Connect with Us

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Furnizimi i Tiranës me ujë të pijshëm/ Ahmetaj “ndez” dritën jeshile per qytetarët e metropolit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj në një deklaratë është shprehur se është firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme me Bankën Europiane. Sipas kësaj marrëveshje, Tirana do të jetë e furnizuar 24 orë më ujë të pijshëm.

Ahmetaj është shprehur se projekti do u shërbejë gati 1 milion banorëve dhe synon të garantojë ujë të pijshëm cilësor



“Lajm i mirë për qytetarët e Tiranës. Marrëveshja që ne nënshkruajmë ka komponentë të rëndësishëm. 80 milion janë kredi. Pjesa tjetër do të ofrohet nga buxheti i shtetit, por kryesisht nga ndërmarrja e ujësjellësit të Tiranës. Komponenti i dytë i rëndësishëm është infrastrukturor. Elementi i tretë i rëndësishëm është se nëpërmjet këtij investimi sjellim një burim të ri të ujit të bardhë. Sot projektet që kemi përmendur nuk janë 3D, por pjesë e agjendës kombëtare. Projekti do u shërbejë gati 1 milion banorëve dhe synon të garantojë ujë të pijshëm cilësor. Këto dy vite kemi bërë punën e milingonës për të arritur deri këtu. Kemi bërë të mundur që ky projekt të futet në buxhetet e ardhshme”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari zbulon skandalin/ 600 mijë euro nga buxheti i shtetit, “dhuratë” për një kompani private

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar një tender, të zhvilluar së fundi nga ARRSH, për zgjerimin e rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës me Autostraden Fier-Vlorë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari e cilëson këtë tender si monument të pisllëkut.

Kjo pasi sipas tij janë skualifikuar nga gara 10 kompani, dhe është shpallur fituese kompania “Fusha”, e cila dha ofertën me çmimin më të lartë.

Sipas tij, diferenca nga oferta më e ulët tek oferta fituese është plot 600 mijë euro.

Një tjetër tender i shkëlqyer në infrastrukturë

Ka bërë një tender ARRSH për zgjerimin e rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës me Autostraden Fier-Vlorë. Fondi limit 2.2 milionë euro. Ajo që ka ndodhur aty është një monument i pisllëkut buxhetor.



Kanë skualifikuar 10 ofertat më të ulëta dhe ia kanë dhënë tenderin kompanise së 11-të.

Kush ishte kompania e 11-të? Fusha. Diferenca nga oferta më e ulët tek oferta fituese është plot 600 mijë euro.

Statistikisht, probabliteti që 10 oferta rresht të mos jenë në rregull me kriteret e tenderit është zero. Thjesht është e pamundur të ndodhë. Por si e kanë justifikuar? Kollaj fare.

Të dhjetë ofertat janë skualifikuar thuajse me të njëjtin sebep. Kompanitë nuk kanë patur të kontraktuar ose të punësuar një ekspert për dhënien e ndihmës së parë. Domethënë duhej një infermier me kutinë e ndihmës së shpejtë në kantier.

Kriteret e tenderave të këtyre janë vepër arti. A thua se nuk i kërkohet dot kompanisë, që ka paraqitur oferten më të mirë të pajtojë një ekspert të ndihmës së shpejtë pasi është zhvilluar tenderi. Institucionet e huaja, USAID-i, BE etj etj kështu veprojnë kur bëjnë tendera. Kurse këta tanët jo. Sepse këta nuk kanë qëllim të mbrojnë taksapaguesin dhe ta cojnë garën tek oferta më e mirë për buxhetin. Qëllimi i këtyre është që të përdorin kriteret për ta çuar tenderin aty ku duan.

Si përfundim, këtë infermierin e Fushës, që do të vijë rrotull kantierit të rrugës me kutinë e ndihmës së shpejtë në dorë do ta paguajmë 600 mijë euro ne për vetëm 14 muaj. Njësoj si CEO-n e Goldman Sachsit.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Gaz Bardhi i zë vendin në Kuvend Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancën e radhës parlamentare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një sërë projektligjesh.

Ndërkohë, ajo që ra në sy sot në Kuvend ishte mungesa e kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha.



Por, në mungesë të Bashës, duket se vendin e tij në Kuvend e ka zënë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

LEXO EDHE:  Ndotja në Elbasan/Malltezi: Mungesa e monitorimit lë vend për abuzime

LEXO EDHE:  PD në sulm kundër ish- zyrtarëve të vet dhe në mbrojtje të Kaçit

Sikurse shikohet në foton e mëposhtme, Bardhi ka zënë vendin e Bashës, në seancën e sotme në Kuvend./CNA.al

LEXO TE PLOTE