Connect with Us

“Ardi Veliu të hetohet dhe të japë llogari”/ Policët në lirim radhisin krimet e tij

Aktualitet

“Ardi Veliu të hetohet dhe të japë llogari”/ Policët në lirim radhisin krimet e tij

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Shoqata e punonjësve të Policisë në lirim, kërkojnë hetim të Ardi Veliut, i cili sot është zëvendësuar nga Gledis Nano.

Sipas Shoqatës, largimi i imponuar i Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është i vonuar dhe hipokrit.

Ardi Veliu nuk mund të amnistohet me një shkarkim.

Ai është përgjegjës për thellimin e dëmit ndaj Policisë së Shtetit, trashëguar nga paraardhësit e tij rilindas duke e deformuar dhe nxjerrë atë jashtë ligjit dhe parimeve për të cilat kjo strukturë qëndron.

Me Ardi Veliun Shqipëria mban një nga vendet kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pastrimit të parave të zeza.Me Ardi Veliun, Policia e Shtetit u vu në shërbim të pashembullt të partisë shtet, duke lënë mënjanë dhe në harresë qytetarët.

Me Ardi Veliun, Policia sulmoi qytetarët me instrument luftarak, me gaz lotsjellës, teksa ushtronin një nga të drejtat themelore të protestës. Sulmoi me gaz lotsjellë fëmijë, gra e të moshuar duke u mësyr në shtëpitë e tyre pagdhir dita.

Me Ardi Veliun, patronazhimi për parcelat me cannabis arriti në nivele maksimale.

LEXO EDHE:  Nisin hetimet pas letrës së "Baba Takut"

Përdorimi elektoral i Policisë me Ardi Veliun në interes të qeverisë në zgjedhjet e fundit ishte një nga faktorët që i faturoi Shqipërisë raportin më të zi të OSBE ODHIR”, thuhet në reagimin e Shoqatës së punonjësve të Policisë në lirim.

Ndaj ata kërkojnë që Veliu të mos amnistohet nga llogaridhënia.

Për të gjitha këto, ai duhet të përgjigjet e të mbajë llogari para ligjit dhe drejtësisë.

Shkarkimi është thjesht legjitimimi më i turpshëm i shpërdorimit masiv që ky person ka bërë me ligjin dhe me detyrën.

Por me Ramën nuk është as i pari e fatkeqësisht as i fundit rast”, përfundon reagimi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  ‘Sa të më digjen pemët më mirë po djeg Lleshajn’/ Gjata zbardh prapaskenat e dorëheqjes

LEXO EDHE:  ‘Sa të më digjen pemët më mirë po djeg Lleshajn’/ Gjata zbardh prapaskenat e dorëheqjes

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

‘Green Pass’ për të hyrë në lokale/ Mjeku dhe avokati kundër vendimit: Diskriminuese!

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në parlament se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’, certifikatë vaksinimi, për të hyrë në lokale.

Lidhur me këtë vendim ka folur mjeku Erion Dasho dhe avokati Redon Meksi, të ftuar në Syri tv.

Dasho thekson se pasaporta nuk imponon vaksinimin, kurse Meksi vlerësoi se vendimi është diskriminues dhe antikushtetues.

“Në Europë, pasaporta ka tre elementë. Pasapora nuk imponon vaksinimin. Edhe paratë që duhen paguar janë të mëdha, në raport me rrogat që marrin shqiptarët. Jam kundër faktit se një person nëse nuk vaksinohet, duhet që të ikë nga puna. Jam kundër faktit, që nëpërmjet presionit financiar, të detyrohet një zyrtar, por jam pro që të ofrohet testi, testim që është falas, e personi testohet tre herë në javë, kjo procedurë është baraz me të qënit i shëruar.



LEXO EDHE:  Vëllezërit Budina me Covid/ PD reagon ashpër: Nxori të dhënat private, SPAK të hetojë Ramën!

LEXO EDHE:  Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ SPAK dërgon për gjykim dy të pandehurit

Testi është me çmim prej 50 lekë ose 100 lekë dhe testohet para se të hyjë në mësim. E gjykoj si metodë që e shikoj si të realizueshme. Për fëmijët nën 18 vjeç, edhe një dozë mjafton që të krijohet imunitet.”, tha Dasho.

Avokat Redon Meksi tha se ky vendim nuk është vetëm se diskriminues, por shkelt dhe konventa .

“Popullata diskriminohet, kemi konventa që shkelen. Këtu urdhërat vendosen me urdhëra goje. Këtu ka një problem, se opozitën e kemi edhe më pro se qeveria, sepse shkel parime bazë të Kushtetutës sonë. Ne nuk kemi vaksinë që të jetë e mirëstudiuar.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Patozi: Fundi i një marrëzie politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar zgjedhjet e dy viteve më parë, ku opozita nuk mori pjesë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish koordinatori I Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili e quan fundi i pritshëm i një marrëzie politike’.

Patozi thekson se kjo është një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.



FUNDI I PRITSHËM I NJË MARRËZIE POLITIKE

Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

LEXO EDHE:  Hetime për 45 gjyqtarë e prokurorë

LEXO EDHE:  Nisin hetimet pas letrës së "Baba Takut"

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend.

LEXO TE PLOTE