Connect with Us

“Këneta e Bashës qelbet”/ Ish anëtari i Këshillit Kombëtar: Pesë arsye pse sot duhet të jemi me Berishën

Politikë

“Këneta e Bashës qelbet”/ Ish anëtari i Këshillit Kombëtar: Pesë arsye pse sot duhet të jemi me Berishën

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka dalë hapur në mbështetje të “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe rikthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri i ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që thonë “ku ishte Berisha, pse nuk foli në katër vite”.

Sipas Kullurit, mesazhet e Berishës në këto katër vite kanë qënë të qarta, për atë që ka dashur të kuptojë.

Gjithashtu ai numëron pesë arsye, se pse sipaas tij duhet mbështetu Foltorja e Berishës me demokratët.

Të dashur miq demokratë! Shumë prej jush me të cilët kam komunikuar këto jave që ka nisur “foltorja” e Berishës kanë shfaqur skepticizëm për pjesmarrjen në këto takime apo Kuvendin që do mblidhet!

Të gjithë keni patur vetëm një arsye për të qënë skeptik: pse Berisha nuk foli 4 vite por vetëm tani. Kjo arsye është e drejtë, përveç disa të vërtetave që duhen thënë po ashtu.

Së pari, Berisha ka folur disa herë duke thënë se “unë kam dhënë dorëheqjen kur humba në 2013 duke vendosur një standartin tim”! Ndërkohë që shumë nga ata që kanë mbajtur qëndrim të drejtë kundër Bashës pas 25 prillit nuk kanë folur as edhe një fjalë!

Së dyti, ka thënë në mbledhjen e KK të 2019 se “bojkoti dhe djegia e mandateve mund të jetë sukses, por edhe dështim i madh”!

Së treti, asnjëherë nën drejtimin e Berishes listat për deputetë, apo kandidatë për kryetarë bashkie nuk janë vendosur pa u votuar në Kryesinë e PDSH! Kush thotë të kundërtën ose nuk ka memorie ose gënjen!

Së katërti, ka mbajtur qëndrim të qartë për përçarjen e partisë dhe largimin e njerëzve me kontribute nga 2017 e pas nga Basha, më shumë se një herë në media! Partia ka qënë e përçarë sipas Berishes!

Së pesti, “foltorja” dhe Kuvendi i thirrur janë mëse demokratike dhe jo salla ku kryetari aktual mban fjalime e ikën apo thirret Kuvendi ku ka më shumë vota se delegate, një turp i paparë ndonjëhere në këtë parti!”-shkruan Edvin Kulluri.

LEXO EDHE:  Një vit nga marrëveshja Rama-Basha/ Konfirmohet vazhdimësia

Më tej, ai thekson se Berisha duhet mbështetur parimisht, sepse çështjet që ai ngre janë të drejta.

Ndërsa sa i takon kreut të PD-së, Lulzim Basha, Kulluri shkruan se “këneta e tij duhet tharë”.

Qejfmbetje për aksionin e Berishes duhet të kishim ne “kritiket” dhe ata që kane menduar e vepruar në mbështetjen tonë sidomos në garën farse të 13 qershorit, por jo! Ne e kemi mbështetur parimisht Berishën sepse çështjet e ngritura janë të drejta! Fuqia karizmatike e Berishës është një fakt që duhet njohur si i tillë dhe është e vetmja mundësi për ti dhënë një shans Partisë Demokartike për të “tharë këneten e Bashës” që qelbet nga arbitrariteti, paaftësia dhe pazaret e tij dhe familjes se tij me Rilindjen e korruptuar!

Ndaj personalisht ju ftoj të perdorim arsyen dhe të bëheni pjese e Kuvendit te ardhshem qe po thirret nga delegatet e anetaresia e PDSH! Te shprehni vullnetin tuaj pozitiv apo negativ!

Nëse do të ftohem do të marr pjesë e do të flas!

Personalisht do të mbështes vetëm nje zgjidhje reformiste te qartë dhe të drejte! Por jo duke ndenjur ne divan!

Koha na dha të drejtë, ndërsa e drejta duhet ushtruar! Armiku më i madh i demokracisë është indiferenca!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Indrit Hoxha për 11 dhjetorin/ “Spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha deklaroi se në 11 dhjetor do të ketë një transparencë të plotë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit.

Në një dalje për mediat, Hoxha theksoi se do të propozohen disa ndryshime të tjera në statutin e partisë, që Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë.

“Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite. 



Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik.

Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. 

Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Shehaj ‘braktis’ Bashën/ “Do jem tek Kuvendi i datës 11, aty është PD”

Publikuar

-

Nga

Vëzhguesit e mi janë përjashtuar”/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Agron Shehaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku po diskutohet për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ai tha se ka verefikuar çdo dyshim dhe se do të jetë me datë 11, pasi beson se aty është Partia Demokratike.



“Nuk ka kuptim të shkoj tek data 18, të paktën jo pa parë se çfarë është vendosur më datë 11. Ai (Basha) ka mbajtur të njëjtat qëndrime si gjithmonë, nuk njeh firmat, nuk njeh delegatët. 

Tani s’edi, do kemi dy parti? Njëri që thotë është e imja, njëri është e imja. Unë do të shkoj më datë 11 sepse mendoj që aty është Partia Demokratike, shumica sepse ka një pakicë që nuk do të jetë. Edhe dyshimet që kisha i hoqa duke bërë vetë verfikimet.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Plot 5200 delegatë në 11 dhjetor”/ Klevis Balliu: Transparencë e plotë përmes barcode

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i CNA/ E konfirmon deputeti: Klevis Balliu do kandidojë me LSI-në

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se plot 5200 delegatë që kanë firmosur do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me Blendi Fevziun, Balliu tha se çdokush mund të shohë nëpërmjet barcode-t me transparencë të plotë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar.



“Në radhë të parë, dua t’ju zbuloj numrin. Kemi 5 mijë e 200 delegatë që kanë firmosur e që do të jenë më 11 dhjetor. Duke klikuar aty tek barcodi çdo njeri mund ta shohë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar. 

Edhe mediat mund ta verifikojnë këtë gjë përmes bar code-t. Është lehtësisht e aksesueshme, është bërë me anë të një teknologjie. Ne kemi dhe badge-t e kartat e identitetit me anë të të cilave verifikohet që ai person që po vjen aty, është vërtetë ai”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE