Connect with Us

Kapet “koka” e një grupi kriminal/ Shpallet në kërkim i dënuari me 4 vite burg për drogë

Kronika

Kapet “koka” e një grupi kriminal/ Shpallet në kërkim i dënuari me 4 vite burg për drogë

Publikuar

-

cna, lajme, kronike

Finalizohet operacioni Alavana në Shkodër. Policia ka vënë në pranga, drejtuesin e një grupi kriminal.

Gjithashtu është shpallur ë kërkim një prej pjesëtraëve i cili ishte i dënuar më parë me 4 vite burg.

Gjatë momentit të kapjes nga Policia, drejtuesit të grupit kriminal i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete.

Po gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar edhe 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Alavana“, për goditjen e veprimtarisë kriminale të fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga drejtuesi i grupit kriminal, person me rrezikshmëri shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shpallet në kërkim njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal, i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë momentit të kapjes nga Policia, drejtuesit të grupit kriminal i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete.

Po gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar edhe 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër,  forcat “Shqiponja” dhe ato Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes  pa leje, si dhe për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet policore në lidhje me një grup kriminal që kryente organizimin, financimin, kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, bashkia Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alavana“.

LEXO EDHE:  LSI braktis betejën/ Nuk paraqitet në Kolegjin Zgjedhor për ankimimet

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 01.09.2020, ky shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. L.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e njërit prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, në banesën e shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, si dhe të personit të shpallur në kërkim”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksion policor në Lezhë/ Policia bllokon automjetin plot kannabis  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Lezhës ka zhvilluar një aksion në hyrje të qytetit, ku janë arrestuar disa persona. Sipas Abc news, janë sekuestruar lëndë narkotike, kannabis brenda një automjeti në të cilin ndodheshin disa persona.

Njëri prej tyre ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivë, të cilët qëlluan me armë në ajër gjatë operacionit.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Shefit të Kardiologjisë/ Mjekët e Shkodrës në protestë

LEXO EDHE:  Mbi 2785 Ha tokë nën ujë/ Shkodra jep alarmin: Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë



Ata janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje ndëra pritet që lënda e sekuestruar të analizohet dhe identifikohet nga marrja në pyetje e personave që ndodheshin në makinë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mashtroi një shtetas dhe paraqiti të dhëna të rreme/ Arrestohet në flagrancë punonjësi i policisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,

SHÇBA ka vënë në pranga një punonjës të policisë, me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi S.F..i cili akuzohet se në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë kanë arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, S.F., me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.



LEXO EDHE:  E rëndë në Shkodër/ Plagoset me thikë një person

LEXO EDHE:  “Nuk është as PD as unë organizatorë të protestës”/ Voltana Ademi reagon pas procedimit penal

Arrestimi i 26-vjeçarit u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe dy aparate celularë. Është bërë shoqërimi i tij në DVP Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SHÇBA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese vijon luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhdukja e biznesmenit në Tiranë/ Policia zbardh detajet, dyshimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia ka dhënë detaje në lidhje me lajmin e publikuar sot në media, për zhdukjen e një biznesmeni në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është bërë kallëzimi në komisariatin numër 5, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha.

Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021 https://www.asp.gov.al/raporti-i-ngjarjeve-per-72-oret-e-fundit-policia-e-shtetit-104/).

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.”-thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Përpleshje me armë në Shkodër/ Plagoset rëndë një person

LEXO EDHE:  LSI braktis betejën/ Nuk paraqitet në Kolegjin Zgjedhor për ankimimet



Më tej, policia bën të ditur se “Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”./CNA.al

Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia shoqëron mikun e tij

LEXO TE PLOTE