Connect with Us

“Boll me marrëzinë tuaj”/ Thirrja e fortë e Dashos, tregon kush janë përgjegjësit e vdekjeve

Shëndeti

“Boll me marrëzinë tuaj”/ Thirrja e fortë e Dashos, tregon kush janë përgjegjësit e vdekjeve

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ndërsa analizon situatën e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë, është ndalur tek rastet fatale, që kanë ardhur si pasojë e variantit Delta.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho ka një mesazh të fortë për konspiracionistët dhe ata që janë kundër vaksinave.

Sipas tij janë këta persona që me deklarata të shkëputura nga konteksti, apo video të montuara po u mbushin mendjen qytetarëve të mos vaksinohen, gjë e cila sipas tij ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e tyre.

Dasho nuk shfajëson Qeverinë për situatën e pandemisë në vend, por në rastin e variantit Delta, sipas tij përgjegjësia bie dhe mbi ata që bëjnë thirrje kundër vaksinimit.

Më poshtë shkrimi i plotë nga Erion Dasho:

Përgjegjësit e vdekjeve nga varianti Delta

Askush nuk mund të vendosë në dyshim qëndrimin tim kritik ndaj krimeve që ndodhën në Shqipëri gjatë pandemisë së COVID-it. Kam qenë i pari që kam kërkuar deri përgjegjësi penale për ministren Manastirliu, për anëtarët e komitetit qesharak të të ashtuquajturve “ekspertë”, madje edhe për kryeministrin (të cilin gjatë pandemisë e kam quajtur me nofkën e merituar “Borat”).

Por gjatë valës së deltës, përgjegjësia duhet ndarë!

Qeveria, ministria dhe komiteti nuk mund të shfajësohen kurrsesi. Ata vranë besimin e publikut duke marrë masa si karantina e tejzgjatur, ora policore, tolerimi i çmimeve spekulative të testimit dhe trajtimit, çrregullimi i sistemit të referimit, blerja e vaksinave të pasigurta, përdorimi i fushatës së vaksinimit në funksion të zgjedhjeve, etj.

Por, vdekjet nga Delta nisën në muajin gusht. Në këtë kohë publiku kishte mundësinë e zgjedhjes së vaksinave cilësore si Pfizer dhe Astra Zeneca. Vaksina e pasigurt kineze nuk ishte më varianti i vetëm i disponueshëm për qytetarin shqiptar. Pikërisht në këtë moment të artë, kur nevojitej të hidhej hapi i madh drejt vaksinimit universal, hynë në lojë ngatërrestarët!

LEXO EDHE:  Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Manastirliu: Radha e punonjësve të institucioneve në kontakt me qytetarët

Konspiracionistët, no-Vax-ët, anti-Vax-ët, ose edhe persona që flisnin në emër të “lirisë”, u ndërsyen në një fushatë të ethshme kundër vaksinimit dhe kundër vaksinave. Video të manipuluara, deklarata të nxjerra nga konteksti, statuse pa fund, etj. bombarduan qytetarët e pavendosur duke i nxitur ata drejt një vendim-marrje të dëmshme për shëndetin dhe jetën e tyre.

Mediat online dhe ato mainstream u bënë zëdhënës të kësaj armate mashtruese dhe keqdashëse duke ndikuar që zëri i tyre të amplifikohej duke arritur audienca që, në kushte normale, do të kishin qënë të pamundura.

Rezultati?

Zyrtarisht nga mesi i gushtit deri tani kanë ndodhur mbi 270 vdekje nga COVID-i dhe kjo është vetëm shifra e njohur nga ministria. Gjatë vitit të parë të pandemisë koeficienti i mashtrimit ka qenë mbi pesë, çka do të thotë se për çdo vdekje të raportuar pesë të tjera fshiheshin! Sigurisht që gjatë gushtit dhe shtatorit, ky koeficient nuk është kaq i lartë, por sërish numri i të vdekurve ka qënë më i lartë se 270!

Pjesa më e madhe e të vdekurve kanë qënë të pavaksinuar. Duke ju referuar vetëm shifrave zyrtare, nëse 270 të ndjerët do të ishin të vaksinuar dhe duke marrë të mirëqënë shkallën prej 70-80% të mbrojtjes që vaksinat cilësore ofrojnë edhe ndaj variantit delta, rezulton se mbi 200 vdekje do të ishin parandaluar nëse këta persona do të kishin përfituar nga vaksinimi.

Pyetjet që unë bëj sot janë:

Kush do të mbajë përgjegjësi për këto 200 vdekje?!

Konspiracionistë, anti-Vax-ë, no-Vax-ë dhe “dashnorë të lirisë”!

A ju vret ndopak ndërgjegja kur dëgjoni në media raportet e vdekjeve?!

Nëse doni t’i bëni një shërbim bashkëqytetarëve tuaj, pushoni sot agresionin kundër vaksinave dhe lini mjekët dhe specialistët e shëndetit publik të bëjnë punën e tyre!

Boll dëme bëtë këto muaj me marrëzinë tuaj!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Manastirliu: Do të vazhdojmë të mbështesim zgjerimin e hartës së shërbimeve sociale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një nga qendrat sociale që mbështetet nga instrumenti i Fondit Social për fuqizimin dhe krijimin e shërbimeve të reja sociale në mbështetje të grupeve vulnerbël, në kuadër të ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Unë jam e kënaqur që shoh se si kjo qendër ofron mbështetje për gratë, fëmijët dhe familje në nevojë. Gjithashtu ofron shërbime riintegrimi për ato familje apo ato gra të cilët kanë nevojë të riintegrohen në jetën sociale dhe ekonomike. Këtu pashë shembuj se si gratë të cilat ja kanë dalë t’i thonë Jo dhunës të jenë të integruara tashmë në jetën ekonomike dhe sociale, të çojnë fëmijët në çerdhe, kopësht, punojnë vetë dhe sigurisht kanë mundësi tashmë që të shpalosin potencialin e tyre”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  A do të futet Shqipëria në zonën e kuqe/ Ekspertët: Jemi në gradën e katërt të rrezikshmërisë

LEXO EDHE:  Proçesi i vaksinimit në Itali/ Deri në qershor do ta marrin 57,14% e popullsisë



Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se shërbimet që mbështeten nga Fondi Social i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerohen në territor.

Unë jam e kënaqur që Fondi Social deri më sot ka mbështetur më shumë se 31 shërbime sociale kudo në Shqipëri nëpërmjet bashkive, nëpërmjet partnerëve, organizatave të ndryshme të shoqërisë civile që ofrojnë shërbime. Sigurisht kemi ende shumë për të bërë në mënyrë që çdo bashki të ketë shërbime sociale për të gjithë grupet në nevojë, duke filluar nga fëmijët e riskuar, nga adoleshentët në risk, nga gratë apo të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.  Ndaj politika jonë, programet tona do të vijojnë të mbështesin pikërisht zgjerimin e hartës së shërbimeve sociale në territor”, tha Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Paralajmërimi i ekspertes: Infektimi i mëparshëm me Covid-19 nuk të mbron nga Omicron

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sipas mikrobiologes dhe drejtueses së sëmundjeve të frymëmarrjes, Anne Von Gottberg, personat që kanë kaluar Covid-19 nuk janë të mbrojtur nga varianti i ri Omicron.

Von Gottberg thekson se në Afrikën e Jugut, është rritur shumë numri i rasteve të reja pozitive me Omicron, edhe pse më parë kanë kaluar variantin Delta.

“Infektimi i mëparshëm që të mbronte ndaj variantit Delta, duket se nuk të mbron ndaj Omicron. I kemi monitoruar riinfektimet me variantet Beta apo Delta dhe vumë re që nuk u rritën në shifra, ndërsa me Omicron kemi parë rritje të shifrave”, u shpreh Von Gottberg.

LEXO EDHE:  Studenti i mjekësisë humbi jetën nga Covid/ Dasho ngre dy probleme të rënda ligjore dhe etike

LEXO EDHE:  Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër COVID-19



Profesoresha Von Gotterberg tha se  infektimi i mëparshëm duhet të mbrojë nga shtrimi në spital apo vdekja.

I pranishëm në konferencën Reuters Next mbi situatën pandemike, Ugur Sahin, themeluesi i BioNtech, kompanisë gjermane që ka krijuar në bashkëpunim me Pfizer një nga vaksinat më të njohura në treg, ka deklaruar se me shumë mundësi “do të duhet të krijojmë një vaksinë të re ndaj Omicron, sepse ky variant mund të infektojë edhe të vaksinuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Metastazat mbeten shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve me kancer dhe acidi palmitik që gjendet në vajin e palmës rrit gjasat për formimin e metastazave.

Dyshimi duket se është konfirmuar: Studiuesit e Institutit për Kërkime Biomjekësore në Barcelonë (Institute for Research in Biomedizine – IRB) arritën të dëshmojnë se një molekulë yndyre në vajin e palmës, e quajtur acidi palmitik, ndryshon gjenomën e kancerit dhe rrit gjasat që kanceri të përhapet.

Metastazat e kancerit mbeten shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve me kancer, sepse deri tani shumica e pacientëve me kancer metastatik vetëm mund të trajtohen, por jo të shërohen. Vlerësohet se metastazat janë përgjegjëse për 90% të të gjitha vdekjeve nga kanceri – rreth 9 milionë vdekje në vit në mbarë botën.

Sipas rezultateve të publikuara tani në revistën Nature, acidi palmitik në vajin e palmës nxit tek minjtë metastazat në kancerin e gojës dhe melanomën e kancerit të lëkurës. Acidet e tjera yndyrore si acidi oleik (i bollshëm në vajin e ullirit) dhe acidi linoleik (në farat e lirit) nuk treguan këtë efekt.

Shënues „memorie” që ndryshojnë qelizat

Autorët kanë identifikuar edhe disa shënues “memorie”, që mbeten në qelizat e tumorit. Ato modifikojnë qelizat në mënyrë të tillë, që edhe muaj pas ekspozimit ndaj acidit palmitik të ruajnë aftësi më të madhe për të metastazuar.

Por jo vetëm acidi palmitik në vajin e palmës duket se nxit përhapjen e kancerit. Studiuesit nga Barcelona zbuluan që në vitin 2016, se qelizat tumorale metastazuese janë të pajisura me një receptor të ndjeshëm ndaj yndyrës.



Proteina CD36 furnizon qelizat e kancerit me ushqimin, që u nevojitet për të mbijetuar, shumë larg tumorit të vërtetë. Ky efekt i CD36 tashmë është provuar për kancerin e vezoreve, fshikëzës dhe mushkërive.

Studimi synon zhvillimin e një terapie

Sipas dr. Helen Rippon, drejtore ekzekutive e Worldwide Cancer Research, rezultatet e fundit të studimit në Barcelonë janë “një zbulim i madh për të kuptuar raportin midis dietës dhe kancerit, dhe për më tepër për ta përdorur këtë dije për zhvillimin e kurave të reja për kancerin”.

LEXO EDHE:  Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Manastirliu: Radha e punonjësve të institucioneve në kontakt me qytetarët

LEXO EDHE:  Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër COVID-19

Me perspektivën e një terapie të mundshme, Profesor Salvador Aznar-Benitah, drejtues i lartë i grupit në IRB Barcelona dhe autori kryesor i studimit, thotë se “është shumë herët për të përcaktuar se çfarë ushqimi mund të hanë pacientët me kancer metastatik për të ngadalësuar procesin e metastatizimit. Bazuar në rezultatet tona mund të mendohet se një dietë e varfër në acid palmitik mund të ngadalësojë procesin e metastatizmit, por nevojiten më shumë kërkime.”

Sa i dëmshëm është vaji u palmës?

Dyshohet prej kohësh se vaji i palmës është i përfshirë në zhvillimin e diabetit, sëmundjeve vaskulare dhe kancerit, në radhë të parë për shkak të përqindjes së lartë të acideve yndyrore të ngopura. Përveç kësaj substanca kancerogjene mund të lindin gjatë përpunimit të tij industrial. Nëse vaji i palmës nxehet shumë, formohen estere të acideve yndyrore 3-MCPD dhe estere të acideve yndyrore glicidol, të cilët Instituti gjerman për Vlerësimin e Rrezikut (BfR) i klasifikon si kancerogjenë.

Por vaji i palmës gjendet akoma në çipsa, çokollata dhe bonbone, në biskota, në margarinë, në ushqimet për fëmijë dhe ushqimet e gatshme. Ai gjendet edhe në detergjentë dhe kozmetikë, në sapunë dhe qirinj. Sepse vaji i palmës është shumë më i lirë se vaji i lulediellit.

Por kush dëshiron të heqë dorë nga vaji i palmës, mund të gjejë me lehtësi produkte alternative pa vaj palme. Nga kjo përfiton jo vetëm shëndeti, por edhe mjedisi, sepse për të krijuar plantacionet e vajit të palmës shpesh shkatërrohen pyjet tropikale apo habitate të tjera, që duhen mbrojtur./ DW

LEXO TE PLOTE