Connect with Us

Bushi zgjedh formacion sulmues, asi i Partizanit e nis titullar. Shikoni si rreshtohen Shpresat ndaj Andorrës

Sport

Bushi zgjedh formacion sulmues, asi i Partizanit e nis titullar. Shikoni si rreshtohen Shpresat ndaj Andorrës

Publikuar

-

Kombëtarja Shpresa do të luajnë ditën e sotme në orën 19:00 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2023”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, vijnë në këtë përballje pas disfatës 0-4 ndaj Çekisë, teksa fitorja është detyrim në përballjen e sotme.

Sa i përket formacionin, Bushi do të hedhë në fushë një formacion sulmues 4-3-3 duke aktivizuar titullar sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka, Asllani, Karrica, Çelhaka, Dobra, Muçi, Cara, Trajner: Alban Bushi

ANDORRA: Gimenez, Gerrero, Vales, Trave, Ines, Pubil, Izkulerdo, Myler, Planes, Garsia, Ubaç, Trajner: Eloi Kasals

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Gol dhe asist në 3 minuta, Jurgen Bardhi bëhet hero në Turqi

Publikuar

-

Nga

Jurgen Bardhi, ish-mesfushori i Partizanit, po përjeton një sezon fantastik në kategorinë e dytë turke, duke u bërë shpesh protagonist me skuadrën e Tuzlaspor. Ekipi i cili në fakt po kalonte një krizë të vogël pas tre humbjeve radhazi, është kthyer te sukseset vetëm falë magjive të mesfushorit shqiptar. Në ndeshjen kundër Denizlispor, Bardhi ishte protagonisti absolut i ndeshjes të fituar me shifrat 3-0 falë një paraqitje të jashtëzakonshme në 5 minutat e fundit. Pikërisht në minutën e 85-të ishte Bardhi ai i cili shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij.

Vetëm 2 minuta më vonë, ai fitoi një top në gjysmëfushën e tij duke nisur një kundërsulm të shpejtë e dhënë asistin për golin e Basaran, ndërsa ndeshja më pas u mbyll 3-0 me një tjetër gol në minutat shtesë. Për Bardhin, ky ishte goli i dytë në kampionatin turk, ku ka dhënë edhe dy asiste në 11 paraqitjet e deritanishme.



Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Istanbulspor është kthyer te fitoret falë dyshes shqiptare Et’hemi-Topalli. Ish-mesfushori i Kukësit shënoi ndaj Menemenspor në minutën e 33-të duke festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ftesën e parë nga Maqedonia e Veriut. Kurse në minutën e 37 e kishte radhën sulmuesi i Kosovës që të gjente rrugën e rrjetës, në takimin i cili u pezullua në minutën e 62-të, pasi nuk mund të luhej më për shkak të mjegullës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi blindon “yllin” e mesfushës deri në vitin 2026

Publikuar

-

Nga

Interi nuk ka ndër mend të heqë dorë nga elementët më cilësorë që në përbërje dhe tashmë ka nisur rinovimet afatgjata me ata të cilët ishin pranë fundit të marrëveshjeve të tyre apo për të cilët kishte nevojë për përmirësim të kushteve ekonomike.

Një prej tyre është Nikolo Barela, i kthyer në zbulimin e zikaltërve në sezonin e titullit, duke bërë shpesh diferencën për skuadrën që mbylli edicionin duke ngritur lart trofeun e Serisë A. Klubi ishte prej kohësh në bisedime me lojtarin dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes së re.



“FC Internacionale Milano komunikon se ka arritur akordin për zgjatjen e kontratës së lojtarit Nikolo Barela. Mesfushori i datëlindjes 1997 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2026”, shkruhej në njoftimin e Interit për lojtarin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi “përzë” tifozët e Fiorentinës nga stadiumi

Publikuar

-

Nga

Juventusi do të presë pasditen e nesërme Fiorentinën në stadiumin ‘’Alianz’’. Kjo është një sfidë mjaft e rëndësishme për bardhezinjtë, pasi vijnë pas dy humbjeve radhazi në Serinë A.

A view shows empty tribunes prior to the Italian Cup (Coppa Italia) semi-final second leg football match Juventus vs AC Milan on June 12, 2020 at the Allianz stadium in Turin, the first to be played in Italy since March 9 and the lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. (Photo by Miguel MEDINA / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Por një ditë para ndeshjes, tifozët e Fiorentinës kanë refuzuar të jenë prezent në stadium për një arsye shumë mediokër. Shitja e biletave bëhet në faqen online të Juves, dhe për të blerë një biletë duhet të regjistrohesh si tifoz bardhezi.



Kjo është kundërshtuar nga tifozët violë të cilët pretendojnë se nuk mund të detyrohesh të regjistrohesh si tifoz për të blerë një biletë. Për këtë ka reaguar dhe kapiteni i Fiorentinës, Kristian Biragi, i cili ka dënuar këtë politike të bardhezinjve.

‘’Na vjen keq sepse nuk do të kemi mbështetjen e tifozëve dhe sepse nëse arrijmë një rezultat do të donim ta ndanim me tifozët tanë. Megjithatë. kohët e fundit u kthyen dhe menjëherë bënë një ndryshim. Duke ditur që nuk do të ketë faj të tjerët dhe jo ata, më vjen shumë keq’’, u shpreh Kristian Biragi.

LEXO TE PLOTE