Connect with Us

Kujtimi dhe vlerësimi për Mbretin Zog/ Detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar

Opinione

Kujtimi dhe vlerësimi për Mbretin Zog/ Detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar

Publikuar

-

Nga Ekrem Spahiu

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga statura e tij si personalitet politik, për nga kohëzgjatja e tij në krye të shtetit dhe sidomos për nga momenti krucial historik kur qeverisi Shqipërinë, përbën referencën e domosdoshme të historisë politike të shtetit shqiptar.

Ai u thirr nga koha për t’iu përkushtuar kombit shqiptar dhe Shqipërisë në momente vendimtare historike. Ndërgjegjja e tij kombëtare, e trashëguar nga fisi i tij, e kultivuar nga prindët e tij dhe nga shkollimet që kreu, e bëri atë një luftëtar të madh për çështjen kombëtare.

Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e Kongesit të Lushnjës, pati edhe besimin për sigurimin e tij. Në vlerësim të angazhimit sipëror të tij në këtë ngjarje historike, në qeverinë e dalë nga ai Kongres, Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm. Disa kohë më pas, duke qenë i zgjedhur edhe në funksionin e lartë të Kryeministrit, ai u përball me atentat kundër tij brenda Kuvendit Kushtetues. Por, për të mos lejuar ndërlikimin e mëtejshëm politik të situatës dhe, për rrjedhim, destabilizimin dhe sigurinë e vendit, ai dha shembullin e shtetarit të përgjegjshëm, i cili, duke vlerësuar në radhë të parë fatet e vendit, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Duke patur referencë kërkesat për një shtet demokratik në të cilin vullneti i popullit i përcaktuar me zgjedhje, nuk mund të tjetërsohet në asnjë formë tjetër sikurse ishte rasti i “revolucionit” të qershorit të vitit 1924, Ahmet Zogu, me vendim të qeverisë “Vrioni”, por edhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, në 24 dhjetor 1924, i riktheu legjitimitetin shtetit. Në vlerësim të këtij kontributi kushtetues, më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun Kryeministër dhe Ministër të Brendshëm.

Në këto funksione të larta, Ahmet Zogu dha mesazhin e vlerësuar si nga brënda, edhe nga jashtë vendit se legjitimiteti është referenca e vetme dhe e pazëvendësueshme për një shtet sikurse e kërkonte koha. Kjo i dha mundësinë e rivendosjes së menjëhershme të stabilitetit në vend, duke mundësuar po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.

Shpallja e Shqipërisë “Mbretëri” dhe e Ahmet Zogut “Mbret i Shqiptarëve” përbënte një domosdoshmëri tjetër historike, si e vetmja alternativë për të mënjanuar rreziqet dhe kërcënimet e gjithfarëllojshme, nga brenda e nga jashtë vendit, që iu sulën Shqipërisë midis dy luftërave botërore.

Në këtë mision të lartë, Mbreti Zog I, kreu reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë jetës së vendit, konsolidoi rendin dhe sigurinë, krijoi administratën e munguar të shtetit, shenjtëroi pronën private, etj. Me politikat e ndjekura, u garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin shqiptar në çdo vend të botës, u masivizua arsimi kombëtar, etj. Ishte pikërisht Mbretëria shqiptare që krijoi kuadrin e nevojshëm shtetëror për t’i dhënë individualitet dhe dinjitet institucional besimeve fetare, njësosj siç i gëzonin në vende të tjera.

LEXO EDHE:  Historia monstruoze/ Babai përdhunonte prej dy vjetësh vajzën 9 vjeçare

Vendet perëndimore, midis tyre SHBA, jo vetëm që e njohën menjëherë Mbretërinë Shqiptare, por edhe zhvilluan marrëdhënie gjithnjë në rritje, çka pothuajse i kishin munguar Shqipërisë deri në atë kohë, e madje i mungoi edhe gjysmë shekulli më pas.

Mbreti Zog angazhoi të gjitha potencialet për sensibilizimin e popullit shqiptar, me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese ndaj pushtimit fashist italian dhe, ndërkohë, mobilizoi forcat ushtarake dhe ato të xhandarmërisë, me të cilat u organizua qëndresa ushtarake me armë. Ai nuk i la hapësirë tjetër Italisë fashiste, nuk iu dorëzua ultimatumeve të saj, prandaj ajo e planifikoi dhe e zbatoi pushtimin e Shqipërisë vetëm me operacion ushtarak. Në kushtet e pamundësisë për të ndalur ekspansionin fashist i cili nuk lakmonte vetëm Shqipërinë, Mbreti Zog, pasi mbajti gjallë qëndresën për aq kohë sa ishte e mundur, me vendim të Parlamentit u largua nga vendi, duke besuar në të drejtën juridike ndërkombëtare sipas së cilës, kur pushtuesi pritet me qëndresë të organizuar ushtarake dhe qeveria legjitime nuk dorëzohet, ajo qeveri vijon të ruajë të drejtat legjitime.

Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, Mbreti Zog u mirëprit në disa vende, por qëndrimin më të gjatë, që prej vitit 1941 e pati në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, e cila ishte ndër tre Aleatët e Mëdhenj të luftës kundër nazi-fashizmit. Aty qëndroi deri në përfundim të luftës.

Mbreti Zog ndërroi jetë jashtë Atdheut, të cilit ai i kushtoi jetën. Me rënien e regjimit komunist, i cili synoi të fshijë personalitetin, kontributet dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, ai është memorializuar e përjetësuar në të gjithë Shqipërinë.

Për të gjitha këto arsye, Mbreti Zog I ka qenë dhe do të vijojë të zejë një vend qendror në historinë e Shqipërisë. Ai ndërtoi një shtet modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor. Ai e lidhi të gjithë jetën e tij me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prandaj përkujtimi i ditëlindjes së tij dhe vlerësimi i personalitetit dhe kontributeve të tij si shtetar i madh, është detyrim dhe respekt për historinë tonë kombëtare dhe shtetërore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

A po përpiqet Lulëzim  Basha me ndihmën e ambasadores Yuri Kim të bëhet aga i një partie të vogël koalicionesh?

Publikuar

-

Nga

Nga Ndriçim Kulla

Siç po kuptohet Lulëzim Basha po tenton që të qëndroj  me çdo mjet tek ajo parajsa e tij partiake, të cilën  ka 8 vjet që po e vjel. Ai ende vazhdon të besoj, me një  mentatitet të shtrirë  nëpër ferra se rruga e intrigës  do ta mbajë në krye të partisë, që nuk e kuptoj se çfarë i duhet më. Hegeli, filozofi i madh i përshkruante këta  njerëz  si tragjikë. Dm.th përveçse janë të humbur, nuk kanë as mundësinë intelektuale, as mundësinë kulturore, as dhuntinë e punës dhe duhet të marrin diçka që  nuk mund ta arrijnë .

Eshtë e pa mundur të mos e ketë kuptuar se tashmë partia e ka lënë, por  mendon me vulën e zyrës  në dorë të bëj diçka.Po çfarë mund të pyes gjithkush? Me siguri të bëhet aga i një partie të vogël  kualicionesh, nga mbetjet e Partisë Demokrtatike , duke përfituar nga kriza që po kalon, së bashku me sektin e tij të strukturuar ngadal ngadal në heshtje dhe në fshehtësi.Ky do ishte në fakt një dëm i madh për demokratët dhe demokracinë në Shqipëri, i cili duhet shmangur duke punuar shumë ,por gjithsesi është  një dëm i përkohshëm , sepse në çdo lloj zgjedhje pasardhëse partia e tij do trasformohej si partitë fantazmë të parlamentit të kaluar.



Lulëzim Basha tashmë siç po  duket spo lë gurë pa lëvizur për të penguar procesin e kuvëndit demokratik me ndihmën e përditshme të ambasadores  amerikane  Yuri Kim ,si shpërblim në kontributin e dhënë për intrigën politike të përfolur ndaj z.Berisha, e cila ka marrë dhenë.Por shprehem   besimplot , se koha do ta provoj në të ardhmen këtë ngjarje politike me shumë të pa njohura, të anatemuar qartë  dhe  me shqetësim ndërkombëtar  ,se ku fle e vërteta dhe ku është fshehur intriga.

LEXO EDHE:  Kryetari i LSI zbulon historinë që e lidh me Berishën/Ka qenë i shkëlqyer!

LEXO EDHE:  Lirohet nga burgu “i tmerrshmi” i Beratit/ Historia që përgjaku qytetin

Më duhet që ti them Lulëzim Bashës përsëri me dashamirësi, se ai megjithse ka punuar edhe kryediplomat në vëndin tim, për fat të keq ushtrimi  i këtij profesioni nuk e ka ndihmuar për tu orientuar sadopak në një momente të tillë të pështjelluar  të krijuar edhe me ndihmën e tij .

Ambasadorja amerikane e barit znj. Yuri Kim ,  që po sillet sikur është me të drejta të pa kufizuara në këtë vënd edhe mund ti ketë premtuar si shkëmbim diçka Lulëzim Bashës, për të kapërxyer një moment tepër të  sforcuar për veten e saj, por nuk duhet harruar kurrë , se amerikanët në përgjithësi , në filozofinë dhe politikën e tyre udhëhiqen nga sfida.Dhe pavarsisht nga ndonjë konjikturë kalimtare, për paqen,prosperitetin dhe demokracinë, ata bashkëpunojnë gjithmonë me atë  që do vërtetohet se konkuron, ka kriter të vërtetën dhe del fitimtar duke u udhëhequr nga këto parime ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kolodian Tomorri/ Për Check-upin, KLSH-në dhe SPAK-un

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ajo që ndodh prej vitesh me koncesionin e kontrollit bazë mjekësor dhe atij të sterilizimit është e padëgjuar në historinë botërore. Me fjalë të thjeshta historia është kështu:

Koncesionari i Check-upit është i përjashtuar nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pra nuk paguan TVSH. Kjo pasi qeveria e ka hequr TVSH-në për shërbimet mjekësore. Por megjithëse kompania nuk paguan TVSH, shteti asaj ia paguan faturat me TVSH.

Çfarë do të thotë kjo?

Koncesionari i Check-up e ka fituar kontratën e koncesionit me një çmim 1537 lekë për çdo qytetar që kontrollon. Shteti i paguan 1537 plus 20 për qind TVSH, pra 1844 lekë për çdo qytetar që i ushtrohet kontrollit.
Ky 307 lekëshi diferencë duhet t’i kthehej shtetit në formën e TVSH-së së paguar nga kompania, por nuk i kthehet sepse kompania nuk paguan TVSH. Dhe e gjithë kjo skema është jo pak, por plot 6 milionë euro. E njëjta gje ndodh dhe me koncesionin e sterilizimit, madje aty vlerat janë edhe më të larta.

Kur një qytetar blen një bukë te furra, paguan 80 lekë për bukën dhe 20 lekë TVSH. Furra e bukës ia merr konsumatorëve 20 lekëshin dhe e derdh në shtet si pagesë TVSH-je. Supozoni pak sikur furra e bukës të mos e derdhte TVSH-në në shtet, por ta mbante vetë. Këtë bën Check-Upi dhe Sterilizimi, prej vitesh.

LEXO EDHE:  Historia e panjohur e dy vëllezërve Manço/ Njëri “Hero i Punës Socialiste” dhe deputet, vëllai tjetër vdiq në tortura se i shkruajti Enverit

LEXO EDHE:  Historia e dy aktivistëve të guximshëm që ngritën zërin për liritë civile në Turqi



Por nuk mbaron këtu. Check Up-i vitin e kaluar bëri vetëm 100 mijë kontrolle mjekësore, por shtetit i faturoi 320 milionë lekë. Pra kontrata thotë se çmimi për kontroll është 1537 lekë, por vitin e kaluar shteti ia pagoi 3 mijë lekë, pra dy herë më shtrenjtë. Kështu ndodh çdo vit sepse nuk plotësohet numri i kontrolleve, ndërkohë që të ardhurat janë të garantuara me dysheme.

Dhe e fundit. Bilancet e kompanisë koncesionare të Check-up, të cilat i janë dorëzuar tatimeve në periudhën 2016-2018, janë të manipuluara dhe përmbajnë të dhëna të pasakta. Deloitte, pra audituesi, ka konstatuar se është raportuar në mënyrë të pasaktë inventari, janë regjistruar në mënyrë të pasaktë flukset e të ardhurave, gjë që ka modifikuar fitimin e raportuar për periudhën 2016-2017 dhe tatim fitimin e paguar gjatë kësaj periudhe.

KLSH bërtet, SPAK-u fle, koncesionaret e qeverisë fitojnë para. Kjo është historia e koncesioneve që i shërbejnë qytetarëve, siç e thotë shpesh kryeministri.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një ndërhyrje flagrante në konfliktin e një organizate politike, aq sa për nga brutaliteti dhe arroganca do t’ia kishte zili dhe pasardhësi i saj i largët Rajerson, që mbërriti në Shqipëri menjëherë pas rënies së komunizmit.

Që nga koha e këtij të fundit, në këtë vend, është bërë pothuajse normalitet që diplomatët amerikanë të përzihen në punët e brendëshme të një shteti sovran, madje duke u angazhuar si palë në garën mes forcave politike që luftojnë për pushtet. Sa për hir të historisë sonë të veçantë në marrëdhëniet me SHBA-në, po aq edhe për një mentalitet shqiptar, që imponon kërrusjen përpara perandorive, qofshin ato otomane, ruse apo kineze, një gjë e tillë është konsideruar nga shumica si normalitet.

Kërkush nuk ka tentuar, ta shohë këtë si një padrejtësi, apo si një shkelje të nenit 41 të Konventës së Vienës, që i ndalon diplomatët e akredituar në një shtet ta kalojnë limitin e ndëhyrjes së tyre. Madje edhe kur ky nen i famshëm, u bë lajm nga regjimi autokratik i Erdoganit, që i detyroi dhjetë shtetet më të rëndësishme të perëndimit të zbytheshin nga qëndrimet e tyre kundër burgosjes së opozitarit turk Osman Kavala, askush nuk tentoi të hiqte një paralelizëm me qasjen simetrike që ambasadorët e këtyre vendeve duhet të mbanin edhe tek ne.

Por, këtë herë, ky limit i përdhosur prej kohësh u shty edhe më tej. Ambasadorja amerikane kapërceu edhe një kufi, duke u bërë palë jo më në punët e një vendi, por edhe në sherrnajën e brendëshme të një partie politike si PD-ja.

Intervista e saj e kërkuar enkas në Top Channel, pikërisht në ditën që Sali Berisha do shpallte mbledhjen e 4200 firmave dhe 24 orë pasi ish shefi i shërbimeve sekrete të presidentit Trump, Grenell, pohoi se nuk kishte parë gjatë detyrës së tij prova për shpalljen “non grata” me lobimin e Soros, ishte një mbështetje e hapur për njërin grup demokratësh, në dëm të tjetrit.

Edhe këtu, në pamje të parë, duket sikur nuk ka asnjë problem të madh, për sa kohë asnjëra nga palët, madje as ajo e dëmtuara, nuk u ankua për shkeljet që diplomatët amerikanë u bëjnë angazhimeve që shteti i tyre ka marrë ndërkombëtarisht. Në mendjet e të gjithëve, në Shqipëri, është ngulur ideja fikse se Amerika është mbi ligjin.



Prandaj, edhe analiza që duhet bërë nuk është në rrafshin moral, se sa ka të drejtë të ndërhyjë ambasadorja, po se sa efikasitet ka hapi që ajo hedh.

Edhe në këtë prizëm, shfaqja brutale e Yuri Kim ishte e panevojshme, mendjelehtë dhe jo efikase. Nëse qëllimi i saj i dukshëm ishte që të merrte anë pro Bashës dhe kundër Berishës, duhet pranuar se ndikimi i saj në këtë qerthull mund të jetë pranë zeros. Dhe jo për shkak të fajeve të PD-së, por si rrjedhojë e qëndrimeve të mbajtura nga ambasada amerikane prej kohësh.

LEXO EDHE:  Dëshmia e rrallë e djalit të Ndue Marashit: Vëllai shkoi i pari dhe e gjeti gjallë babanë, kurse…

LEXO EDHE:  1 Shtatori duhet të jetë Ditë e Shënuar Shtetërore

Në mendësinë e një votuesi të PD, ambasada amerikane është ngulitur si një faktor mbështetës për regjimin e Ramës. Kur i ka parë përfaqësuesit e saj t’i tregojnë se: lufta e Saimir Tahirit ndaj drogës është një histori suksesi; Se reforma në drejtësi po përparon pa u kapur politikisht nga regjimi; Se zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë një hap përpara, ndonëse Venecia i konsideroi në shkelje të ligjit themeltar të shtetit; Se Rama ka të drejtë të shkojë përtej marrëveshjes së 5 qershorit me garanci amerikane; Se ai e fitoi në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme 25 prillin dhe është një kryeministër legjitim, pra, kur i ka dëgjuar të gjitha këto, një militant demokrat e ka të vështirë të bindet se po i thuhet e njëjta e vërtetë me atë që ai beson. Ai është i prirur ta pranojë ndershmërinë e goditjes ndaj Berishës, kohën dhe mënyrëm me të cilën u ekzekutua ajo, po në të njëjtën masë sa ka pranuar edhe ato që u përmendën më lart.

Prandaj në këtë kuptim dhe nga ana pragmatike, ndërhyrja e Ambasadores Kim është krejtësisht e pa efektshme. Ajo është një lëvizje e çorodtitur që kapërcen normat e lejuara për një diplomat, pa arritur të krijijojë efekt. Ajo i ngjan një marshimi moskokçarës elefanti në një butik kristalesh, pa u merakosur për pasojat që lë pas.

Natyrisht, kjo mungesë inteligjente kalkulimi është pasojë e aktit të pamenduar, jo proporcional dhe jo simetrik në arenën politike, që u bë me non grata-n e Berishës.

Ky vendim që ka ngjallur habinë dhe përçmimin edhe të diplomatëve europianë, që është shndërruar në objekt tallje për ata që e shohin korrupsionin vetëm tek një lider i dalë në pension, ndërkohë që pozojnë çdo ditë me të tjerët që kanë vjedhur para publike, duke fallcifikuar dokumenta të shtetit amerikan, i ka futur në ngërç diplomatët e SHBA në Tiranë. Duket sikur ata vazhdojnë të gabojnë në vijimsi, në një përpjekje sizifiane për të korrigjuar gabimin fillestar. Dhe më e keqja është se sa më shumë tentojnë, aq më shumë dështojnë. Prova është se falë tyre dhe për të keqen e pjesës më të madhe të shqiptarëve, sa më tepër që ata po e luftojnë Berishën aq më shumë po rritet ai brenda PD-së. /CNA.al

LEXO TE PLOTE