LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK nis hetimet për shqiptarët e “Pandora Papers”/ Gazetari zbulon telefonatën me Arben Krajën

6 Tetor 2021, 19:47, Aktualitet CNA
SPAK nis hetimet për shqiptarët e “Pandora Papers”/

SPAK ka nisur hetimet për politikanin dhe biznesmenët shqiptarë që kanë dalë në skandalin e  ?Pandora Papers?.

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta ka bërë me dije sonte në ?Open? se është kontaktuar nga kreu i SPAK, Arben Kraja, pas publikimit të një pjese të dokumenteve ?offshore? që tregojnë lëvizjen e parave nga shqiptarë në parajsa fiskale.

Rasti i parë ka qenë ai i Vasil Kallupit, i cili me një kompani në parajsat fiskale ishte paguar 3.6 milion euro për konsulencë nga një kontraktor i OST-së.

?Kam pasur një telefonatë nga zoti Arben Kraja, na ka kërkuar informacion. Unë i kam dhënë kontaktet e IJCI. Por nuk është në natyrën tonë që të ndajmë dokumente, këto duhet të merren nga SPAK në mënyra ligjore. Kam përshtypjen që është zbatimi i ligjit dhe detyra e prokurorisë t?i vlerësojë ato. Është për t?u parë në vazhdimësi?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga