Connect with Us

NATO dëbon tetë pjesëtarë të misionit rus

Bota

NATO dëbon tetë pjesëtarë të misionit rus

Publikuar

-

NATO-ja tha të mërkurën se dëboi tetë anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake nën dyshimet se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit.

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s.

NATO-ja tha gjithashtu se do të shkurtojë numrin e vendeve që organizata i akrediton Rusisë. Aleanca nuk ka dhënë shpjegime lidhur me vendimin që futet në fuqi në fund të tetorit.

Zyrtari që kërkoi të mbetej anonim tha se, “Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet konsistente. Kemi forcuar masat përmbajtëse dhe mbrojtjen në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë ne mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë”.

Ligjvënësi rus Leonid Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej, por nuk dha detaje, njofton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e NATO-s: Trupat e aleancës do të qëndrojnë në Afganistan përtej majit

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. NATO-ja dhe Rusia gjithashtu nuk pajtohen për çështje të tilla si zhvillimi i raketave bërthamore ruse dhe shkelja e hapësirës ajrore të NATO-s./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Pandemia: Vala e katërt godet me forcë Evropën

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infektimeve në Europë. Në shumë vende ende ka shumë skepticizëm ndaj vaksinës, moti i ftohtë i mbyll njerëzit tani më shumë në shtëpi, vullneti për të mbajtur maskën po bie dhe mbrojtja nga vaksina pas 5 muajsh vaksinimi të dozës së parë bie.

Edhe varianti Delta është një faktor shtesë për gjendjen, ai është 10% më shumë infektues. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge e ka vlerësuar shpejtësinë me të cilën po përhapen infektimet si “seriozisht shqetësuese”. Ai e shikon Europën në qendër të një krize të re pandemike. Epidemiologët i tremben ardhjes drejt Europës perëndimore të një vale të katërt infektimesh nga Europa lindore, ku shifrat janë shumë të larta.

Holanda

Një muaj më vonë pas heqjes në Holandë të masave të fundit kundër Coronës, qeveria duhet të merrte kthesën. “Kemi një mesazh të vështirë sot në mbrëmje”, tha kryeministri Mark Rutte të premten (05.11.). “I vështirë, sepse ne do të kërkojmë më shumë nga qytetarët, pasi shifrat e infektimeve dhe shtrimet në spital janë të larta”.

Infektimet e reja u rritën me 40% në një javë. Tani në Holandë u rivendos detyrimi për maskat në ambientet e brendshme, dhe holandezët duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit kur duan të jenë pjesë e jetës publike, restorante, muze etj. Edhe Home-Office është rikthyer në masë. Shifrat e infektktimeve janë rritur, megjithëse Ministria e Shëndetësisë gjykon, se 84% e qytetarëve janë vaksinuar  dy herë.Kjo do të thotë një numër i madh infektimesh edhe tek të vaksinuarit.

Republika çeke është prekur më rëndë nga pandemia në Europë. Për shkak të masave të pamjaftueshme gjatë valëve të para nga qeveria populiste, ky vend arriti shifrat më të larta të vdekjeve në botë krahasuar me numrin e popullsisë. Edhe në kët vend nga fundi i tetorit janë rritur shifrat e infektimeve ndjeshëm dhe rastet e rënda.

Nga fillimi i javës sërish u rivendos detyrimi për maskë në hapësirat e brendshme dhe detyrimi i pasaportës së vaksinimit për vizitorët e restoranteve, bareve etj. Më pas se 60% e çekëve janë vaksinuar.



Rumania dhe Bullgaria

Të dyja vendet janë vendet më të dobta në BE në drejtim të luftimit të pandemisë. Në Rumania kuota e vaksinimit me rreth 37% është gati sa gjysma e mesatares europiane. Dhe çmimi për këtë është i lartë: Në të dyja vendet regjistrohen aktualisht shifrat më të larta të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:  Helmimi i ish-spiunit Londër/ NATO dëbon 7 anëtarë të misionit rus

LEXO EDHE:  Me borxhe rekord kundër krizës së Covid-19

Ekspertët në Bukuresht e krahasojnë situatën me gjendjen në Lombardi vitin e kaluar. Spitalet janë tejmbushur dhe mjekët në limitet e kapaciteteve. Shpërthimi i pandemisë ka edhe arsye politike. Qeveria e përkohshme nga vera i hoqi të gjitha masat kufizuese. Rumania prej kohësh përjeton kriza qeveritare dhe besimi i popullit tek autoritetet është i Bundeswehri ndihmon Rumaninëulët.

Por vendi me numrin më të ulët të vaksinimeve në BE është Bullgaria, ku sipas të dhënave, vetëm një çereku i popullsisë është vaksinuar. Edhe këtu mosbesimi tek autoritetet është vdekjeprurës, po ashtu edhe bestytni apo lajmet e rreme luajnë rol në dyshimin tek vaksina. Madje mjekë të njohur përhapin mesazhe kundër vaksinës dhe rekomandojnë çajra bimorë kundër virusit. Komisioni Europoian po ndihmon tani Sofjen me materiale mjekësore.

Franca

Presidenti, Emmanuel Macron të martën do t’i drejtohet edhe njëherë qytetarëve. Në fund të tetorit infektimet ishin rritur 50% krahasuar me fillimin e muajit. Pritet që detyrimi për pasaportën e vaksinës në ambientet publike të shtyhet deri në vitin e ardhshëm. Pak muaj më parë Franca vendosi detyrimin për vaksinim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë dhe administratës publike dhe arriti një kuotë vaksinimi 88% tek të rriturit. Tani ekspertët kërkojnë shtimin e vaksinimit përforcues. Aktualisht ai rekomandohet nga mosha 65 vjeç. Rajonet kanë rivendosur maskat dhe kudo në vend në ambientet e brendshme vazhdon detyrimi i maskës.

Gjermania

Në Gjermani ministrat e Shëndetësisë vendosën të premten raundin e tretë të vaksinimit përforcues për të gjithë qytetarët, që e kanë marrë vaksinën e dytë para gjashtë muajsh. Arsyeja është rritja dramatike e infektimeve, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. “Vala e katërt është prezente me të gjithë forcën e saj.” Ai bëri përgjegjës numrin e lartë të të pavaksinuarve. Ekspertët e shohin rrezikun e të infektimit të të pavaksinuarve si  “shumë të lartë” dhe e vlerësojnë gjendjen si “shumë shqetësuese”.

Austri

„Ka rëndësi që të marrim vendime, para se të mbushen pavionët e trajtimit intensiv”, tha kryetari i bashkisë së Vjenës Michael Ludëig javën e kaluar. Edhe në Austri janë rritur shumë infektimet. Nga e hëna personat e pavaksinuar do të përjashtohen nga hyrja në kafene, restorante, apo aktivitete ku mblidhen më shumë se 25 vetë./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel: Politika ndaj refugjatëve dhe pandemia ishin për mua sfida të mëdha

Publikuar

-

Nga

E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarja Angela Merkel (CDU) në një intervistë që zhvilloi me të drejtori i lajmeve të Deutsche Welle, Max Hofmann, në Kancelarinë në Berlin. Merkelit nuk iu desh të mendohej gjatë për përgjigjen ndaj pyetjes se cilat kishin qenë sfidat më të vështira për të si kancelare: ardhja e refugjatëve në Gjermani në vitin 2015 dhe lufta kundër pandemisë së koronës. “Këto dy ngjarje ishin për mua personalisht sfidë, ndëkohë që numrin e madh të refugjatëve që vijnë, unë nuk do të doja ta quaja krizë, sepse njerëzit janë njerëz.”

Presioni për të ikur, veçanërisht nga Siria dhe vendet përreth, ishte shumë i fortë në atë kohë, tha kancelarja. Kurse për pandeminë e koronës Merkel tha: “Aty pamë se sa shumë njerëz u prekën drejtpërdrejt pra kemi të bëjmë me fate njerëzore”.

Kundër ndryshimeve klimatike nuk është arritur mjaftueshëm”

Si një lloj krize në kohën e saj si kancelare Merkel quajti gjithashtu faktin që gjithnjë e më shumë njerëz në botë e vënë në dyshim multilateralizmin: “Për mua ishte gjithmonë e rëndësishme dhe gjithmonë jam përpjekur të forcoj organizatat ndërkombëtare, FMN-në, Bankën Botërore, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të tjerat. Lidhur me çështjen gjithnjë e më të ngutshme të luftës kundër ndryshimeve klimatike, kancelarja pranoi se nuk është arritur mjaftueshëm.

Merkel e cila para se të bëhej Kancelare ishte ministre e Mjedisit dhe ka kryesuar samitin e parë të OKB-së për klimën në Berlin në 2005, tha: “Ne jemi bërë më të shpejtë. Por kurrë nuk ka qenë si tani, që distanca ndaj vlerësimeve shkencore është rritur përsëri. Kjo duhet të ndryshojë tani gjatë kësaj dekade. Ne duhet të bazohemi përsëri dhe të ndjekim rekomandimet e studimeve shkencore lidhur me ngrohjen globale prej 1.5 gradësh.”

 Merkel: Aktivistët e rinj të klimës duhet të bëjnë presion!”

Kancelarja nuk pranon se personalisht ka dështuar në politikën klimatike dhe tha se për çdo masë për mbrojtjen e klimës duhet të arrihen marrëveshje me shumicë, sepse ekziston shumë frikë nga pasojat sociale të shkurtimeve të forta, për shembull në konsumin privat.



Merkel mori pjesë kohët e fundit në konferencën e OKB-së për klimën që po zhvillohet në Glasgou dhe tha se: “Glasgou tashmë ka sjellë disa rezultate, por nga këndvështrimi i të rinjve, me të drejtë ende po ecën shumë ngadalë”. Me një qartësi të habitshme ajo shtoi: “Të rinjve dua t’u them se duhet të bëjnë presion.” Merkel tha fjalë për fjalë që është e tmerrshme që shkencëtarët po paralajmërojnë gjithnjë e më urgjentisht për përmbytjet dhe dëmtimet e thatësirës në mbarë botën

LEXO EDHE:  Zyrtarët e NATO-s: Trupat e aleancës do të qëndrojnë në Afganistan përtej majit

LEXO EDHE:  Helmimi i ish-spiunit Londër/ NATO dëbon 7 anëtarë të misionit rus

Merkel dhe pasardhësi i saj: një sinjal i mirë ndaj një bote të trazuar

Në takimin e G20 një javë më parë në Itali, Merkel u shfaq disa herë në takime dhe në publik demonstrativisht me pasardhësin e saj të mundshëm, Olaf Scholz, i cili është ministër i Financave në qeverinë gjermane ende në detyrë. Në Berlin Scholz po negocion aktualisht me të Gjelbërit dhe FDP për një qeveri të re nën udhëheqjen e tij.

Merkel tha se gjatë ditëve në samitin e G20 në Itali për të ishte e rëndësishme t’u dërgonte njerëzve një mesazh: “Nëse shihni se kreu aktual i qeverisë dhe kreu i ardhshëm i qeverisë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ky është një sinjal qetësues në një botë mjaft të trazuar.”

Merkel: Edhe me mospraninë time do të mësoheni

Pyetjes se çfarë do të bëjë tani që së shpejti do të largohet prej pushtetit, Merkeli ju përgjigj: “Nuk e di se çfarë do të bëj më pas. E kam thënë që fillimisht do të pushoj dhe do të shikoj se çfarë më vjen në mendje. Do të lexoj dhe do të fle shumë tha Merkel, e cila ka theksuar tashmë disa herë se beson që nuk ka probleme që të largohet nga pushteti, gjë që e përsëriti tani edhe në intervistën për DW: “Jam e lumtur nga njëra anë, por ndoshta do të ndjej edhe pak trishtim”. Fjalisë përmbyllëse të gazetarit të DW se “pas 16 vjetësh Merkel as që mund të imagjinohet që ajo nuk do të jetë më në Kancelari”, kryetarja e qeverisë iu përgjigj në mënyrën e saj të kthjellët: “Edhe me këtë do të mësoheni”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Studimi amerikan zbulon ndikimin e memeve në shëndetin tonë mendor

Publikuar

-

Nga

Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar shpenguar e qeshur me meme gazmore gjatë 20 muajve të fundit, mund të kenë patur një ndikim pozitiv në shëndetin dhe mirëqënien tuaj.

Një studim i fundit i publikuar nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë ka zbuluar se memet i kanë ndihmuar amerikanët të përballojnë më mirë stresin gjatë pandemisë, duke vënë në dukje se ato i kanë bërë njerëzit të ndjehen më të “qetë” dhe të “vetë-mjaftuar”.

Madje në veçanti, ata që kanë konsumuar meme rreth pandemisë, janë ndjerë më të sigurt në aftësinë e tyre për të përballuar një krizë globale shëndetësore.

Por çfarë janë memet?

Një meme vjen zakonisht në formën e një fotoje apo video-je, edhe pse shpesh mund të qëndrojë thjesht si tekst. Kur një meme rezonon me shumë njerëz, pra i thotë atyre diçka, atëherë ata e ndajnë atë me njëri tjetrin duke e shpërndarë në masë, me anë të rrjeteve sociale si Twitter, Facebook, Instagram, WhatsApp etj.

Në të njëjtën kohë, memet janë një grup idesh, besimesh apo sjelljesh të riprodhuara nga bota e internetit dhe medias. Memet janë ‘ngjitëse’ por nuk është se kanë ndonjë qëllim praktik. Shumë njerëz i shohin ato si një mjet mbrojtës ndaj presionit të shoqërisë.



Autorja, Jessica Myrick i tha Washington Post se njerëzit i kanë përdorur memet si një urë lidhëse dhe mënyrë komunikimi me njerëzit që ata nuk mund t’i takonin personalisht gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  NATO në Tiranë/ Zapad në Moskë

LEXO EDHE:  Deliri turk i Erdoganit/ Sundimi i rrezikshëm i presidentit të korruptuar të Ankarasë

“Për arsye se jemi të izoluar dhe kur shohim një meme rreth COVID-19, e cila reflekton eksperiencën tonë të përbashkët, kjo ka një ndikim vërtëtë të fuqishëm pasi në këtë periudhë pa ndërveprim real inter-personal, gjendet diçka që të ndihmon të kuptosh se nuk je vetëm dhe se të tjerët po kalojnë të njejtën gjë, bashkë me ty.” – thotë Myrick.

Dhe kjo karakteristikë në fakt nuk është prezente vetëm gjatë pandemisë por ajo mund të evidentohet lehtësisht në shumë situata ku me anë të memeve, njerëzit kuptohen me njëritjetrin duke interpretuar situata të ndryshme që shihen në të njejtën dritë nga ndërgjegjia jonë kolektive.

Edhe pse kjo është një temë më e gjerë se sa një studim i vetëm, sipas Washington Post, ky është një lajm vërtetë i mirë për përdoruesit e platformave online, pasi nëse efekti i automatizuar i rrjeteve sociale si Facebook apo Instagram, është provuar të ketë efekte negative në trurin tonë si dhe ndikim shkatërrues në vetëbesimin e moshave të reja, të paktën mund të gëzohemi disi teksa mësojmë se memet po na ndihmojë të qëndrojmë të pozitiv dhe të paqtë./euronews

LEXO TE PLOTE