Connect with Us

“Luftuam virusin me autoblinda e mitralozë”/ Agron Gjekmarkaj tallet me shëndetin e qytetarëve

Politikë

“Luftuam virusin me autoblinda e mitralozë”/ Agron Gjekmarkaj tallet me shëndetin e qytetarëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ndër të tjera është ndalur edhe tek situata e pandemisë në vend.

Gjekmarkaj, në fjalimin e tij, duket se u tall me shëndetin e qytetarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, profesori i Universitetit të Tiranës, deputeti i Lulit, Agron Gjekmarkaj në tentativë për të ironizuar Qeverinë, tha se kryeministri shikon me dashuri dhe ëmbëlsi atërore, teksa falë tyre Shqipëria buzëqesh, mbin bari dhe ujkun s’e ha gomari.

Po ashtu, ai tha se “virusin e luftuam me autoblinda dhe mitralozë”.

Qeveria aktuale shqiptare ka një përmasë të padiskutueshme hyjnore! Ja shikojeni Kryeministrin sa me dashuri dhe ëmbëlsi atërore na sheh duke na kujtuar ditën e gjykimit si Jezusi në Galile.
I bjerrur në besim e qorr dy sysh ai që nuk e sheh apo ndien. Mesia dhe dishepujt nuk administrojnë, ata shpallin të vërtetat solemne të jetës sonë nallane!!
Falë tyre “Shqipëria buzëqesh” ajo nuk zgërdhihet, falë tyre mbin bari, falë tyre ujkun se ha gomari. Falë tyre ngroh dielli, falë tyre nuk rrezohet qielli. Falë tyre mblidhet edhe ky parlament. Falë tyre hapet universiteti me datë 18 tetor! Cila qeveri në botë ia del t’u japë kaq gëzim e sihariqe, të pamundurën ta bëjë të mundur si kjo e jona!

Sillen kështu se janë të mirë e të dëlirë , me besë e shpresë! Pandemia vërtetë qe trazim i madh për botën, gazepi vetë, por ne e luftuam që në fillim virusin me autoblinda e mitralozë! Sa herë kujtoj atë vakt më ngjan se ministria Manastirliu hipur mbi tank nën vështrimin e mallëngjyer të liderit për heronjtë e vet, hedh bumje dhe vret pa frikë 300 a 400 viruse të tërbuara që kishin guxuar të merrnin rrugën drejt Surrelit!”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foltorja i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Bashës/ Halli i demokratëve janë pazaret e tua me Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Menjëherë pas reagimit të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili përpiqej të shfajësonte veten nga akuzat e ish kryeministrit Berisha dhe të demokratëve, ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga ana e Foltores.

Zëdhënësja Floriana Garo shprehet se në fakt halli i vërtetë i demokratëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Evropës.

“Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptareve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. 



Halli i vërtetë i demokrateve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratet kalojnë nga humbja në humbje! Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama-Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. 

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar! Të gjithë bashke më 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES!” thuhet në reagimin e Foltores”, shprehet zëdhënësja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kulluri bën “për një lek” Bashën/ Kryesinë e emërove ti, nuk u zgjodh me votë

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka deklaruar se Basha është zgjedhur në kushte të manipulimit të votave dhe se sipas tij, shumica e delegatëve kanë kuptuar se partia është e humbur me një lider të tillë.

Në një dalje për mediat, Kulluri gjithashtu nuk i kurseu as akuzat, ku shprehu se Kryesia e PD nuk është e zgjedhur është e emëruar.



“Basha është zgjedhur në kushte të manipulimit të votave. Janë 28 mijë anëtarë që u është hequr e drejta votimit, është thënë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së. Personi i parë kam qenë unë që s’kam qenë delegat. 

Mjafton për të kuptuar sa qesharak ishte procesi. Grupimi për PD ka bërë deklaratë dhe nuk e njeh procesin e zgjedhjes së Bashës. Kryesia e PD nuk është e zgjedhur është e emëruar. Nga Basha? Po patjetër. Në kryesi nuk ka pasur dy alternativa, ka pasur vetëm një. Kjo vetëm PD nuk është, parti e vlerave, e zgjedhjes së lirë nuk është”, u shpreh Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha dhe demokratët e vunë “me shpatulla pas murit”/ Reagon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD ka reaguar pas akuzave të bëra nga lideri historik Sali Berisha, sa i takon dy dosjeve që vërtetojnë sipas ish kryeministrit, lidhjet e Bashës me krimin.

Basha i ka quajtur trillime akuzat, duke shprehur se dosja e vërtetë është shpallja non grata e Berishës.



“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.

Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha në rrjetin social Twitter.

LEXO TE PLOTE