Connect with Us

Bie besimi ndaj presidentit rus

Bota

Bie besimi ndaj presidentit rus

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Besimi i rusëve ndaj presidentit, Vladimir Putin, ka rënë në nivelin më të ulët në gati një dekadë, thuhet në një hulumtim të ri të opinionit.

Në rezultatet e opinionit të publikuara më 6 tetor thuhet se 53 % e të anketuarve i besonin Putinit. Në shtator të vitit 2017 kjo shifër ishte 71%. Hulumtimi është bërë nga Qendra Levada.

Kjo organizatë tha se niveli më i ulët i besimit në udhëheqësin rus ishte regjistruar në vitin 2012 pasi vetëm 51 për qind e të anketuarve kishin thënë se i besonin presidentit. Ky nivel u rrit në 80 për qind në vitin 2015 pasi Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrain

Mandati aktual i Putinit si president është planifikuar të përfundojë në vitin 2024. Por, ligjvënësit rusë, me urdhër të Kremlinit, kanë miratuar ndryshimet ligjore që i mundësojnë atij të qëndrojë në detyrë edhe pas këtij viti.

Pavarësisht rezultateve të hulumtimit, Putini vazhdon të jetë politikani më i popullarizuar në Rusi. Hulumtimi ka treguar se qytetarët kanë besim të ulët edhe tek ligjvënësit. Sondazhi i ri i Levadas tregoi një rënie të besimit për dhomën e ulët të parlamentit nga 33 për qind në vitin 2017 në 25 për qind më 2021.

LEXO EDHE:  Habit Meta/Vendosa të bëhem President me mendje, por u betova me zemër të plotë

Partia në pushtet Rusia e Bashkuar fitoi zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar në Rusi. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët dhe kishte akuza për mashtrim dhe manipulim të votave. Para mbajtjes së zgjedhjeve u zhvillua një fushatë e ashpër për të penguar nga kandidimi çdo kundërshtar të mundshëm të opozitës.

Niveli i besimit në partitë politike gjithashtu zbriti nga 19 përqind në 2017 në 17 përqind tani, u tha në sondazhin e Levadas.

Sondazhi u zhvillua nga 19 deri më 26 gusht përmes intervistave me 1,619 persona që banonin në 137 fshatra dhe qytete në 50 rajone të Rusisë.

Në vitin 2016, autoritetet ruse e kanë shpallur Qendrën Levada si një “agjent të huaj”, veprim ky që kishte për qëllim të njolloste punën e organizatës./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Dalin detaje të reja nga sulmi i autobusit në Kosovë/ Mes viktimave një i mitur

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fshatin Gllogjan të Deçanit  në Kosovë, ku u sulmua me kallashnikov një autobus me nxënës.

Media kosovare ‘Koha’ raporton se numri i personave të vdekur është tre, ku një prej tyre është një i/e mitur, lindur në vitn 2003.



LEXO EDHE:  Covid-19/ Cili vend do të triumfojë në botën pas pandemisë?

“Shoferi i autobusit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë, kanë vdekur më pas. Një nga ta është e lindur në vitin 2003. Kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë”, raporton Koha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë në Kosovë/ Sulmohet me kallashnikov autobusi me nxënës, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Në fshatin Gllogjan të Deçanit  në Kosovë, dyshohet se ndaj një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri.

Sipas medias vendase Express,  i vdekur ka mbetur shoferi i autobusit dhe një nxënëse si dhe janë plagosur dy persona.



 “Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”, tha për Express Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

FDA: Ilaçi i Merck-ut për COVID i efektshëm, ekspertët do të shqyrtojnë sigurinë

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ilaçi eksperimental i kompanisë Merck për COVID-19 është i efektshëm, por ata do të kërkojnë mendime nga ekspertë të jashtëm në lidhje me rreziqet e difekteve në lindje dhe probleme të tjera gjatë shtatzanisë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) publikoi analizën e saj të ilaçit të ri, përpara një takimi publik javën e ardhshme, ku ekspertët akademikë dhe të tjerë do të japin vlerësimet pëpr sigurinë dhe efektivitetin e tij. Agjencia nuk është e detyruar të ndjekë këshillat e grupit të ekspertëve, por tradicionalisht i respekton ato.

Shkencëtarët e FDA-së thanë se analiza e tyre identifikoi disa rreziqe të mundshme, duke përfshirë toksicitetin e mundshëm dhe defekte në lindje. Duke pasur parasysh këto rreziqe, FDA-ja do të kërkojë mendimin e këshilltarëve të saj nëse ilaçi nuk duhet të jepet gjatë shtatzënisë, ose nëse mund të vihet në dispozicion në raste të caktuara. Në një rast të tillë, FDA-ja tha se ilaçi do të mbartte paralajmërime për rreziqet gjatë shtatzënisë, por mjekët do të kishin ende mundësinë për ta rekomanduar atë në disa raste, kur përfitimet mund të tejkalojnë rreziqet për pacientët.

LEXO EDHE:  23 vite nga vrajsa e Azem Hajdarit/ Meta: Udhëheqësi i Lëvizjes Studentore

LEXO EDHE:  Erdogan uron Ilir Metën për zgjedhjen si President i Shqipërisë

Duke pasur parasysh shqetësimet e sigurisë, FDA-ja tha se kompania Merck ra dakord që ilaçi nuk do të përdoret tek fëmijët.



Gjithashtu FDA-ja paralajmëroi shqetësimin se ilaçi i Merck-ut çoi në ndryshime të vogla në proteinën e koronavirusit, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat njerëzore. Teorikisht, këto ndryshime paralajmëroi FDA, mund të çojnë në variante të reja të rrezikshme.

Rregullatorët vunë në dukje gjithashtu se kompania Merck mblodhi shumë më pak të dhëna sigurie në përgjithësi për ilaçin e saj, sesa ishte mbledhur për terapitë e tjera të COVID-19.

Nëse FDA-ja e autorizon ilaçin, ky do të ishte mjekimi i parë kundër koronavirusit, që nuk merret përmes një injeksioni intravenoz./VOA

LEXO TE PLOTE