LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kreu i Anti Terrorit Gledis Nano merr sot detyrën/ Prezantohet si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

7 Tetor 2021, 07:49, Aktualitet CNA
Ish-kreu i Anti Terrorit Gledis Nano merr sot detyrën/ Prezantohet si

Sot është prezantuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Ai e mori këtë detyrë pas largimit të Ardi Veliut.

Ky i fundit, në ceremoninë e prezantimit ka thënë se gjatë punës së tij është karakterizuar nga  korrektësia dhe ndershmëria.

 ?Ndihem i privilegjuar që kam mbajtur këtë post. Jam përpjekur të bëj më të mirën të mundshme. Që nga dita ime e parë me këtë uniformë jam edukuar ti shërbëj qytetarëve të mi. Jam mbështetur në 3 shtylla- ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e shtetit është më mirë se dje falë kësaj pune të madhë që është bërë. Kemi përballuar tëmetin dhe sfidat e tij, ishim të parët që shpëtuam jetën e qytetarëvë. Kam mirënjohje për të gjithë kolegët?, është shprehur Veliu.

 Ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vlerësuar punën e Veliut, të cilat tashmë i është fik kandili.

 Kush është kryepolici i ri, Gledis Nano?

Gledis Nano vjen nga një karrierë gati 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku 5 vitet e fundit i ka pasur në krye të Antiterrorit, ku ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe ka udhëhequr operacione të vështira, siç ishte riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë nga kampi i ferrit në Siri ?Al-Hol?, zbulimi i një celule terroriste që planifikonte sulme në Tiranë, dëbimi i diplomatëve iranianë, etj.

Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia.

Nano e ka nisur karrierën e tij në Policinë e Korçës, më pas ka drejtuar sektorin e Krimeve në Policinë e Vlorës, e më pas është emëruar në Tiranë. Në vitit 2013, ai u mor me hetimin e dosjes së ?Imamëve?.

Gjatë viteve të karrierës, Gledis Nano është vlerësuar herë pas here nga Policia e Shtetit dhe së fundmi në gusht të këtij viti u vlerësua dhe nga ambasada amerikane me certifikate vlerësimi.

Gledis Nano mbante gradën ?drejtues i parë? dhe pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit mori gradën ?drejtues madhor?./CNA.al

Lajmet e fundit nga