Connect with Us

“Kemi një shtet pro drogës”/ Manjani: Kultivimi, është kthyer në industri

Aktualitet

“Kemi një shtet pro drogës”/ Manjani: Kultivimi, është kthyer në industri

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për krimin në Shqipëri.

I ftuar në “Opinion”, Manjani është shprehur se shteti shqiptar nuk e ka luftuar kultivimin e drogës, duke theksuar se vendi ynë është një shtet pro drogës.

Ish-ministri theksoi se kultivimi i drogës është kthyer në industri, me të cilën shteti ha bukë.

LEXO EDHE:  Emri Vata: Policia nuk është ''delja e zezë'', po kalon ditët e saj më të vështira

“Kjo është bërë industri, ky që kemi bërë ne është një shtet karagjoz. Nuk e kemi seriozisht ne këtë punën e drogës. Ne nuk kemi një shtet anti-drogë, por një shtet pro drogës. Ky shtet jeton me drogë, hanë bukë me atë, e pranojnë njerëzit këtë”, tha Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Indrit Hoxha për 11 dhjetorin/ “Spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha deklaroi se në 11 dhjetor do të ketë një transparencë të plotë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit.

Në një dalje për mediat, Hoxha theksoi se do të propozohen disa ndryshime të tjera në statutin e partisë, që Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë.

“Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite. 



Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik.

Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. 

Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Shehaj ‘braktis’ Bashën/ “Do jem tek Kuvendi i datës 11, aty është PD”

Publikuar

-

Nga

Vëzhguesit e mi janë përjashtuar”/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Agron Shehaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku po diskutohet për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ai tha se ka verefikuar çdo dyshim dhe se do të jetë me datë 11, pasi beson se aty është Partia Demokratike.



“Nuk ka kuptim të shkoj tek data 18, të paktën jo pa parë se çfarë është vendosur më datë 11. Ai (Basha) ka mbajtur të njëjtat qëndrime si gjithmonë, nuk njeh firmat, nuk njeh delegatët. 

Tani s’edi, do kemi dy parti? Njëri që thotë është e imja, njëri është e imja. Unë do të shkoj më datë 11 sepse mendoj që aty është Partia Demokratike, shumica sepse ka një pakicë që nuk do të jetë. Edhe dyshimet që kisha i hoqa duke bërë vetë verfikimet.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Plot 5200 delegatë në 11 dhjetor”/ Klevis Balliu: Transparencë e plotë përmes barcode

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i CNA/ E konfirmon deputeti: Klevis Balliu do kandidojë me LSI-në

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se plot 5200 delegatë që kanë firmosur do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me Blendi Fevziun, Balliu tha se çdokush mund të shohë nëpërmjet barcode-t me transparencë të plotë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar.



“Në radhë të parë, dua t’ju zbuloj numrin. Kemi 5 mijë e 200 delegatë që kanë firmosur e që do të jenë më 11 dhjetor. Duke klikuar aty tek barcodi çdo njeri mund ta shohë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar. 

Edhe mediat mund ta verifikojnë këtë gjë përmes bar code-t. Është lehtësisht e aksesueshme, është bërë me anë të një teknologjie. Ne kemi dhe badge-t e kartat e identitetit me anë të të cilave verifikohet që ai person që po vjen aty, është vërtetë ai”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE