Connect with Us

Hysaj ndez “motorrët”: I kemi mundësitë, duam 6 pikë në dy ndeshjet

Sport

Hysaj ndez “motorrët”: I kemi mundësitë, duam 6 pikë në dy ndeshjet

Publikuar

-

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Hungarisë, që kuqëzinjtë do të zhvillojnë ditën e shtunë në transfertë. Në prononcimin para gazetarëve, futbollisti i cili aktivizohet te Lacio në Serinë A, u shpreh:

Atmosfera në prag të sfidës ndaj Hungarisë – Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë. Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë ndeshje.

Çfarë duhet bërë më mirë në mbrojte-  Me Poloninë kemi gabuar ne, e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, e thamë që kemi gabuar në disa raste. Por kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishme. Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë tani në Hungari, ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi.

Me sa pikë do të jemi të kënaqur në këto dy ndeshje? – 6 pikë, ne shkojmë për 6 pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup, shkojmë motivisht shumë lart për t’i fituar të dyja sepse i kemi mundësitë. Duhet të besojmë te vetja jonë.

Çfarë presim nga Hysaj në ndeshjen ndaj Hungarisë – Shpresoj që të japim maksimumin, mos të bëj gabime dhe shpresoj ndonjë top për Cikalleshin apo sulmuesin që do të bëjë golin.

Ndieni presion për të fituar me Hungarinë? – Unë besoj se nuk do të jetë presion, por shpresoj që çunat ta marrin sa më “ vështirë” këtë ndeshje sepse me të vërtetë është një ndeshje e rëndësishme për ne, që të shkojmë të përqëndruar për të dhënë maksimumin dhe për të dalë më tre pikët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

FOMACIONI ZYRTAR/ Strakosha në portë, zbulohen titullarët. Ja si rreshtohen kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të luajë ndaj Anglisë, sfidën e parafundit të kualifikuese të Kupës së Botës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e “Wembley” dhe do të nisë në orën 20:45. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.

Trajneri Reja ka vendosur që Armando Broja të jetë në fushë, ndërsa në sulm do të luajnë Cikalleshi dhe Uzuni. Bajrami ka fituar balotazhin me Çekiçin dhe Laçin dhe do luajë në mesfushë së bashku me Baren dhe Gjasulën. Në mbrojtje, Veseli do të marrë vendin e Gjimshitit që është I dëmtuar, ndërsa Kumbulla dhe Ismajli do të formojnë 3-shen e qendrës së mbrojtjes.



Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpresat zhgënjejnë në pjesën e parë, 2 gola të pësuar ndaj Sllovenisë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja Shpresa e ka mbyllur në disavantazhin e dy golave, pjesën e parë ndaj Sllovenisë U-21 në transfertë.

Ndonëse e nisën shumë mirë ndeshjen, duke fituar penallti që në minutën e dytë, kuqezinjtë nuk ia dolën të kalojnë dot në avantazh. Ishte Ernest Muçi ai që gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e gjuajtur topin jashtë.

Atë që nuk e bëri Shqipëria, e bëri kundërshtari, që shënoi dy herë, me Bosilj në minutën e 8-të dhe me Matko në minutën e 24-t. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përpiqen të reagojnë në pjesën e dytë, për të tentuar të paktën një barazim.

LIVE| SLLOVENI U-21- SHQIPËRI U-21 2-0

7′ Bosil, 24′ Matko

24′ GOL Sllovenia 2-0/ Tjetër përgjumje e kuqezinjve, sllovenët dyfishojnë shifrat pas një goditje standarde. 



7′ GOL Sllovenia 1-0/ E pabesueshme çfarë ndodh, sllovenët na ndëshkojnë pas një aksioni pa perspektivë.

3′ Çfarë gabimi nga ana e Ernest Muçit. Sulmuesi godet keq nga pika e 11-metërshi duke gabuar totalisht.

2′ Ndërhyrje e gabuar ndaj Kristian Asllanit, ka penallti për Shpresat. Start i shkëlqyer nga kuqezinjtë.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Nedim Bajrami merr numrin e Manajt, FSHF-ja zbulon fanellat e Kombëtares për ndeshjen ndaj Anglisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje ndaj Anglisë, sfida e parafundit e kualifikuese të Kupës së Botës. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Wembley” dhe do të nisë në orën 20:45. FSHF-ja përmes një postimi në rrjetet sociale ka fanellat për ndeshjen e sotme.

Kuqezinjtë do të luajnë me fanella të bardha, fanellat e dyta duke qenë se luajnë në transfertë. Siç duket do të ketë një kompromis me dy Kombëtareve pasi Anglia, fanellën e parë zyrtare e ka të bardhë, por sot me shumë mundësi do të luajnë me blu, fanellat e dyta.



Në videon e postuar nga Federata shihet edhe që Nedim Bajrami ka ndryshuar sërish numrin e fanellës. Ai ka marrë numrin 10 që mbahej nga Manaj, por duke mungesën e sulmuesit lushnjar, Bajrami ka vendosur të mbajë numrin e tij të preferuar.

LEXO TE PLOTE