LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Largimi i Ardi Veliut/ Kikia: Nuk gjej arsye të shpjegoj pse qëndroi kaq gjatë

7 Tetor 2021, 20:21, Aktualitet CNA
Largimi i Ardi Veliut/ Kikia: Nuk gjej arsye të shpjegoj pse qëndroi

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar largimin e Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

I ftuar në emisionin Të paekspozuarit me Ylli Rakipin, Kikia thotë se policia nuk ka patur asnjë arritje dhe asnjë sukses nën drejtimin e Ardi Veliut.

Gazetari shtoi se pasuesi i tij, ka për të zhbërë disa gjëra që ka bërë Veli kur ka qenë në krye të Policisë së Shtetit.

?Nuk gjej arsye të justifikoj faktin pse qëndroi kaq gjatë. Policia nuk është se ka njohur arritje, përtej lëvdatave që u thanë sot. Kur paska qenë kaq i zoti pse u largua? U paralajmërua edhe një detyrë e re e lartë që mund të marrë së shpejti. Pasuesi i tij ka detyrën për të zhbërë disa gjëra që bëri Veliu. Duhet të futet profesionalizmi në punën hetimore. Nga arritjet e zotit Veliu mendoj se nuk ka gjë për të ruajtur?, ka thënë gazetari Mentor Kikia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga