Connect with Us

Si u shpenzuan 1 milard euro në ekonomi?/ Deputetja e Bashës në krah të Metës

Ekonomi

Si u shpenzuan 1 milard euro në ekonomi?/ Deputetja e Bashës në krah të Metës

Publikuar

-

/
cna lajme politik

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ka dalë në krah të dekretin të Presidentit Ilir Meta në lidhje me Aktin Normativ.

Ajo vuri në dyshim edhe deklaratën e Ministres së Financave, Delina Ibrahimi në lidhje me stimulin ekonomik dhe vuri në dukje që Akti Normativ i Qershorit 2021, nuk ka lidhje me stimulin Ekonomik.

“Nuk e kuptoj çfarë stimuli ekonomik do të japin për ekonominë 1 miliard lekë për AKSHI apo 1 miliard lekë për dronët që blihen nga Turqia” ka thënë Tabaku, duke theksuar se shpenzimet në Aktin Normativ 2021 nuk kanë lidhje me zërat.

Sipas Tabakut, zërat për infrastrukturën rurale, infrastrukturën rrugore apo ujësjellësin nuk kanë përse të merren me një Akt Normativ që gjoja kërkon vëmendje për pandeminë.

LEXO EDHE:  Meta bën lëvizjen e radhës/ Thërret në Presidencë 3 anëtaret e Kushtetueses

“Shqipëria, me të drejtë thotë dekreti i Presidentit kishte mbështetjen më të ulët në rajon. Këtu kam shifrat KE vetëm ka dhënë rreth 230 milion euro. Në total 1 miliard euro mund të jenë marrë gjatë vitit të kaluar. Si u shpenzuan 1 miliard euro në ekonomi ku vetëm 120 milion u shpenzuan për shërbime direkte? Sa është fatura e detyrimeve të prapambetura që ka qeveria? Ka një sërë elementësh që do të kemi kohë për t’i diskutuar. Argumentet e dekretit të presidentit qëndrojnë. Nuk ka asnjë urgjencë që të bëjmë një akt normativ. Janë të gjitha të parashikueshme”, ka thënë më tej Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Euro vijon të jetë e dobët në treg/ Këmbimi valutor, 7 dhjetor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Sot, Dollari amerikan blihet me 104.7 Lekë dhe shitet me 110.7 Lekë.

Euro vijon të jetë në pozicione të dobëta, blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 140.4 Lekë dhe shitet me 145.4 Lekë.



Franga zviveriane blihet me 114.4 Lekë dhe shitet me 119.4 Lekë.

LEXO EDHE:  Meta planifikon të kthehet në krye të LSI?/ Pritet vendimi i Kushtetueses

LEXO EDHE:  Meta planifikon të kthehet në krye të LSI?/ Pritet vendimi i Kushtetueses

Dollari kanadez blihet me 81.5 Lekë dhe shitet me 86,5 Lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja, sipas Credins Bank./S.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Çmimet e ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2011

Publikuar

-

Nga

Në muajin nëntor çmimet globale të ushqimeve arritën në nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2011, njofton agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Muajin e kaluar indeksi i çmimeve ushqimore arriti në 134.4 pikë, duke shënuar një rritje mesatare prej 1.2 për qind në krahasim me tetorin.

Ndërkohë, indeksi i çmimeve të ushqimeve, në muajin nëntor tregoi një rritje me 27.3 për qind në krahasim më nëntorin e një viti më parë.

Produktet që kanë pësuar rritje në nëntor:

Indeksi i çmimeve të produkteve të qumështit muajin e kaluar shënoi rritje me 3.4 për qind në krahasim me tetorin.



Indeksi i çmimeve të drithërave në nëntor ka shënuar rritje me 3.1 për qind në krahasim me një muaj më parë, ndërsa në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ka regjistruar rritje me 23.2 për qind. Çmimet e grurit arritën nivelin më të lartë që nga maji 2011.

LEXO EDHE:  “Sytë e ndërkombëtarëve janë tek ne”/ Meta: T’i japin një mesazh botës demokratike

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Indeksi i çmimeve të sheqerit në muajin nëntor ka shënuar rritje me 1.4 për qind si dhe 40 për qind rritje në krahasim me nëntorin 2020.

Produktet që pësuan disi ulje në nëntor:

Indeksi i çmimit të vajit vegjetal në nëntor ka shënuar ulje me 0.3 për qind nga niveli rekord që arriti në tetor. Rënia e lehtë reflektoi vlera disi më të ulëta për vajin e sojës dhe të rapit, ndërsa çmimet për vajin e palmës mbetën pothuajse të pandryshuara.

Indeksi i çmimeve të mishit ka shënuar një ulje me 0.9 në krahasim me muajin tetor. Por, mbetet 17.6% më i shtrenjtë se vitin e kaluar./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nuk ka luhatje të monedhave të huaja përballë Lekut/ Këmbimi valutor, 6 Dhjetor 2021

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dollari amerikan sot blihet me 104.7 Lekë dhe shitet 110.7 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 140.4 Lekë dhe 145.4 Lekë.

Franga zviceriane blihet me 114.4 Lekë dhe shitet me 119.4 Lekë.



Dollari kanadez blihet me 81.5 Lekë dhe shitet me 86.5 Lekë.

LEXO EDHE:  20 mijë lekë për metër katror/ Tabaku: Po tallen me banorët

LEXO EDHE:  Topalli: Ky vend rrezikon trazira, flas si qytetare

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE