Connect with Us

Aksident në aksin Tepelenë- Gjirokastër/ Plagoset drejtuesi i mjetit

Kronika

Aksident në aksin Tepelenë- Gjirokastër/ Plagoset drejtuesi i mjetit

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtuar Gerhot.

Sipas asaj që raportohet, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.

Mësohet se ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit tip “Renault” dhe si pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe reshjet e denduara të shiut./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Mbyllen hetimet për vrasjen e biznesmenit/ Prokuroria kërkon burg për autorin dhe vëllain e tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet i pajetë dhe në një humnerë në zonën Qafë Mollë në Dajt.

Organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për Ferdinand Rrushin, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 43 vjeçarit.

Prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë sigurie edhe për vëllain e autorit të dyshuar , pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në krim.

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë/ Plagoset rëndë një person

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Krujë/ Zbardhet identiteti i viktimave



Ai dyshohet se ka ndihmuar autorin të fshehë kufomën dhe makinën që u përdor për krimin.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i pajetë dhe i mbuluar me zhavor në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-“Fati i lojërave” prangos pesë persona në Tiranë/ Sekuestrohen “tufa” me para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Tiranës bën të ditur se në kuadër të operacionit  “Fati i lojërave” janë goditur 3 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 5 shtetas, procedohen 3 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Sipas uniformav blu, gjatë këtij operacioni janë sekuestraur shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme), 10 njësi kompjuterike, 8 monitorë, 16 aparate celular dhe dy dekodera që shërbejnë për piratimin (vjedhjen) e sinjaleve televizive.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, shërbimet e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim dhe të operacionit “Fati i lojërave”, shërbimet e Policisë kanë goditur 3 raste të tjera, në vende dhe kohë të ndryshme, konkretisht:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. A., 19 vjeç dhe A. H., 18 vjeç (punonjës të lokalit), proceduan në gjendje të lirë 2 klientë të kapur në flagrancë, si dhe shpallën në kërkim pronarin e lokalit, pasi në Kombinat, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 120.000 lekë të rinj, 5 njësi kompjuterike, 4 aparate celular dhe dy dekodera që shërbejnë për piratimin (vjedhjen) e sinjaleve televizive.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Shijak/ Plagoset dy persona, dërgohen me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Aksident në Levan, motori përplaset me një kamion



Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin e shtetasve L. Xh., 27 vjeç dhe K. B., 28 vjeç (kamarierë në një lokal) dhe shpallën në kërkim pronarin dhe administratorin e lokalit, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi” u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celular, 900.000 lekë të rinj dhe 2975 euro (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme);

Gjithashtu, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 37 vjeç dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Sh. H., 39 vjeç, pasi në rrugën “Pasho Hysa”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 8 monitorë dhe 7 aparate celular, që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I ekzekutuan djalin me thikë/ Nëna: Autorin do ta vras, vajzën do ta djeg me benzinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Elbasan, ku për shkak të një sherri mes një grupi të rinjsh dhe dy vëllezërve, ndërroi jetë njëri prej tyre.

Shkak i konfliktit mësohet të ketë qenë një vajzë. Së fundi nëna e dy vëllezërve Kovaçi, Mirela Kovaçi në një intervistë për Abc news, ka kërkuar të vihet drejtësi për djalin e saj, pasi nëse autori nuk kalbet në burg, do të bëjë vetëgjyqësi.

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Krujë/ Zbardhet identiteti i viktimave

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Krujë/ Zbardhet identiteti i viktimave

Ndërsa për vajzën për të cilën ka ndodhur sherri, nëna e 28 vjeçarit është shprehur se do ta djegë me benzinë.



Nga ngjarja e rëndë në Elbasan, mbeti i plagosur edhe vëllai i Kovaçit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE