LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Zbulohen ministrat e Bashës në bashkëqeverisje me Ramën

7 Tetor 2021, 07:40, Satire Politike CNA
Ekskluzive/ Zbulohen ministrat e Bashës në bashkëqeverisje me

Bashkëqeverisja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka më asnjë dyshim. Tashmë jemi përballë faktit, se kemi një opozitë formale dhe fasadë që propozon, dhe Rama miraton.

Apo dhe fakti tjetër që Rama denoncon dhe Opozita i jep mbështetje, siç ishte kriza energjitike. Kryeministri Rama, siç nuk ndodh në asnjë vend të botës doli në media e paralajmëroi krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve. Denoncime të tilla në fakt duhet t?i bëjë Opozita, por në këtë rast Rama bëri denoncimin, Opozita doli i dha mbështetje.

Vetëm pak orë pas deklaratës së Ramës, doli Lulzim Basha dhe i ?erdhi në ndihmë?, Ramës, duke i propozuar shtatë pika.

Por, bashkëqeverisja ka filluar edhe në parlament me miratimin nga të dy palët, për zgjatjen e afateve të Komisionit të Vettingut, me dakordësinë për Reformën Administrative, apo edhe për Reformën Zgjedhore.

Pra, janë këto detaje që tregojnë bashkëqeverisjen në parlament.

Por, CNA.al ka mësuar se do ketë edhe bashkëqeverisje të vërtetë, do ketë edhe ndarje pushteti.

Për këtë çështje mesa duket Lulzim Basha ka vendosur dhe ?ministrat? e tij që do ndajnë pushtetin me Ramën.

Pra marrëveshje për të ndarë para, tendera, punësime etj.

Gojët e liga thonë se edhe në Slloveni ka pasur një takim Rama-Basha, për të konfirmuar ?ministrat? e Lulit, që do i shërbejnë Ramës.

Kryeministri Edi Rama pazare direkt me Lulin

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj do mbulohet nga Ervin Salianji

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi do mbulohet nga Gazment Bardhi.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi do të mbulohet nga Grida Duma.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj do të mbulohet nga Elda Hoti.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca do të mbulohet nga Enkelejd Alibeaj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, do të mbulohet nga Jorida Tabaku.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të mbulohet nga Albana Vokshi.

Ministrja i Mjedisit, Mirela Kumbaro do të mbulohet nga Belind Këlliçi.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi do të mbulohet nga Ina Zhupa.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të mbulohet nga Agron Gjekmarkaj.

Xhelal Mziu do të mbulojë ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Një vend në ?kabinet? pritet ta ketë edhe Fitim Zekthi, i cili do të mbulojë Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Alfred Rushaj mësohet se ka pasur debate të forta me Lulzim Bashën dhe përfundimisht është vendosur të jetë me dy poste, të mbulojë Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin.  

Po ashtu burimet thonë se Basha nuk do lërë asnjë vend për aleatët. Do i mbajë të gjitha për vete.

Këta janë ministrat që do koordinojnë me ministrat e kabinetit ?Rama 3?.

Kjo nuk është një qeveri hije, por është bashkëqeverisja Rama-Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga