet, Kryetari krihet, ndërsa garda e ofiqareve dhe ushtria e zullumqareve hedhin valle reth zjarrit të kompanise së falimentuar tashme!

Përtej kurthit diabolik: “me Berishën apo Bashën”, e vërteta shpresëdhënëse në terren është se, shumica dërrmuese e delegatëve zyrtarë kanë/do  nënëshkruar/jnë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, demokratizimin e statusit, shkakimin e Kryetarit humbës dhe ofiqarëve politik të emëruar si dhe nisjen e një proçesi të shëndetshëm, gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm për transformimin dhe ringritjen e PD-së

Por vota e lirë dhe parimet e demokracisë funksionale nuk jane dhurata të përjetshme. Kështu shpresoj që si gjithë popujt e qytetëruar edhe shqiptarët, veçanërisht gjenerata e re në do të përballen dhe luftojnë çdo ditë për ti rikthyer, çimentuar dhe merituar këto vlera !

Në shtesë,  si detyrim ndaj mijra mbështetësve, konfimoj publikisht se jo në Mars 2021 por që në Qershor 2020 i kam  paraqitur zyrtarisht një «plaformë fituese» si dhe e kam paralajmëruar ish-Kryetain e PD dhe jo vetëm atë: “për humbjen dëshpëruese që e priste në zgjedhjet e 25 Prillit”, nëse: «nuk vetëçlirohet nga mashtrimet piramidale si dhe riciklimi i kopesë me ish-zyrtar hajdut dhe sekserë odinerë rrotull tij» !

Po ashtu rikonfimoj se i vetëçliruar nga ambicjet politike, mbetem edhe me i përgjegjshëm për të kontribuar në çeshtjet e sigurisë strategjike, promovimin e interesave kombëtare (pluralizmi ndër këto asete) si dhe forcimin e partneritetit strategjik me USA, NATO-n, etj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Çfarë ndodhi në zyrën e ‘Lul Vulës’ direkt sa mbaroi foltorja e Doktorit me FRPD-në…?

Publikuar

-

Nga

Nga Julian Deda

(Zbrazëti në selinë e partisë. Dera e zyrës së tij ishte e mbyllur. Nga jashtë saj degjohej vetëm një dihatje e lehte. Hyjnë të shqetesuara Nën-kryetarja 1 dhe nën-kryetarja 2. I ulur tek divani i zyrës, kryetari duke qarë.)

Të dyja: Uaaa kryetar! Çfare ke kështu kryetar? Nuk je mirë? Pse qan? Uaaa kryetar na thuaj? Uaaa kryetar, ohhh kryetar, ahhhh kryetar, uaaaa kryetar..!

Kryetari: (me ngashërim) Kam frikëëë!

Nën-kryetarja 1: Uaaa e zeza unë, pse kryetar? Kush ta futi frikën?

Kryetari: Doktori, ai e ka fajin. E degjuat çfarë tha? (qan me fort)

Nën-kryetarja 2: Jo nuk e degjova se po mësoja përmendesh një deklaratë qe ma dha sekretari.

Kryetari: Ai nuk më le te jap dorëheqjen, nuk më lë të iki vete, do te me heq ëëëëë. (shpërthen në lot)



Nën-kryetarja 1: (lëshon flokët, rrudh vetullat, ngul shikimin diku) Pa merak kryetar se ja tregojmë ne qejfin atij, që të bën ty të mbyllesh në vetvete, në inteligjencën tënde rutinore, duke germuar ne skutat cinike të ndërgjegjes për të gjetur ndonje fije të njomë të ambiguitetit njerëzor.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Berisha nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Ramës

LEXO EDHE:  “Pritet largimi i Berishës nga PD”/ Çfarë po zien në selinë blu?

Kryetari: Çfarë thotë kjo moj?

Nën-kryetarja 2: As unë nuk e mora vesh, por ti mos u mërzit kryetar, ja do dal unë në deklaratë tani t’i biem bizneseve, kështu bëjmë një rrugë dhe dy punë, edhe i marrim ndonje lek, edhe mbase largojme vemendjen nga ajo e ndodhi sot te amfiteatri.

(Në këtë moment bie dera e zyrës. Të tre shtangen në vend. Shohin njëri tjetrin në sy të tmerruar)

Kryetari: Mos, erdhën demokratët. Do më nxjerrin nga zyra. Mos i lejoni të futen këtu. Shpejt, kape divanin t’ja vemë derës.

(Dëgjohet një zë nga jashtë derës)

Sekretari: Pa panik, jam sekretari, hapeni këtë derë dreqi e mori. Solla tekstin që duhet lexuar sot para gazetarëve, madje edhe e korrigjova. Përveç Albanës dhe Belindit, do shkarkojmë edhe …….!

……vazhdon…….

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Anila, krenar nga etika jote e gazetarisë

Publikuar

-

Nga

PS bashkëqeverisje me Bashën?/ Artan Fuga: Çfarë drame dhe komedie

Po Anila fiks ashtu, unë ndihem krenar nga etika jote e gazetarisë! Midis këshillës të babait të mirë dhe thirrjes tënde të brendshme për të bërë detyrën, ndoqe të dytën!

-Të raportosh ato që i dinë të gjithë është mashtrim,

-të raportosh jashtë axhendës të interesit publik është maskarallik,

-të raportosh me tendencë gjoja për politikë editoriale është turp,

-të raportosh ato që të thonë zëdhënësit është naivitet në mos dobiçllëk,



-të raportosh pa e zhveshur realitetin nga fallciteti i propagandave është qurravecllik!

………………………………………………………………………………………………………….

Gazetarja Anila Hoxha që një polic e shtyu brutalisht drejt greminës reagon ndaj këshillës të babait të saj për ta mbyllur problemin:

Sepse kjo është detyra ime. Unë jam gazetare dhe një gazetar siç pyet në formë retorike profesori Artan Fuga, nuk mund të bëjë “gazetari deklarative” ku gazetari thjesht thjesht zgjat mikrofonin. Gazetari hulumton, kërkon, mbledh fakte, dyshon dhe ka mendje kritike duke ju përmbajtur parimeve të vërtetësisë dhe paanshmërisë , për t’ju dhënë përgjigje sipas parimeve të profesionit pyetjeve që në fund fare janë në shërbim të publikut dhe llogaridhënies. Detyra e një gazetari është të respektojë të vërtetën dhe ta mbrojë publikun duke e informuar me të vërteta që nuk janë të ëmbla, por të hidhura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Elvi FUNDO/ FRPD dhe LDG, përtej sherrnajës dhe shkarkimeve të Luli Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Dy ditët e fundit, kreu i përkoshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë dy lëvizje të tij duke shpallur zgjedhjet në FRPD dhe LDG. Duke krijuar dy grupe pune dhe duke theksuar se reagimet e ndodhura pas këtyre vendimeve të tij janë krejtësisht personale, për interesa të caktuara individësh, e të tjera si këto.

Në fakt Lulzim Basha ka bërë lëvizjet për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në PD.

Pra, nga Foltoret që të dielën u organizuan me Rininë, ku dhe kryesia e FRPD-së ishte përfshirë në mbështetje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LDG që po përpiqet dhe së afërmi do ketë një Foltore edhe me zonjat, po me ish-kryeministrin, të cilat kryesisht organizohen për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike, si një humbës serial dhe njeri që ka tradhëtuar demokratët dhe personazh që është marrë peng nga kryeministri Rama.

LDG dhe FRPD përtej Lulit

Basha ka thënë reagimet kundër vendimeve të tij, janë vendime personale për interesa dhe se mandatet kanë mbaruar, po veprohet si më parë, e të tjera si këto. E kështu me radhë.

Në fakt Lulzim Basha po gënjen publikisht.

Së pari në lidhje me FRPD-në, është shpallur një garë në vitin 2014. Ka qënë një anëtar, një votë. Një mënyrë anti-statutor ka qënë dhe në atë kohë. Pasi statuti i PD-së nuk e njihjte një anëtar, një votë.

Duhej të thirrej Kuvendi, të ndryshonte statuti, pastaj të shpallej gara një anëtar, një votë.

Gjithësesi duke qënë se FRPD-ja nuk zhvillonte zgjedhje prej shumë vitesh u pranua nga të gjithë se një garë, një anëtar, një votë, do të sillte një ripërtëritje të FRPD-së. Dhe ashtu ndodhi. Pati një garë të ashpër, dikush u tërhoq, dikush shkoi deri në fund. Pati manipulime, ndërhyrje. Kujtojmë këtu ndërhyrjet e Salianjit, ndërhyrjet e kunatit të Lulit me kandidate Ori Nebiajn, e kështu me radhë.

Në fund fitoi Belind Këlliçi i cili mban detyrën, prej gati gjashtë vitesh, si kreu i FRPD-së.

Në 2017 Këlliçi nuk kandidohet si deputet. Lihet jashtë. Por, humbësit e garës, lihen në listë fituese, siç ishte rasti i Salianjit.

Më pas FRPD ngrihet, ka një strukturë të fortë, të organizuar, vepron në shumë nga qytetet e vendit, përfshihet fort në fushatë. Dhe tani së fundi, kuptohet pas katër vitesh, Këlliçit do i mbaronte mandati.

Pra, në vitin 2019, pas momentit të diegies së mandateve, FRPD duhej të hynte në garë.

Duke qënë se në atë kohë kishte një situatë konfliktuale me SHBA-në, pas djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve dhe një tension të vazhdueshëm të trupës elektorale të Partisë Demokratike, pa folur këtu për protestat dhe përplasjet e ashpra, në atë kohë, u ndalua dhe nuk u bë Kuvendi i FRPD-së, i cili do të çonte dhe në zgjedhjen e kryetarit, apo mbledhja e Këshillit Kombëtar për të shpallur garën për kryetarin e të tjera procedura statutore. Kjo nuk ndodhi sepse Basha nuk e lejoi në atë kohë.

Sepse në vjeshtë e 2019-ës, ai tha se “duhej shtyrë kjo sa të zgjidhej situata në konflikt me Qeverinë. FRPD nuk ishte në momentin për të hyrë në një garë brenda vetes, sepse situata ishte e tensionuar dhe qëllimi ishte për zgjedhjet lokale të vjeshtës, apo shtyrjen e tyre në pranverë. Bërjen e zgjedhjeve të parakohshme” apo të tjera gënjeshtra si këto që përdorte Luli.

Pra, ka qënë Lulzim Basha ai që ka ndaluar zgjedhjen e strukturave të FRPD-së, nga kryetari me një anëtar një votë, deri tek kryesitë lokale dhe kryetarët e tyre.

Në fakt më pas ndodhi tërmeti i 26 nëntorit. Dhe situata kuptohet nuk mund të ishte që pas asaj tragjedie, PD apo FRPD të merrej me organizim strukturash, pasi një pjesë e madhe e Shqipërisë ishte tronditur nga një tërmet që ishte një fatkeqësi natyrore, që la dhjetëra viktima, e me mijëra familje të pastrehë.

Vimë në pranverën e vitit 2020. Sapo afrohet pranvera e 2020-ës, dhe Këlliçi i kërkon Bashës organizimin e FRPD-së, zgjedhjet, fillon pandemia e Covid-19.

Basha dhe Këlliçi janë përballë faktit se nuk mund të mbledhin dot struktura nëpër ambiente të mbyllura, gjithçka shtyhet dhe vimë në pranverën e vitit 2021.

Në pranverën e këtij viti do të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Dhe Basha me argumentin se mund të kishte përplasje, nuk duhej që FRPD të kishte zgjedhje. Por, të bashkoheshin të gjithë, të dilnin në fushatë dhe këtë ta bënin pas zgjedhjeve të 25 prillit si një situatë që mund të vinte si organizim pas ardhjes në pushtet, e të tjera pretendime të Lulit.

Pra, dy vite nga 2019 deri më sot, personi që nuk ka lejuar të zhvillohen zgjedhjet në FRPD është Lulzim Basha.

Nuk janë përgjegjës të rinjtë e FRPD-së, kryesia, kryetari, strukturat, kryetarët e degëve, të cilët në fakt të gjithë kanë shkuar, po t’i ndjekësh më vëmendje në çdo Foltore të Berishës, kudo ka qënë.

Por, është Lulzim Basha ai që e ka ndaluar dhe sot del e thotë “Tani po e shpall unë garën”.

Në fakt, garën nuk mund ta shpallë kryetari I partisë.

Është normale që kreu i FRPD-së të konsultohet me kryetarin e partisë për të pasur një axhendë të përbashkët. Pasi FRPD është organizatë partnere dhe kryetari pa asnjë diskutim do të jetë në Kuvendin Kombëtar dhe në konstituimin e strukturave  të Forumit, të mbajë fjalë para të rinjve, për programe. Ashtu siç ai ka premtuar se gjysmat e listave do të jenë të rinj, e të tjera gënjeshtra si këto, që Luli Basha nuk i realizoi kurrë.

Por, nuk mundet t’i shpallë se nuk i lejohet shpallja.

Dhe pikërisht sot në 2021, Partia Demokratike është në të njëjtën situatë, ndoshta edhe më keq se kurrë më parë. Sepse nëse 2019 Basha u justifikua me faktin e djegies së mandateve, me protestat, me zgjedhjet lokale, me tërmetin apo më pas me pandeminë, çfarë ndodh?

Sot PD është në konflikt. Trupa elektorale është kundër kryetarit. Shumica e demokratëve janë me ish-kryeministrin Berisha dhe kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Dhe Lulzim Basha kërkon të futë FRPD-në në garë.

Ashtu si PD-ja ka debat të brendshëm, edhe FRPD-ja ka debat të brendshëm. Por, vetëm në një formë dhe në një drejtim.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Ngjelës/ Ja cilat janë partitë që do të shpërbëhen

LEXO EDHE:  “Pritet largimi i Berishës nga PD”/ Çfarë po zien në selinë blu?

FRPD kërkon dorëheqjen e kryetarit të partisë. Sepse strukturat e Forumit Rinor janë me ish-kryeministrin Berisha në çdo qytet të vendit. Shumica e tyre absolute është në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha. Në Korçë, në Fier, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Kukës, në Dibër, në Gjirokastër, e kudo tjetër.



Shumica e trupës elektorale të Partisë Demokratike, shumica e të rinjve të FRPD janë kundër Lulzim Bashës. Dhe ky i fut në garë.

Një garë, përse në këtë moment?

A nuk do të ishte politikë më e vlefshme që rinia të mos përfshihej në këtë debat? Në këtë përplasje që Luli kërkon të fusë këdo brenda. Të mbaronte debati, të zhvillohej Kuvendi, të zgjidhej kjo situatë politike brenda Partisë Demokratike, dhe më pas të rinjtë të vazhdonin punën e tyre jashtë këtyre konflikteve, të të rriturve.

Por, nuk ndodhi kështu. Basha do t’i përfshijë edhe ata sepse është ai përgjegjësi.

Kërkon të marrë Forumin Rinor, dhe ta përdorë për interesat e tij.

Kuptohet do të vërë kryetare një vajzë. “Orin e Gysit”, sikurse e thonë në korridoret e PD-së, dhe me të të zgjidhë problematikat me të rinjtë, për të mbajtur FRPD-në nën kontroll.

Në fakt ka gjetur një mënyrë të gabuar. Foltorja e të rinjve me mbi 1 mijë pjesëmarrës tek Akademia e Arteve në kryeqytet sot ia dha përgjigjen.

LDG-ja si problematikë

Një problem është edhe LDG, e cila sikurse u tha nga Lulzim Basha menjëherë pas FRPD-së, për ta përdorur si veprim se po zgjidhte çështjet e organizatave partnere. Në momentin që PD-ja po “digjej”, Luli po “ndizte cigare”. Këtë herë u justifikua me Lidhjen Demokratike të Gruas.

Nxori dhe një zonjë, të ardhur në parti nga hiçi, Oriola Pampurin, e cila është thjeshtë një produkt i Lulzim Bashës. Marrë nga rruga dhe futur në listat e 2017-ës, dhe tani po bën mandatin e dytë si deputete.

Një produkt i strukturave të Henri Çilit dhe Sorosit, që del në lojën e PD, për të kapur drejtimin e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Prej tetë vitesh nuk zhvillon zgjedhje, Lidhja Demokratike e Gruas.

Por, kush e ka fajin? E ka Albana Vokshi, apo Lulzim Basha, që nuk e ka lejuar me argumentin se “gratë aty janë, nuk ka nevojë, nuk ka problem, strukturat i kemi në degë, zonjat janë me ne, në sondazhe ne dalim më mirë”, e të tjera si këto.

Edhe për LDG-në vlen e njëjta gjë, se në dy vitet e fundit ka qënë e pamundur të bëhen zgjedhje. Kjo për shkak të asaj që ndodhi nga shkurti i 2019-ës, deri në nëntor të 2021-shit që janë gati dy vite e gjysëm që për shkak të djegies së mandateve, zgjedhjeve lokale, tërmetit, pandemisë etj, LDG e ka pasur të pamundur të zhvillojë zgjedhje.

Në fakt është kompetencë e kësaj strukture partnere e Partisë Demokratike, për të vendosur se kur do bëjë garën dhe për të ecur përpara. Por, ai që e ka penguar garën e ka emrin Lulzim Basha.

Zonja Vokshi mësohet se disa herë i ka kërkuar Bashës që të bëhen zgjedhjet në LDG. Dhe pak kohë më parë, rreth dy vite më parë ka filluar një riorganizim I kësaj strukture. Pra, zgjedhjet në degë, ku janë zgjedhur kryetarët dhe kryesitë e degëve.

Ajo që ka ngelur është thirrja e një Kuvendi për të hapur garën për zgjedhjen e kryetarit të LDG-së.

Por, mesa duket Lulzim Basha e ka vonuar dhe nuk ka dashur që kjo të bëhet, sepse ka pasur problem gjithmonë pjesën e organizatave partnere dhe njerëzve legjitim me votë brenda strukturave të PD-së.

Ai ka dashur që të ketë nën kontroll ata që i pëlqejnë, që i servilosen dhe jo ata që zgjedhin organizatat partnere.

Në finale, sot kemi LDG-në, e cila është në konflikt të hapur me Lulzim Bashën, që i ka kërkuar kryetarit të partisë të tërhiqet nga vendimet. Ka pasur shumë reagime.

Nuk mund të bëhet zgjedhja e LDG-së, një anëtar një votë, sepse nuk e njeh statuti I kësaj organizate. Dhe pa asnjë diskutim duhet të mblidhet Kuvendi I LDG-së, të ndryshojë statuti dhe pastaj të shpallet gara një anëtar një votë.

Nuk mund të shpallë garë një anëtar një votë Lulzim Basha për një organizatë partnere të partisë sepse kështu I pëlqen atij. Me idenë se mund të mbledhë 50 gra në Korçë, apo 100 në Dibër, 200 në Tiranë dhe të thotë se ja ku janë gratë, gratë janë me mua. Kështu edhe rinia. Këta janë me mua, unë jam e ardhmja, ata janë e shkuara.

Të tilla skema me LDG dhe FRPD duket se qartazi nuk do të funksionojnë.

Ajo që është e vërteta e gjithë kësaj historie është se Lulzim Basha ka shpallur një garë për interesat e tij.

Përtej çdo gjykimi, inati apo konflikti brenda PD-së, kjo është e vërtetë.

Është Lulzim Basha i cili ka penguar FRPD-në që të bëjë zgjedhje me argumentat që thamë më sipër. Dhe kështu ka ndodhur edhe me LDG-në.

Do të ishte më e qënësishme dhe shumë qytetare dhe politike që pas debateve të brendshme në PD dhe organizatave partnere, ashtu siç po ndodh me organizimin e partisë, të përfshiheshin dhe ato në zgjedhje. Por, jo në këtë moment debati dhe përplasjesh të ashpra, kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk del dot nga zyra dhe të shkojë të takojë një demokrat dhe të tentojë të ngrejë grupe pune fantazëm sepse shikon në ëndërrat e tij që mund të qëndrojë ende kryetar partie.

Është e pamundur që Luli ta zgjidhë këtë pjesë, duke keqpërdorur organizatat partnere. Përgjigjen e mori nga të rinjtë, do ta marrë dhe nga gratë. Grupet e tij të punës do të jenë thjeshtë dhe vetëm disa emra në disa copa letre që tashmë nuk kanë asnjë vlerë statutore në Partinë Demokratike dhe për organizatat partnere, edhe për një arsye më tepër. Sepse edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm, zoti Gazment Bardhi është një person i paligjshëm në atë detyrë, pasi është zgjedhur në shkelje të statutit të PD-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE