LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr i përmasave të mëdha pranë plazhit të Gjeneralit/ Digjen tre banesa

6 Tetor 2021, 18:10, Aktualitet CNA
Zjarr i përmasave të mëdha pranë plazhit të Gjeneralit/

Një zjarr masiv është aktivizuar mbrëmjen e sotme në afërsi të plazhit të Gjeneralit.

Sipas burimeve, raportohet se si pasojë e flakëve janë djegur tre banesa në fshatrat Domen dhe Bardhoj.

Ndërkohë mësohet se flakët po përhapen në një sipërfaqe të madhe pyjore dhe mund të rrezikojnë më dhjetërë banesa të tjera.

Deri më tani, për shkak të terrenit të vështirë ka qenë e pamundur ndërhyja e zjarrifikësve./CNA.al

Lajmet e fundit nga