LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pa larguar Bashën, nuk ikën Rama”/ Topalli tregon nëse do të rikthehet në PD

6 Tetor 2021, 18:25, Politikë CNA
“Pa larguar Bashën, nuk ikën Rama”/ Topalli tregon

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për përplasjet brenda Partisë Demokratike.

Topallli ka deklaruar se në momentin që do të largohet kryetari i saj Lulzim Basha, ajo do të rikthehet në PD.

Ajo ka theksuar se mungesa e një opozite të vërtetë e ka çuar Ramën në fitoren e tretë. Ndrëkohë që ka nënvizuar se pa u larguar Lulzim Basha nga PD-ja, nuk mund të largohet Edi Rama.

?Pa larguar Lulzim Bashën nuk ikën Edi Rama. Ai nuk është më kryetar i partie, nuk ke më as pse i kërkon dorëheqjen, se të humbësh 5 herë. Ai nuk pranon të shkojë në asnjë studio, nuk lejon as të tjerët që të flasin për këto çështje.

Unë kam thënë prej kohësh, kur të largojmë Lulzim Bashën, unë do të jem tek PD. Unë kam qenë me PD përpara se ajo të lindte. Këto lëvizje po bëhen për të rishikuar skenën politike shqiptare, do ketë ndikim rindërtimi, që do reflektojë dhe tek e majta. Kjo opozitë është kthyer në fatkeqësi dhe fatalitet për vendin. Se me këto skandale që kanë ndodhur, qeveria nuk mund të rrijë e qetë, por ne kemi një njeri që rri në zyrë e mban peng opozitën.

Ai ka shitur opozitarizmin, nuk flet dot për asnjë problem nëse ti shton vila, shton biznese e pasurinë tënde në mënyrë të pajustifikuar, e bën seleksionim oligarkësh, se me njërin je bashkë ndërsa tjetrit i vendos gjoba. Faji nuk është vetëm tek Rama por opozita e shitur?, ka deklaruar Topalli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga