Connect with Us

Blerja e 500 mijë vaksinave Pfizer/ Miratohet akti normativ edhe Opozita pro

Aktualitet

Blerja e 500 mijë vaksinave Pfizer/ Miratohet akti normativ edhe Opozita pro

Publikuar

-

cna lajme politike

Kuvendi miraton aktin normativ për blerjen e vaksinave Pfizer, me 126 vota pro dhe asnjë kundër.

Bëhet fjalë për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer.

Pavarësisht diskutimeve të ashpra votën e kanë dhënë pro edhe dpeutetët e Opozitës.

Me miratimin e këtij akti, i hapet rrugë blerjes së mbi 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer, e paralajmëruar kjo dhe disa ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Heshtja kriminale e kurtizanëve të Lulzim Bashës/ Si i mbushin xhepat deputetët kokë-boshë

Publikuar

-

Nga

Qeveria ka ndryshuar fashën e tatimit për pagat e larta. Duke rishikuar fashën të taksimit progresiv, tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200 mijë  lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

Me rritjen brezit të taksimit me 23 përqind, grupi i parë që përfiton janë administrata dhe pagat e tyre.

Duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit,   ZV/Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Zëvendëskryetari i Kuvendit Zëvendëskryeministri,  Avokati i Popullit , Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit,  Kryetari/Zëvendëskryetari i KQZ,  Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Ministrat, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP,   Zëvendëskryetari i KLD  si dhe deputetët, do të marrin pagë më lartë vitin që vjen.  Për disa nga kategoritë, paga do të rritet edhe 50 mijë lekë më shumë në muaj.

Ky ndryshim është pasuar me heshtje nga deputetët e opozitës, prej të cilëve të paktën duhej të pritej një reagim, nëse kemi parasysh se çfarë ndodh me pensionet apo me pagat qytetarëve të tjerë.

Deputetët e Lulzim Bashës, vajtojnë varfërinë e nga ana tjetër nuk dëgjohen kur mbushin xhepat e tyre.

Dje dhe sot opozita nuk tha asnjë fjalë në Kuvend. Folën, bënë sherre u tallën në Kuvend, bënë teatër dhe asnjë fjalë për stopimin e pensioneve dhe rritjen e pagave të tyre. Kjo është një heshtje kriminale .

LEXO EDHE:  Covid 19/ Mbërrijnë 8190 vaksina të tjera Pfizer

LEXO EDHE:  Vaksinat anti-Covid/ SHBA kanë shpërndarë 110 milionë doza, në 65 vende të botës

Nuk flasin sepse deputetët e Lulit, se  duan rritjet e pagave me 677 mijë lekë, ndërkohë që pensionistët nuk njohin rritje.

Pra, situata është e tillë, rrogat e deputetëve do të rriten  me rreth 677 mijë lekë në muaj, kurse pensionistët vetëm do të indeksohen.



Dhe në qoftë se kanë një rritje pensionesh do të jetë nga 2 deri në 4 mijë lekë të vjetra.

Pagat e deputetëve do të rritet me 677 mijë lekë më shumë  në vit, pra një gjysëm rroge vjetore do ta marrin si shtesë page me buxhetin e ri, kurse pensionistëve do t’ju rriten pensionet me 2 deri në 4 mijë lekë.

Në këtë rast deputetëve iu rriten pagat 16 herë më shumë se sa pensionistëve, pensionet.

Pasi pensionet nuk kanë rritje por kanë indeksim që fillon gjashtë mujorin e dytë të vitit 2022.

Një pensionist do të  marrë me rritje maksimumi 45 deri ne 50 mijë lekë te vjetra  në vit, kurse deutetët tanë kobëboshë dhe kurtizanët e servilët e Lulzim Bashës dhe të Rilindjes që janë në Kuvend do të fitojnë  nga 650 mijë secili.

Pra gati 16 herë më shumë se një pensionist./CNA.al

Tatimi mbi pagat ndryshon/ Ja sa përfitojnë ministrat dhe deputetët

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do të ketë rritje taksash?/ Rama qartëson qytetarët, çfarë do të ndodhë me buxhetin e vitit të ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka bërë me dije se nuk do të ketë rritje të taksave për familjet në nevojë dhe pensionistët.

Kreu i qeverisë, deklaroi se buxheti për vitin e ardhshëm do të dedikohet për familjet me ndihmë ekonomike, kompensimine energjisë për pensionistët dhe për rritjen e pagave për disa kategori.

Nuk ka rritje taksash. Një familje me ndihmë ekonomike, me tre fëmijë shko folu për dyfishimin e ndihmës ekonomike për secilin prej tyre që ka tre fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Të gjitha familjet që janë me ndihmë ekonomike, edhe pensionistët janë 206 000 ka



LEXO EDHE:  Bushati tallet me Bashën/ Duhet të jetë i gatshëm tu kthejë B… për të forcuar frontin

LEXO EDHE:  Bushati tallet me Bashën/ Duhet të jetë i gatshëm tu kthejë B... për të forcuar frontin

Për të kompensuar energjinë elektirke mes çmimit të vjetër 7.7 dhe 9.5.

Sido të rrotullohet puna, deri kur kjo krizë të zbutet në 6 mujorine dytë të vitit ata nuk do paguajnë më shumë, por do i paguaj shteti për biznesin e vogël. Mësuesit do kenë paga më të rritur nga buxheti me 6% vitine ardhshëm, edhe për mjekët dhe infermierët nga 1 korriku. Edhe për punonjësit e policisë që punojë jashtë vendbanimit do mbështeten edhe më shumë. Mundësitë janë më tepër se sa ishin. Ambicia është që paga e tyre të rritet. Ambicia është qëedhe paga minimale të jetë 400”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha demaskon Bashën pas deklaratave/ ‘Ja si ia dhashë fitoren në Tiranë’

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur nga Fushë-Kruja deklaratave të Lulzim Bashës se ai fitoi zgjedhjet në Tiranë në vitin 2011 pasi nuk kishte në fushatë Berishën.

Berisha tha se kjo jo vetëm nuk është e vërtetë, por shtoi se fitorja erdhi përkundër dëshirës së Bashës dhe ambasadëds së SHBA.

“Do ju tregoj një gjë, sepse në një intervistë të tij, deklaron ish-kryetari se unë fitova Bashkinë e Tiranës pasi e përjashtova Sali Berishën nga fushata. E vërtetë kjo aq sa është e vërtetë që ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Por unë do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Nuk po merrem me faktin se absolutisht çdo natë, dhe janë të gjitha kronikat, por përveç mundimit që bënim në fushatë, çdo natë kthehesha me ish-kryetarin e partisë për fushatë. U mbyllën numërimet, Edi Rama doli me 10 vota para.

Më njoftojnë zyrtarët tanë se në kutitë e votimit janë vota të keqvendosura. Këto quhen në Kodin Zgjedhor të Venecias si vota të vlefshme. Vota e hedhur gabim në një kuti quhet e vlefshme. Unë kërkoj që ato të numërohen. Fillon numërimi i tyre. Tani vjen pjesa interesante. Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan në fushatë, shumë i mirë, më troket dhe më thotë se te Rruga e Elbasanit ka një shqetësim për këtë që po bëjmë. Druhem shumë se do bëjnë deklaratë, më thotë. Miku im, i them unë, po numërohet çdo votë në përputhje me dy kodet më të rëndësishme zgjedhore në botë. Këto janë legjitime, por nëse duan ata të ambasadës, janë të ftuar të prekin dhe të shohin çdo votë. Votë kujt nuk i marr, por votë nuk i fal njeriu.



LEXO EDHE:  Kuvendi, “makthi” i Kryeprokurores së Përkohshme/ Arta Marku në panik?

LEXO EDHE:  Nga zgjedhja e Kryeprokurorit tek shkarkimi i Metës/ Kuvendi rikthehet me çështje të nxehta

Unë po të flas në emër të zotit Basha, më thotë ai. “I them thuaj zotit Basha se nuk po e bëj për të, por po e bëj për demokratët shqiptarë,” i them. Kjo bisedë është bërë me dëshmitarë. Kjo është historia e fitores me 80 vota, i cili nuk mori dot as votat e koalicionit ç’është e vërteta. Pas asaj fitoreje ai nuk pa më asnjë fitore elektorale dhe vetëm humbje.

Edhe në vitin 2015, këshilltari më erdhi sërish e më tha se Basha del përtokë dhe nuk mund të kandidojë sërish. I kam thënë se ai nuk del në mbrojtje të interesave të demokratëve,” tha Berisha.

 

 

LEXO TE PLOTE