Connect with Us

Policia bastis zyrën e kancelarit austriak/ Partia mohon akuzat: Duan të na dëmtojnë

Bota

Policia bastis zyrën e kancelarit austriak/ Partia mohon akuzat: Duan të na dëmtojnë

Publikuar

-

Policia austriake ka zbarkuar në selinë e partisë së kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili aktualisht është jashtë vendit.

Sipas “Reuters” oficerët kishin kërkuar të dhëna dhe dokumente në zyrat e zëdhënësit të shtypit të Kurz Johannes Frischmann, oficerit të mediave dhe këshilltarit strategjik Stefan Stein.

Bastisjet ishin të lidhura me vepra të mundshme korrupsioni në publikimin e reklamave dhe sondazheve të opinionit në gazetën e përditshme Österreich.  Ajo tha se Kurz dyshohej se ishte një ndihmës i veprave penale.

Është raportuar gjithashtu se një bastisje u bë në një departament të ministrisë së Financave.

LEXO EDHE:  Zhdukja e tre të rinjve/ Flasin prindërit: Doli për kafe por nuk u kthye

Por  ky lajm është mohuar. Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore (PVP) Gabriela Schëarz tha se akuzat ishin të rreme.

“Kjo ndodh gjithmonë me të njëjtin qëllim dhe skemë: Të dëmtojë masivisht Partinë Popullore dhe Sebastian Kurz,” tha ajo. Schëarz tha se bastisjet kishin ndodhur “për shfaqje” dhe se “akuzat u ndërtuan mbi ngjarje që datojnë deri në pesë vjet”.

Vetë Kurz është nën hetim nën dyshimin se ka bërë deklarata të rreme në një komision parlamentar për korrupsionin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Skandali me partitë shqiptare në Maqedoni/ Fejzi Hajdari: Nga koalicionet anti-europiane dhe anti-shqiptare jemi nëpërkëmbur që 20 vite

Publikuar

-

Nga

Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut,  partitë shqiptare “Besa” e Bilall Kasamit, Aleanca e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit janë takuar me VMRO DPMNE nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste Levica te Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro evropiane.

Ky koalicion është pritur me reagime të ashpra si nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Kosovë. Madje është kërkuar që drejtuesit e partive politike shqiptare të shpallen non-grata pasi po veprojnë jo vetëm kundër interesave të shqiptarëve, por edhe atyre ndërkombëtare.

Aleatët maqedonas në programin e tyre nuk e njohin gjuhën shqipe, nuk njohin marrëveshjen e Ohrit dhe janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Këtë zhvillim shqetësues dhe destabilizues në Shkup e nxiti dorëheqja e Zoran Zaevit por edhe largimi i Besës së Bilall Kasamit nga koalicioni qeveritar me tre deputetët e tij edhe pse ata ishim zgjedhur në listat zgjedhore si deputet te LSDM-së së Zaevit.

Po çfarë thonë njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut?

Fejzi Hajdari, analist dhe botues i gazetës “Lajm”, në një pornoncim për CNA.al, ka thënë se përgjatë 20 viteve për shkak të qeverive dhe koalicioneve anti-evropiane dhe antishqiptare, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk arritën të kategorizohen si popull shqiptarë, por si popull, 20 përqind.



Hajdari ka radhitur faktet se si janë nëpërkëmbur shqiptarët si dhe ka shprehur zhgënjimin nga qevritë e deritanishme.

Po a ka parti gjegjësisht qeveri dhe koalicione qeverisëse më antieuropiane dhe antishqiptare, sesa këto të deritanishmet që as per 20 vite nuk arritën shqiptarët ne kushtetutë t’i kategorizojnë si “popull shqiptarë”, por si “popull 20 përqind”. Ose që as për 20 vjet ne qeveri nuk arrijnë ta zyrtarizojnë gjuhen shqipe në nje rrafsh si maqedonishtja, ose tani 20 vjet nuk arrijnë ta zgjidhin

Statusin e ish ushtareve te UÇKse nderkohe qe ushtareve maqedpnas “Branitellave” tanimë iu kane siguruar me ligj pensione të majme dhe privilegje e benificione. Nuk arriten ta zgjidhin ose zbardhin, asnjë rast të montuar politik kundër shqiptarëve,siç janë “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, Brodeci, Sopoti etj“, është shprehur Hajdari.

LEXO EDHE:  Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

LEXO EDHE:  Pornografi në rrjet me të mitur/ Arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë

Sipas Hajdarit, shqiptarët në Maqedoni e Veriut nuk kanë të drejta, aq sa kanë serbët në Kosovë.

Pra unë nuk jam i prirur t’ju besoj deklarimeve boshe te politikaneve ne qeverite e deri tanishme, qofshin shqiptar apo maqedonas, por dua te shoh rezultate konkrete. Fakt eshte që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me rreth 30% te banorëve, vazhdojnë të mos i gëzojne të drejtat që i gezojnë serbët në Kosovë. Pra, dua te them shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kerkojnë ndryshim të pushtetit me qëllim që t’u hapet perspektiva në këtë shtet me stabilitet të brishtë dhe që të ndalet ikja masive e rinisë shqiptare jashte. E dini ju, se viteve të fundit rinia shqiptare në mënyrë masive po ik jashtë. Qytetet shqiptare po zbrazen me intensitet të lartë. Prandaj shqiptaret duan ndryshim. Andaj edhe opozita sipas deklarimeve te tyre, është bashkuar me opozitën maqedonase për të provuar ndryshimin që është emergjent dhe i ngutshëm sidomos për shëiptarët“, është shprehur më tej Hajdari për CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tragjike/ 8 të vdekur dhe qindra të plagosur në koncertin e këngëtarit të njohur Travis Scott

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Tetë persona kanë vdekur dhe ‘qindra’ të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje dhe rrëmuje të krijuar në festivalin Astroworld të reperit të famshëm Travis Scott në Teksas. Mesohet se pjesa tjetër e festivalit tani është anuluar.

Travis Scott po performonte në NRG Park të Houston.

Video nga koncerti që po bën xhiron e rrjetit  tregoi njerëz të shtrirë pa ndjenja në mes të turmës ndërsa oficerët dhe personeli i urgjencës kryen CPR . Të tjerët u panë duke i lutur stafit të koncertit për ndihmë. E dashura shtatzënë e Scott, Kylie Jenner ndau një video duke treguar audiencën në Instagram, e cila tregonte një automjet urgjence duke u përpjekur të kalonte rrugën nëpër turmë.

LEXO EDHE:  Situata kriminale/ Ardi Veliu “shkund” Policinë

LEXO EDHE:  Zhdukja e tre të rinjve/ Flasin prindërit: Doli për kafe por nuk u kthye



Shtatëmbëdhjetë njerëz u dërguan në spitale, me 11 prej tyre në arrest kardiak, nga një turmë prej 50,000 pjesëmarrësish.

Ky koncert u anulua vitin e kaluar për shkak të Covid, ndërkohë që ky vit rezultoi një tragjedi. Disa orë para përplasjes vdekjeprurëse, në orën 14:00, qindra ndjekës të reperit të cilët dukej se nuk kishin bileta – sulmuan hyrjen VIP dhe kjo mendohet se ka shkaktuar edhe rrëmujën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Takim anti-shqiptar/ Projekti ruso-turk në Maqedoninë e Veriut shkakton trazira

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev i cili vendosi që të largohet nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale janë takuar tre parti shqiptare dhe dy maqedonase.

Ky takim është konsideruar si anti-shqiptar sepse partitë maqedonase synojnë anullimin e gjuhës shqipe, heqjen e marrëveshjes në fuqi për sa i përket Ohërit, largimin nga NATO dhe mos njohjen e Kosovës.

Partia “Besa” e Bilall Kasamit, ”Aleanca” e Ziadin Selës dhe ”Alternativa” e Afrim Gashit janë takuar ditën e djeshme me ”VMRO DPMNE” nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste ”Levica” të Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro-evropiane.

Takimi mes tyre është shpërndarë kudo në media dhe nuk kanë munguar komentet të cilat e etiketuan këtë takim si antishqiptar.

Pse?

Sepse këto parti së bashku kanë 61 deputetë dhe vendimet e marra dëmtojnë edhe Shqipërinë e cila është në pritje të lajmeve pozitive per hapjen e negociatave për antarësim në BE.

Gjithësesi, mediat maqedonase pohojnë se në mesin e atyre partive ka deputetë shqiptarë që j’u vihen kundër dhe nuk përkrahin vendimet e tyre antishqiptare.



LEXO EDHE:  Pornografi në rrjet me të mitur/ Arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë

LEXO EDHE:  Pornografi në rrjet me të mitur/ Arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë

“Levica”, partia  e majtë që fitoi dy mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, krahas përpjekjeve të qarta për anulimin e Marrëveshjes së Prespës dhe rishikimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ofron zgjidhje specifike që mund të shkaktojnë një kthim në politikën e jashtme.

Në fushën e diplomacisë synimet e programit të saj përfshijnë revokimi i njohjeve të Kosovës, Izraelit dhe Koresë së Jugut. Ndryshe nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me këto vende, e majta beson se pavarësia e Palestinës, Katalonjës dhe Baskëve duhet të njihet.

Gjithashtu  janë pro partneriteti strategjik me PRC.

Kjo parti gjithashtu angazhohet për anëtarësimin e menjëhershëm në NATO dhe tërheqjen e pakushtëzuar të të gjitha forcave të sigurisë nga misionet e huaja ushtarake që nuk kanë mandat të OKB-së.

Sa i përket Bashkimit Europian, e majta mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në këtë komunitet, por insiston që procesi i negociatave të vlerësohet duke u shkëputur nga ndikimet e shteteve të tjera, pra individualisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE