LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimet e Berishës/ Haxhiu: Basha duhet të futet në betejë. Bushati: Po fshihet si krimb

6 Tetor 2021, 19:14, Aktualitet CNA
Propozimet e Berishës/ Haxhiu: Basha duhet të futet në

Për analistin Andi Bushati ish-kryeministri Sali Berisha i ka një borxh Partisë Demokratike. Ai thotë se Berisha ?para largimit përfundimtar mund t?i bëjë dhuratën e demokratizimit partisë?.

Edhe pse theksoi se ?Berisha di në mënyrë perfekte ta përdorë demokracinë kur është i dobët dhe ta shkelmojë kur nuk i duhet?, ka ardhur momenti tha Bushati që të korrigjoi gabimet.

Nga ana tjetër Baton Haxhiu u shpreh i befasuar nga frymëzimi dhe propozimet konkrete të Berishës dhe ndaj sipas tij kreu i PD, Lulzim Basha tashmë është i detyruar që t?i përgjigjet.

?Basha duhet të futet në betejë dhe t?i përgjigjet. Tani ka dalë me propozime konkrete dhe Basha duhet t?i përgjigjet?, tha ai.

Baton Haxhiu thotë se propozimet do ta bënin me demokratike PD edhe pse vijnë nga njeriu i gabuar.

Bushati nga ana tjetër u shpreh se ?Basha po bëhet krimb, duke u fshehur pas berishizmit? duke iu referuar shmangies së debatit publik brenda PD./euronews

Lajmet e fundit nga