Connect with Us

E ardhmja e trajnerit të Kukësit, zbulohet vendimi i Gjicit

Sport

E ardhmja e trajnerit të Kukësit, zbulohet vendimi i Gjicit

Publikuar

-

“Nuk e di nëse do të vazhdoj të jem pjesë e Kukësit”, ishte kjo fraza që trajneri Diego Longo tha pas ndeshjes me Teutën, duke ngritur hipotezat për një largim të mundshëm të teknikut italian nga pankina e skuadrës verilindore, megjithatë, gjithçka është qartësuar këtë të enjte, me trajnerin Longo që është kthyer në mesditë në Tiranë.

Menjëherë pas mbërritjes, italiani ka pasur një takim me presdientin e nderit Safet Gjici, bashkë me kapitenin Gjelbërim Taipi. Burime pranë klubit verilindor tregojnë se për më shumë se dy orë Gjici dhe Longo së bashku me kapitenin e skuadrës kanë diskutuar për ecurinë e skuadrës në javët e para, ndërsa në fund 45-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Gjici, për pjesën e mbetur të kampionatit, duke shuar dhe mundësinë e largimit të italianit.

Seanca stërvitore e kësaj të enjteje u zhvillua pa praninë e Longos, megjithatë italiani do të jetë në krye të skuadrës duke nisur nga e premtja, ku do të vijojë përgatitjet për takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Maliqin, ndërsa më pas do të luajë ndaj Partizanit me datën 17 tetor në tranasfertë.

Kukësi renditet në vendin e  tretë me 7  pikë në 4 ndeshjet e para, një më pak se Tirana dhe Teuta që pozicionhen në dy vendet e para. Verilindorët janë skuadra që kanë shënuar më shumë gola në këtë fillim edicioni, plot 10 të tillë, ndërsa kanë treguar se problemet më të mëdha i ka në mbrojtje ku kanë pësuar 7 gola, duke qenë mbrojtja e tretë më e dobët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Brdaric: Ndeshje perfekte, rezultati duhej të ishte ndryshe

Publikuar

-

Nga

Thomas Brdariç e ka cilësuar barazimin e sotme ndaj Teutës si të mirë sa i përket mënyrës së lojës të ekipit që luajti një orë me një lojtar më pak. Tekniku tha për “SuperSport’ se ekipi kishte bërë ndeshjen thuajse perfektë ndaj durrsakëve.

“Mendoj se duhet të lavdëroj ekipin për përkushtimin, duke luajtur 60 minuta me një lojtar më pak. Ndaj kampionëve të sezonit të kaluar, ishte një ndeshje perfekte, nëse do të shënonim golin e parë, rezultati do të ishte pak më ndryshe.

Ne fitojmë e humbim bashkë, ka raste që barazojmë. Ne nuk fituam se ishim me një lojtar më pak ndaj Skënderbeut e Teutës, ekipi ka shumë mentalitet, zemër dhe ka fuqinë që të kalojë këto telashe



Në shtyjmë lojtarët që të japin maksimumin e tyre. Nuk e kam parë mirë situatën, do të flasim me lojtarët që të shmangim kartonë të kuq. Kur e shoh është një veprim budallenjsh. Ishte ndoshta pak e ekzagjeruar. Por nuk e quaj një gabim të madh se Aralica donte të kapte topin, por e interpretoi situatën paksa gabim.

Ishte një ndeshje e veçantë se ndryshuan trajner, e ne kishim gjithçka nën kontroll. Teuta nuk është ekip i keq, se duhet të jesh i kujdesshëm që në minutat e parë, deri te të fundit. Ne bëmë këtë ndërhyrje budallaqe që mund të evitohej dhe gjërat mund të shkonin ndryshe po të mos ishte ajo situatë”, tha Brdariç.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta dhe Vllaznia e mbyllin në “paqe”

Publikuar

-

Nga

Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë sot nga një pikë në barazimin mes tyre në “Elbasan Arena”. Një sfidë shumë interesante e mbyllur me shifrat 1-1, ku nuk munguan rastet e golat spektakolarë.

Sfida foli më shumë për Vllazninë që ishte kërkuese dhe rrezikoi disa herë portën e durrsakëve. Por një karton i kuq i Aralicës pas gjysmë ore lojë, ndryshoi disi ritmin e sfidës.



Durrsakët shënuan të parët me Gjorgiev, por Vllaznia edhe në inferioritet numerik sulmoi pareshtur derisa gjeti golin me Latifin. Rastet nuk munguan deri në fund të sfidës, por shifrat nuk ndryshuan më, duke u mbyllur me barazimin 1-1.

LEXO TE PLOTE

Sport

U mundën 5-0 nga Laçi, Shkëmbi fajëson lojtarët: Nuk treguan karakter

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, e ka cilësuar një mungesë karakteri atë që shfaqi sot skuadra e tij në fushën e lojës. Pas humbjes të thellë 5-0 ndaj Laçit, trajneri deklaroi për “SuperSport” se nuk kishte asnjë shpjegim tjetër dhe se lojtarët duhej të merrnin përgjegjësitë që të dilnin nga kjo situatë.

“Mendoj se Dinamo nuk tregoi karakter. Është e vërtetë që pas 1-0 patëm mundësi të barazonim, në momentin kur po bënim trysni të porta kundërshtare, u goditëm me golin e dytë. Pastaj ishte si fotokopje e ndeshjes me Tiranën, ekipi nuk tregoi karakter dhe tregoi që dorëzohemi shpejt. Ky ishte problemi.

Nuk jam nga ata që mund të flas për futbollistët, por sot është e qartë që golin e parë e dhuruam, dhe nëse nuk ke karakter të luftosh nga sulmuesi te lojtari i fundit, është e vështirë. Nëse nuk bëjnë të gjithë 100% punën e tyre, atëherë do të kemi probleme siç e treguam sot.



Kjo në këtë moment zgjidhet duke marrë përgjegjësinë e duke qenë të përgjegjshëm të gjithë. Të paktën sot duhet të kërkojmë falje klubit, presidentit e tifozëve se ishte e turpshme. Nëse secili merr përgjegjësitë e duhura… Nëse në ndeshje japim sa stërvitemi çdo ditë, mendoj se nuk do të ishin e nuk do të jenë këto rezultate. Karakterin ose e ke, ose jo, por në futboll duhet ta kesh se ndryshe turpërohesh ashtu siç ndodhi sot.

Ndeshjet janë afër, ngelet të merremi me gabimet e sotme. Në ndeshjen e ardhshme është ndaj Teutës, kalendari sa vjen e vështirësohet, por e them që nëse nuk ndryshojmë karakterin, do të kemi probleme. Por jam me shpresë që kemi karakterin e duhur që ta kuptojmë që duhet të ndryshojmë.

Ndoshta ka lojtarë që akoma nuk e kuptojnë se çfarë kërkon ky klub e për çfarë është investuar. Por mendoj që në momente, humbëm në momentin e mirë. Pas pësimit të golit të parë për disa minuta arritëm të riktheheshim, pas të dytit u duk një dorëzim i të gjithë lojtarëve, nuk dua të veçoj asnjë, por i gjithë ekipi u dorëzua”, tha Shkëmbi.

LEXO TE PLOTE