LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita mos bëjë gafë të vijë”/ Florjan Binaj apel shqiptarëve:“Kjo është protestë qytetare jo politike"

6 Tetor 2021, 12:20, Sociale CNA
“Opozita mos bëjë gafë të vijë”/ Florjan

Sot është parashikuar një protestë për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit, karburantit, energjisë etj.

ka qenë PD ajo që ka njoftuar se do të ketë protestë para kryeministrisë. Në lidhje me këtë ka reaguar aktori i njohur Florjan Binaj. Me anën e një statusi në Instagram ai është shprehur se do të shkojë në protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve dhe të njëjtën gjë kërkon edhe nga qytetarët shqipatë. Në të njëjtën kohë ai i bën thirrje opozitës dhe politikës në përgjithësi të qëndrojë larg protestës.

?Unë do të jem sot në protestën kundra rritjes se çmimeve me qytetarët që duan ti bashkohen kësaj proteste. Asnjë pjestar i opozitës nuk është i ftuar dhe asnjë mos bëjë gafë të vijë e të prishë këtë protestë, sepse nëse jemi në këtë pikë jemi edhe prej tyre. Kjo është një protestë qytetare jo politike. As patronazhistët nuk lejohen?, shkruan Florjani në statusin e tij./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga