Connect with Us

Grida Duma gjuan…/ Ja cilit ia ka vënë syrin në Kuvend

Politikë

Grida Duma gjuan…/ Ja cilit ia ka vënë syrin në Kuvend

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

E emocionuar madje-madje me lot në sy, Grida Duma është shfaqur sot e shqetësuar në foltoren e Kuvendit.

Duke folur për varfëri, me veshjet e shtrenjta në trupin e saj, Duma i ka hedhur sytë nga zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj.

Nuk është hera e parë që e gjuan në distancë, pa i  përmendur emrin, vetëm duke e përkufizuar me deklarata që herë-herë duken edhe si përkëdhelëse nëse do ta ndalonim tek toni i zërit të saj.

…Me elokuencën e dobët letrare që nuk e citoi dot si duhet Migjenin”, ka thënë Duma, duke iu referuar Ahmetajt.

Por nuk ka marrë përgjigje nga Ahmetaj, asnjë reagim prej tij, atë që ndoshta Duma priste.

Edhe më herët kur ajo ka tentuar të zhvillojë debat me të, Ahmetaj nuk ka reagur.

LEXO EDHE:  “Santo file”/ Top Story hides Irfan Hysenbelliu, Grida Duma, and the last phone call

Kujtojmë se në fund të Shtatorit, Duma reagoi ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për rritjen e çmimit të bukës,

“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme”, shkruan Duma në rrjete sociale, duke hedhur edhe videon e intervistës së Ahmetajt.

Por, sot edhe pse e kishte në një ambjent, nuk mori asnjë kundërpërgjigje prej tij./CNA.al

Rritja e çmimit të bukës/ Grida Duma “gjuan” Arben Ahmetajn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Endira Bushati kritika Bashës/ Në ditë zie gjen kohën për ‘shkarkime’ në FRPD

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati ka kritikuar kreun e PD, Basha, s ai takon vendimit të këtij të fundit për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD.

Bushati shprehet se Basha në vend që të reagojë për çështje me interes publik, të tilla si vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 Qershorin apo abstenimin e PD në Parlament për borxhin 770 milionë euro, përkundrazi, edhe në ditë zie gjen kohë për të ‘shkarkuar’ drejtuesit e FRPD.

“Pikërisht këtë javë, kur të gjithë kritikët e tij, rezervoheshin për shkak të zisë familjare….



LEXO EDHE:  Degjeneron debati te Integrimi/ Sadri Abazi–Grida Dumës: Ulur e kam, por e ngre kur të duash

LEXO EDHE:  “Santo file”/ Top Story hides Irfan Hysenbelliu, Grida Duma, and the last phone call

LB hesht për abstenimin e PD në Parlament për borxhin 770 milionë euro….Hesht për Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit….

Por….gjen kohën….edhe në zi…..për të “shkarkuar” drejtuesit e FRPD, gjoja në emër të garës….Vetëm e vetëm se Belind Këlliçi Kryetari i FRPD dhe Kryesia e FRPD mbështet Foltoren e Sali Berishas….dhe do të organizojnë të dielën takimin me të rinjtë, takimin e shpresës….

Në kundërshtim me Statutin e FRPD….sigurisht….11 Dhjetori 2021….sa larg!”, shkruan Endira Bushati në rrjetin social Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministrja hap Akademi për barinjtë/ “Do dalim në kërkim të të rinjve”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisinë, ka pohuar se do të hapet një Akademi për të rinjtë, të cilët  dëshirojnë të marrin profesionin e bariut, për të cilin ajo tha se duhet ruajtur me fanatizëm sepse është diçka e trashëguar.

Më tej ministrja shtoi se do të dalin në kërkim të të rinjve që duan të bëhen barinj, të cilët do të subvencionohen për këtë gjë.



“Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët…po, po zonjë…është e vështirë, e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Pse s’shkon të bëhesh ti bari?

Njerëzit kërkojnë diçka më të lehtë. S’është çështje shkolle, është një profesion i trashëguar që në duam ta ruajmë atë. Ne do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë dhe do i subvencionojmë. Do u themi ejani bëjeni këtë sepse do t’ju subvencionojmë, jo për krerë, por për mbajtjen e tufës”, tha ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Veprime të ulta e të pamoralshme”/ Sekretari i FRPD “shuplakë” Bashës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD u shpreh se vendimi i Lulzim Bashës shkel rëndë statutin, duke theksuar se veprimi i tij vjen pas firmosjes se 75% e anëtarëve të FRPD për të qenë pjesë e Foltores.

Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, ai tha se veprimet e Bashës janë të ulta dhe të pamoralshme.



Ky është veprim. Veprimi i ndërmarrë shkel rëndë statutin. Gjithashtu ky veprim shkel statutin e PD duke tejkaluar kompetencat e kryetarit. Ky veprim vjen pas firmosjes në masën 75% nga anëtarët e FRPD-së për të marrë pjesë te Foltorja. Ky veprim vjen pasi kryetari deklaroi se do marri pjesë në Foltore. E konsiderojmë nul. I bëjmë thirrje Bashës, që nuk do të lejojmë tentativa kërcënimi. Nuk lejojmë shkeljen e rregullave. Të tërheqë menjëherë lajmërimin e nxjerrë. E konsiderojmë hakmarrje ndaj FRPD-së. Statusi përcakton qartë hapjen e zgjedhjeve e përcakton FRPD. Së shpejti do ju dërgoj statutin e PD-së. Veprime të ulëta, të pamoralshme”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE