Connect with Us

“Brenda pak javësh Basha jep dorëheqjen”/ Edith Harxhi bën paralajmërimin e fortë

Politikë

“Brenda pak javësh Basha jep dorëheqjen”/ Edith Harxhi bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, brenda pak javësh do të japë dorëheqjen.

E ftuar në Fax News, Harxhi ka theksuar se, lëvizja e “uraganit” Berisha do ta detyrojë Bashën të largohet dhe do të kthejë shpresën te qytetarët.

“Basha duhet të tërhiqet dhe do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen shumë shpejt, për pak jave mendoj unë, pasi ky që po vjen është një ortek që bëhet sa vjen edhe më i madh dhe i pandalshëm. Një udhëheqës që nuk u bë kurë lider nuk i reziston këtij orteku.

Ne jemi të shkëputur krejtësisht nga realiteti, vizitat e mia në degët e PD unë kam prekur realitetin shqiptar, i cili nuk njihet nga kafenetë e Tiranës as në udhëtimet turistike që bëjmë gjatë verës. Në PD gjen konservator të pastër, gjen folklor të bukur autentik, gjen filozofi popullore, gjen skamjen e vërtetë shqiptare. Baza nuk është e çoroditur fare, por njerëzit janë më mirë të orientuar politikisht sesa ata që janë në Tiranë madje edhe më shumë se drejtuesit politik”, ka deklaruar Harxhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foltorja “ndez” nesër Tiranën/ Berisha mesazh të rinjve të FRPD-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha, do të zhvillojë nesër një takim me të rinjtë demokratë në kuadër të Foltores,

Takimi do të mbahet në orën 12.00 në amfiteatrin e Akademisë së Arteve.



Një ditë para Foltores më të rinjtë, Berisha ka dalë me një mesazh ku bën thirrje për një PD të bashkuar.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha tregon planin B të opozitës

LEXO EDHE:  “Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik”/ Kadilli tregon pse vendosi të kandidonte

Nesër, ditën e diel me datën 7 Nëntor ne ora 12:00 në amfiteatrin e Akademisë së Arteve mbahet Foltorja me të rinjtë e FRPD. Vetëm të bashkuar fitojmë. Rroftë Rinia demokratike!”, njofton Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e errëta të Bashës/ Tritan Shehu reagon ashpër

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas lëvizjes së Lulzim Bashës, për të bërë zgjedhje në Forumin Rinor të PD-së.
Sipas të njëjti, kjo është një arsye më shumë pse Kuvendi Kombëtar është një domosdoshmëri.

Ndryshe rrezikojmë për më të keqen. Ndërhyrja e pa bazuar në statut dhe larg autonomisë demokratike të organizatave tona partnere, në rastin konkret ndaj FRPD, është një mesazh tjetër i qartë e urgjent për t’u mbledhur në Kuvend dhe evidentuar, sanksionuar, formuluar nga e para në qoftë se duhet, rregullat kolegjiale të bashkëjetesës sonë”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Shehu, thotë më tej se po e pret me optimizëm, 11 Dhjetorin, ditën kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar.



Sipas tij ka ardhur momenti për të realizuar disa hapa dhe për të vendosur disa rregulla.

Unë si një nga themeluesit e PD, ish Kryetar, deputet, si një anëtar i saj, e gjykoj të domosdoshëm këtë dhe e pres me optimizëm 11 Dhjetorin.
Siç duket ka ardhur momenti të realizojmë disa hapa, të vendosim disa rregulla, që fatkeqësisht nuk arritëm, apo arritëm pjesërisht t’i vendosnim në të kaluarën, pikërisht për të sanksionuar të qenurit bashkë nën parimet tona edhe me diversitete brenda tyre.
PD, si një parti e madhe, që aspiron të qeverisë këtë vend të çuar në “buzë të greminës” nga ky regjim tipik lindor, për ta rivendosur në demokraci, prosperitet e Perëndim, së pari duhet të rikonfirmojë qartë e fort brenda vehtes “skeletin” demokratik e tolerant të saj.
Vetëm kështu shqiptarët do të na besojnë dhe ndjekin në aksionet tona politike.
Fatmirësisht një “ere” gjallërie, shprese e optimizmi, po ndjehet me ato “Foltore”, që synojnë pikërisht këtë.
Por, sidoqoftë ky proces tashmë duhet përmbyllur duke u mbledhur e vendosur sëbashku në Kuvendin tonë Kombëtar”, ka shkruar më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shtet mafioz me ligje llastiku”/ Ish ministri i Ramës del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se sot shqiptarët prezumohen nga shteti i tyre minimalisht shkelës ligji dhe maksimalisht mafiozë.

Sipas tij, ligjet janë bërë aq llastik sa është e vështirë të këshillosh dikë ku ndahet e ligjshmja nga e paligjshmja.

“Ligjet në këtë vend janë shkruar për të bërë sa më vulnerabël të jetë e mundur njerëzit. Qeveria nga pak e çdo ditë, përgjatë pandemisë e lëshoi dorën fare, hartoi e miratoi ligje që i bëjnë njerëzit masivisht të dënueshëm.

Tashmë ka ardhur një pikë ku shqiptarët kudo që gjenden, në shtëpi, rrugë, dyqan, në mjedis argëtimi, plazh, në punë po e po, brenda e jashtë shtetit, në kufi po e po, përdorues autoveture apo celulari, kudo e në çdo gjë që bëjnë janë lehtësisht të dënueshëm.

Të dënueshëm administrativisht por edhe penalisht.!!

Ligjet janë bërë aq llastik sa është e vështirë të këshillosh dikë ku ndahet e ligjshmja nga e paligjshmja. Këtë kufi ndarës e ka ndërmend vetëm ai/ajo që e ka në dorë ta ndajë…

Në këtë mjedis qeveria, tashmë cilado qoftë, bën kërdinë. Shqiptari para policit është vulnerabël, sepse kufirin ndarës ndërmjet të ligjshmes dhe paligjshmes e vendos si të dojë polici. Prokurori e gjykatësi po e po. Ata e kanë dhe me formë të prerë…

Ligjërisht shqiptarët prezumohen nga shteti i tyre minimalisht shkelës ligji dhe maksimalisht mafiozë!!!

Nuk ka më prezumim të pafajsisë.

Para njësive ligjzbatuese prezumohemi fajtorë.

Shteti nuk provon më asgjë.

Njerëzit duhet të provojnë që skanë shkelur ligje ose nuk kanë faj!!!

Demokracia në këtë mjedis ka kry punë!



Në këtë mjedis njerëzia joshen më shumë nga maskarallëku sesa nga e drejta dhe liria e tjetrit. Të gjithë duan të bëhen policë, sepse sillen si policë. E kenë vënë re që i këkrojmë hesap njëri-tjetrit me pyetjen “pse flet”?!!

Qeveria, autorja e ligjeve të tilla, bëri edhe përpjekjen e fundit për të patur nën konntroll edhe drejtësinë. Kështu, së bashku me policinë e tejfryrë me kompetenca, drejtësia merr nën përgjegjësi ligjore shtetasit shqiptarë, të cilët duhet t’i japin llogari qeverisë për çfarë bëjnë gjatë ditës e natës.

24 orë në 7 ditë është kështu.

Pra qeveria jo vetëm nuk jep llogari, por kërkon llogari. Ia kërkon kujt ti teket e si ti teket. Me polic, prokurorë ose me të dy së bashku!!! Varet sa i madh është mllefi ndaj atij që përzgjidhet për t’u goditur. Gjykata e terrorizuar nga vettingu nuk është as e lirë e as e pavarur.

Opozita politike zyrtare, jo vetëm që e pranon këtë shtet, por kontribuon me ligje speciale shtesë që çimentojnë goditjen politike e selektive të qeverisë ndaj individëve. Opozita ndan të njëjtin vizion politik sundues si ata që sundojnë sot…

E gjithë lufta politike bëhet kush merr në dorë shtetin. Sepse ligjet janë të gatshme për t’ia futë kujt të duan!!!

Ligjet kriminalizojnë shoqërinë për hiçmosgjë!!

Quajeni vetë si të doni modelin e shtetit ku jetojmë, por shtet demokratik që bazohet mbi individin e lirë e me dinjitet njerëzor nuk është!

Ky shtet thellësisht politik duhet gremisur.

Duhen bërë nga e para të gjitha ligjet. Kushtetuta e para.

*****

P.S. E mira e do të mos presim raportin tjetër ndërkombëtar, as të bindet ndonjë ambasadë, por të plasim sytë e të shohim shtetin ku jetojmë. Është i dukshëm tashmë…“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE