Connect with Us

Foltorja nisma e vetme politike për demokraci/ Ish ministri: Berisha po bën atë që se bëri dot Luli

Politikë

Foltorja nisma e vetme politike për demokraci/ Ish ministri: Berisha po bën atë që se bëri dot Luli

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar “Foltoren” e iniciuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ai është ndalur tek entuaziasmi që Berisha ka sjellë demokratët.

“Padyshim nuk duhet promovuar ky dimension, por nuk mund të rrimë pa lexuar faktin se jugu i Shqipërisë po e pret më me entusiazëm foltoren e Doktorit.

Kjo është një shenjë e mirë dhe sa më takon më pëlqen pa masë.

Shqipëria është shumë e vogël si dhe, ne shqiptarët jemi shumë pak për t’u ndarë në veri dhe jug. Për fat të keq prej shumë vitesh ky dallim i theksua disi.

Ndoshta kjo nismë e Doktorit “Tropojan” mund të ndihmojë disi për ta shuar këtë ndasi absurde.

Nga ana tjetër është gjithashtu e vërtetë që ne “veriorët” nuk e demonstrojmë shumë entusiazmin. Nuk na pëlqen hiç të duartrokasim”, është shprehur Manjani.

LEXO EDHE:  4 herë ministër, 5 herë deputet/Deputeti i PD tregon çfarë do bëjë në vijim

Sipas të njëjtit foltorja është sot për sot nisma e vetme politike për demokraci dhe Berisha po bën atë që Basha se bëri dot kurrë.

Nejse, foltorja është sot për sot nisma e vetme politike për demokraci.

Ky është gjithashtu fakt!

Për shkaqe të ndryshme dhe për disa persona Berisha mund të mos jetë më i pëlqyeri, por që po drejton një lëvizje për demokraci nuk mund ti mohohet.

Minimalisht po bën atë punë që nuk arriti e nuk arriti ta bëjë Luli që është të paktën 30 vite më i ri në moshë.

Pavarësisht se Foltorja është lëvizje e brendshme në PD, unë jam me të”, shkruan më tej Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga Shqipëria për në Korenë e Jugut/ Audimet për largimin e Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Mediat e huaja kanë përmendur sërish emrin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si një kandidatet potenciale për ambasadore në Korenë e jugut, duke e lidhur këtë aludim edhe me origjinën e saj.

Nga ana tjetër, Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan, që nga dorëheqja e Harry Harris.

“Rreth nëntë muaj në presidencën e tij, Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka emëruar ende një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm në gjeopolitikën e Azisë Lindore”, shkruan The Korea Times.

“Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,” tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump, i cili e bëri “Amerika e para” politikën e tij kryesore. Megjithatë mesazhi nuk është zhytur ende pasi rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së mbeten ende vakante – me Korenë e Jugut që është një prej tyre.

LEXO EDHE:  Basha provokon revolucion/ Mos zgjidhni largimin, ngrihuni, luftoni

LEXO EDHE:  Basha mbrëmë te Fevziu/ Shqipëria do të shkojë në mosbindje civile

Sipas Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, 95 nga 189 pozita ishin vakante që nga 4 nëntori.



Vetëm shtatë nga të emëruarit për ambasadorë të presidentit Biden janë konfirmuar, që nga koha kur ai mori detyrën.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Biden mori detyrën.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur për këtë post./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashën e braktis një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Arben Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.

Sipas burimeve të CNA.al, Kashahu ka dhënë dorëheqjen e parevokushme. Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të.



Kashahu e ka mbajtu për 4 vite postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të qeshur e për të qarë”/ Spaho-Bashës: Ia kalon edhe ‘Ali Komikut’

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha, pas deklaratës së këtij të fundit kundrejt ish-kryeministrit Berisha.

Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar ate me nofkën “Ali Komiku.

“Hajde mos u gajas!!!

Ne kohen e luftes se dyte te Gjirit, ne Bagdad ishin dy Ali.



I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marre nga programi i armeve kimike qe drejtonte.

I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zedhenesi i rregjimit te Sadamit. Emrin ja vune gazetaret nderkombetare sepse sa me shume avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq me shume dilte Aliu i propogandes dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit.

PD e Lulit, ne se ka nje te tille, eshte bere per te qeshur e per te qare. Le kur thote qe koha e Berishes ka mbaruar dhe do prese tubin e oksigjenit qe Berisha i jep Rames!!! Ja kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE