Connect with Us

Skandali/ Rama i vjen në ndihmë Bashës, “sabotojnë” Berishën

Politikë

Skandali/ Rama i vjen në ndihmë Bashës, “sabotojnë” Berishën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takim me demokratët e Gjirokastrës, në kuadër të Foltores së tij për largimin e Lulzim Bashës dhe rikthimin e demokracisë në PD.

Por, një detaj që është konfirmuar sot është bashkëpunimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Takimi i Berishës ishte duke u transmetuar live, por ka pasur një ndërprerje për disa minuta.

LEXO EDHE:  Të vërtetat që fshihen për 21 janarin dhe disa gënjeshtra publike

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se shkak për ndërprerjen e sinjalit është bërë ndërprerja e energjisë elektrike në sallën ku po zhvillohet takimi.

Ashtu sikurse shikohet edhe në videon e siguruar nga CNA.al, në sallën ku zhvillohet takimi me demokratët është ndërprerë energjia elektrike.

Pra, mesa duket Rama i ka ardhur në ndihmë Bashës, për të sabotuar takimin e Berishës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Këlliçi i përgjigjet flakë për flakë Bashës/ “Nuk ke kompetencë për të shpallur zgjedhjet për FRPD”

Publikuar

-

Nga

Në një deklaratë për mediat, kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka deklaruar se nuk e njohim shpalljen e zgjedhjeve nga kreu i PD, Basha, sepse sipas tij, ky I fundit nuk ka kompetenca për një akt të tillë.

“Kam bërë fushatë në cdo dalje. Ky vendim nuk ka asnjë vlerë ligjore. Është përtej kompetencave të kryetarit. Ka një nen të caktuar për organizatat partnere ku nuk flitet për një koimpetencvë të kryetarit për të shpallur zgjedhjet për një organizatë partnere. FRPD ëhstë organizatë partnere. 



LEXO EDHE:  Pandeli Majko i përgjigjet Bashës: Djegia e mandateve të opozitës, problem i brendshëm në PD

LEXO EDHE:  Të vërtetat që fshihen për 21 janarin dhe disa gënjeshtra publike

Kemi një statut në modelin e CDU gjermane dhe atij I bazohemi.manadi im dhe I nje pjese dërrmuese ka skaduar, por jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit deri në dorëzimin e mandatit tonë tek trupa e re”, deklaroi Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akademi për barinjtë/ Korreshi ironizon ministren: Po guna leshi do rimbursoni

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjën, Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me deklaratën e Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila shprehu se do të hapet një akademi, duke ingranuar të rinjtë që të bëhen barinj.

Korreshi nuk i ka kursyer ironitë për ministren teksa pyet nëse do të rimbursohen edhe gunat e leshit për barinjtë.



“Hapet Akademia e Barinjeve! Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi. 

O zot o zot ku ka shkuar kjo bote. Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete. Zonja ministreshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??”, shkruan Korreshi në një status në rrjetin social Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një strategji e Lulzim Bashës kundër Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu ende i përkohshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili po qëndron në detyrë duke shtrënguar vulën dhe duke u mbrojtur nga 5 apo 6 servilë të tij, të cilëve u ka dhënë poste drejtuese, tashmë duket qartazi se secili ka pozicionin e tij apo strategjinë kundër ish kryeministrit Berisha, i cili ka filluar një Foltore në qytetet kryesore të vendit, fillimisht në qarqe dhe tashmë në qytetet e mëdha dhe me grupet e interesit, pikërisht për të ringritur opozitën dhe për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës si njeriu i keqpërdorur dhe i marr peng nga Edi Rama.

Kryeministri në detyrë, po duket se po bën gjithçka dhe po investon çdo gjë që Luli të qëndrojë në krye të PD-së.

Ditët e fundit është zbardhur edhe strategjia që Luli do të përdorë si lëvizje kundër Berishës. Duke qenë se nuk del dot nga selia dhe nuk takon dot demokratët, Basha ka gjetur një mënyrë tjetër. Ai sot ka njoftuar shpalljen e garës për drejtues të FRPD, pasi këta të fundit, pra kryesia e Forumit Rinor mblodhi firma kundër Lulzim Bashës dhe të dielën u njoftua se shumica e kryesisë për të mos thënë qindra të rinj do të ishin pjesë e Foltores të doktor Berishës tek Akademia e Arteve tek Amfiteatri në orën 12:00. Lulzim Basha me këtë lëvizje zbulon se, cila do të jetë strategjia e tij dhe pse e ka bërë këtë.

Së pari, shpalljen e garës në FRPD e ka bërë për të thënë se kryesia aktuale e Forumit nuk vlen, pra kryesia e cila ishte në zgjedhje, kryesia që mbante detyrën deri më tani, kryetari në detyrë nuk vlen, sekretariati, nënkryetarët nuk vlejnë. Ata janë të shkarkuar po të shkojnë te Berisha. Për FRPD nuk ka asnjë rëndësi, asnjë peshë. Pra s’po shkojnë të rinjtë e FRPD, po shkojnë disa të rinj, të thjeshtë, mbështetës të PD, të cilët shkojnë tek Foltorja e Sali Berishës. Në fakt, të gjithë personat që janë pjesë e drejtimit të FRPD dhe marrin pjesë në Foltore apo kudo shkojnë, ata janë në detyrë deri në ditën që zgjidhet një person tjetër për t’i zëvendësuar.

Pra Lulzim Basha me këtë lëvizje, s’ka bërë asgjë tjetër, thjesht ka vërtetuar një fakt që ne thamë më sipër: Strategjinë e tij të ardhshme kundër Berishës.

Lulzim Basha do të përpiqet që garën në FRPD ta përdorë në interesin e tij. Si do të ndodhë kjo?

Ai do të tentojë të zhvillojë një garë në FRPD, do të presë daljen e kandidaturave, emrat që do të garojnë dhe më pas do të shkojë vetë në disa qytete, ku do të ketë të rinj, duke tentuar që të marrë pjesë në garën e tyre. Pra, të marrë pjesë duke qenë prezent në Kuvendet e Degëve ku do të zhvillohet votimi i anëtarëve të strukturave të FRPD-së. Duke tentuar atje që të flasë, t’iu flasë të rinjve, për tu thënë shqiptarëve se ja Lulzim Basha ka PD, ka të rinjtë e PD, dhe këta që janë përballë tij, që janë në Foltore dhe po e sulmojnë janë të vjetrit dhe jo PD e vërtetë, jo e ardhmja e saj.

LEXO EDHE:  Skandali i ligjit të Bashës/ Gjashtë pikat që flasin kundër Vettingut të politikanëve

LEXO EDHE:  Basha-Vuçiç: Të orientojmë të gjitha energjitë për të ardhmen e përbashkët të rajonit në BE



Pra Basha kërkon ta përdorë FRPD dhe zgjedhjet në këtë organizatë partnere si një instrument për të garantuar qëndrimin në karrigen e tij të kryetarit të PD, ç’ka duket se është një mision totalisht i pamundur, sepse është njoftuar mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe në 11 dhjetor pritet të bëhet dhe shkarkimi i Lulzim Bashës.

Lëvizja e FRPD, megjithëse është krejtësisht antistatutore dhe Basha nuk ka kompetenca as ta shpërndajë, as ta mbledhë FRPD, pasi kjo është organizatë partnere ashtu si Lidhja Demokratike e Gruas dhe ata organizohen vetë me statut dhe me rregullat e tyre, tani tregon se Luli kërkon ta përdorë organizatën e të rinjve demokratë në interes të karriges së tij, në interes të qëllimeve të tij për të mbajtur postin e kryetarit të PD.

Por mesa duket misioni i tij është i pamundur, sepse jo vetëm sallat ku do të shkojë do t’i ketë bosh, pasi FRPD-në e ka kundër dhe kjo duket kudo, por edhe në rast se do të mbledhë 5 të rinj do ta ketë mjaft të vështirë sepse nuk do të mundet dot të kontrollojë urrejtjen e të rinjve pasi vetë është shembulli më ekzemplar i dështimit, mashtrimit dhe talljes me rininë .

Është njeriu që i përdori të rinjtë, studentët, duke i përçarë ata në protestën e tyre. Lulzim Basha është njeriu që luftoi kundër interesave të studentëve, të të rinjve për Ligjin e Arsimit të Lartë, për shkak të lidhjeve të tij me universitetet private, e kështu me radhë.

Prandaj Lulzim Basha kërkon të dalë nga strofulla e tij, ku nuk del dot të takojë demokratë, duke përdorur FRPD-në dhe për të ndërtuar një startegji tjetër elektorale brenda PD. Por vështirë se do të mundet ta arrijë këtë qëllim edhe pse tashmë në panik e sipër bën lëvizje që e nxjerrin zbuluar dhe tregojnë se Basha është më nervoz se kurrë dhe më i pamundur për të qëndruar në postin e kryetarit të PD, pikërisht për faktin se pas përjashtimeve të shumta tani ka filluar po shkatërron dhe organizatat partnere./ CNA.al

LEXO TE PLOTE