Connect with Us

Debati Rama-Basha në Parlament/ Bushati: Për hir të fakteve që sollën, e fitoi Lulzim Basha

Aktualitet

Debati Rama-Basha në Parlament/ Bushati: Për hir të fakteve që sollën, e fitoi Lulzim Basha

Publikuar

-

Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë debatuar sot në Kuvend, dhe për këtë debat, analisti Andi Bushati tha në “Shock” se e ka fituar Lulzim Basha.

“Debatin sot Rama-Basha në Parlament, për hir të fakteve që sollën, e fitoi Lulzim Basha”, u shpreh Andi Bushati.

Mirëpo sipas Andi Bushatit, Lulzim Basha është i aftë për të evidentuar të metat e qeverisjes së Edi Ramës, por nuk ka mjetet “për të luftuar regjimin”.

LEXO EDHE:  Rama thirrje publike Bashës/ Frenohu, po bën dëm të madh!

Analisti Bushati përmendi se Lulzim Basha ka fituar “debatin për dekriminalizimin, debatin që ministrat e brendshëm të Edi Ramës janë të përfshirë në drogë, që Rama vjedh me koncesione”.

Për analistin, e meta e Lulzim Bashës është në faktin që sipas tij, kreu i PD-së nuk di të përballet./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarri në banesën në Gjirokastër/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

E rënë në Sarandë/ Shkrumbohet banesa, digjet brenda dhe 54- vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital, 12 vjeçarja e cila u lëndua nga flakët që përfshinë banesën në Gjirokastër.

Pak më herët u raportua se e mitura kishte marrë plagë ndërsa ishte transportuar në spital.

Ndërsa në një njoftim të fundit nga policia, mësohet se 12 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Gjirokastër/Informacion paraprak.



Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

LEXO EDHE:  Video- Nëna e të miturit që u arrestua flet për CNA.al/ Djali nuk është mirë, Rama ti vër gishtin kokës

LEXO EDHE:  Rama thirrje publike Bashës/ Frenohu, po bën dëm të madh!

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi  I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë  dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftohemi nga Spitali se 12 vjecarja ka ndërruar jetë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrebeshe shiu në Librazhd/ Shpërthejnë pusetat, përmbyten disa zona

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit.

Pas Vlorës, mësohet se probleme ka edhe në Librazhd.



Rruga e Policisë, rruga e Spitalit, rruga që futesh në qendër të qytetit raportohet se janë përmbytur ku edhe ka pasur një shpërthim të ujërave të zeza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër, lëndohet e mitura

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Një banesë është përfshirë nga flakët mbëmjen e sotme në fshatin Dervician të Gjirokastrës.

Sipasojë e flakëve mësohet se një vajzë rreth 16 vjeçe ka mbetur e lënduar. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.



Shkak i zjarrit dyshohet se  është bërë ngrohësja në banesë./CNA.al

LEXO TE PLOTE