Connect with Us

“Nuk shihja gjë, isha i larë në gjak për vete…”/ Polici sajon përplasje fizike dhe fut në burg qytetarin

Denoncim

“Nuk shihja gjë, isha i larë në gjak për vete…”/ Polici sajon përplasje fizike dhe fut në burg qytetarin

Publikuar

-

Në maj të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e shtetases Bana Muça emigrante prej 25 vitesh në Itali. Ajo tregoi, se prindërit e saj të moshuar, 69 dhe 72 vjeç, janë dhunuar nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.

Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit  në fshatin Steravec në Peshkopi. Pasi të moshuarit bënë kallëzim për dhunë, polici Bukurosh Zagrati nisi sulmet ndaj çiftit Muça, duke pretenduar, se dy të moshuarit kishin dhunuar gruan e tij.

Polici Bukurosh Zagrati: Më erdhën tek shtëpia, unë nuk dola fare, se isha i përgatit për gjumë, se isha i lodhur në punë. Doli nusja ke shtëpia dhe i përzuri nusja nga shtëpia, sepse ata ishin të armatosur… ore gruan e kam me raport, se i ka ra pas veshit, fshehën armët. Këtë e bëjnë për justifikim, e bëri zotëria… po erdhën o, erdhën tek shtëpia ime me armë…

Kjo rezultoi e sajuar, por Prokuroria e Peshkopisë nuk e akuzoi policin dhe gruan e tij për kallëzim të rremë. Pasi nuk funksionoi plani i pari, polici krijoi një sherr me djalin e të moshuarve, Ardian Muça, duke e çuar situatën në përplasje fizike.

Muça tregon nga burgu i Burrelit, ku ndodhet për tentativë vrasjeje, versionin e tij të ngjarjes, që nuk përputhet me atë të policit.

Ardian Muça: Isha tu ra poshtë në qytet, u ndalëm tek Shira për të pirë kafe dhe duke zbritur poshtë për të marrë një paketë cigaresh, dëgjoj një zë: “hej më thirri ky…” ktheva kokën pashë Bukurosh Zagradin, më thotë do ta heqësh denoncimin, se unë t’i pres veshët. I thashë “më lër rehat, se kam 100 halle” dhe u afrua dhe më goditi.

LEXO EDHE:  Pukë/ Sekuestrohet një arsenal armësh në banesën e 57-vjeçarit

Me çfarë të goditi?

Ardian Muça: Me një dorezë hekuri po kokës, pastaj unë i përgjakur u ula në gjunj. Shoh unë nxorri një thikë me palosje me hapje, me mbyllje ishte ajo thikë dhe gjatë përleshjes e sipër, më zuri poshtë, vazhdimisht ai më godiste me gjunj nga stomaku dhe me dorën tjetër nga koka. Më kishte vu dhe një kapuç nga koka, kapuçi ishte i xhupit tim.

Thikën ju pohoni dhe deklaroni se ka qenë e punonjësit të policisë?

Ardian Muça: Ka qenë e punonjësit të policisë dhe e mori e futi në xhep, nuk e pa kush.

Ju e goditët me këtë thikë?

Ardian Muça: Jam kap tek dora e tij, jo thikën, vetëm i kam dorën edhe duke u përlesh. Nuk di gjë, që ai është gris, është dëmtuar me thikë. Unë nuk shihja gjë, isha i larë në gjak për vete. Dhunën e ka pas bërë para një viti, unë po të kisha desh, nuk do të prisja një vit edhe do t’i dilja me thikë Bukurosh Zagratit, kur në të njëjtën kohë, ai është punonjës policie edhe e kisha në fshat. Është një gjë absurde, nuk shkon vetëm Prokuroria e Dibrës e bën këtë gjë të tillë…/tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Italiani lë punonjësit e fasonerisë të pasiguruar, mashtrimi që ka bërë

Publikuar

-

Nga

Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një zonjë, që prej 3 vitesh punon në një rrobaqepësi-fasoneri në Fier me administrator një qytetar italian Benito Lanari.

Zonja ka konstatuar se që prej Janarit deri në Shtator 2021 nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për pasojë nuk ka mundur të përfitojë pagesën e raportit. Madje për muajin Gusht as nuk ishte deklaruar si punonjëse.

“Kontrolloj në e-albania dhe nga janari i këtij viti dhe deri në momentin që flasim unë nuk i kisha të paguara kontributet. Për më tepër vë re që në muajin Gusht pronari i fasonerisë Benito Lanari nuk na kishte deklaruar fare si punonjës. Unë kisha punuar gjithë muajin Gusht. Nuk guxova t’ia shpreh shqetësimin administratorëve sepse gjatë gjithë kësaj kohe që kemi punuar, kur është hasur që kemi pasur probleme në punë kur kemi tentuar ndonjëherë të flasim, na është thënë shkurtimisht që dera ja ku është dhe mund të largoheni. Kështu që të rrezikoj vendin e punës, nuk guxova. Për këtë arsye i jam drejtuar emisionit “Stop””, tha punonjësja.

Si funksionon fasoneria?

“Ne paguhemi me pagën minimale. Për 3 vite nuk është diskutuar asnjëherë të kemi rritje page, vetëm paga minimale, përveç kësaj, nuk është se po presim rritje page, por të paktën kontributet të na paguheshin”, tha punonjësja.

Pas një verifikimi “Stop” konstatoi, se italiani Benito Lanari ka hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera.

Ai ka ardhur në vitin ’99 për herë të parë për të hapur biznesin fason. Ky është i vetmi Nipt i mbyllur pa detyrime në shtetin shqiptar. Në vitin 2013, Lanari hap një Nipt të dytë që figuron aktiv. Aty ka detyrime të papaguara të detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në 2015, Lanari figuron ortak në një kompani tjetër në Durrës dhe ky Nipt është pezulluar në 2018, por me detyrime të pashlyera.

LEXO EDHE:  Ngatërresa mes Tatimeve e bankës/ “Stop” zgjidh pagën e luftës së taksistit

LEXO EDHE:  “Largimi i shqiptarëve jashtë vendit/ Në shtatë vite u mbyllën 30 shkolla”

Në 2017, biznesi fason kaloi në Tiranë dhe Lanari rezulton ortak me një Nipt të ri, aktiv dhe me detyrime në shtet. Në vitin 2018, ai zgjedh Fierin për të hapur një Nipt të ri, i pesti, me një tjetër emër tregtar. Sërish e njëjta histori, ende aktiv dhe ka detyrime në shtet. Niptin numër 6, Lanari e ka hapur sërish në Fier, por në vitin 2019. Këtu është situata e denoncuar në “Stop”.

“Stop” u drejtua në Inspektoratin e Punës, ku u pranuan shkeljet, por çështja, sipas këtij institucioni, i takon Drejtorisë së Tatimeve.



Gazetarja: Ky Administrator nuk ju bën pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, po flasim për një ambient të mbyllur. Unë sot vë në diskutim dhe trajtimin, që ju bëhet…

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Po flasim për “Ago e Filo” apo..?

Gazetarja: “Ago e Filo” dhe “Parabola” janë e njëjta gjë, kemi të njëjtin administrator, thjeshtë kemi mbylljen e një Nipti dhe hapjen e një tjetri, SHPK.

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Duhet t’i hap, që t’i shikoj!

Gazetarja: Hapi!

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Si t’i hap? Dua dhe unë pak kohën time!

Gazetarja: Sa të duhet?

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Më duhet një çikë kohë, prandaj të them!/tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Lindur në Tepelenë banues në Tiranë, gjendjes civile e dërgon në Papër-Cërrik pa dijeninë e tij

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Aliaj i lindur dhe i rritur në Buz të Tepelenës tregon për emisionin Fiks Fare se që prej vitit 2010 rezultonte banor i Njësisë Administrative nr.5 në qytetin e Tiranës në bazë të një kontrate qiraje që kishte vënë në dispozicion për regjistrimin e vendbanimit të tij në gjendje civile.

Prej vitesh zotëria ka marrë çdo shërbim të nevojshëm pranë kësaj gjendje civile, në momentin që zotërisë i duhej të rinovonte pasaportën, punonjësit e gjendjes civile i thonë se nuk mund të merrte më shërbime aty, sepse kishte kaluar banor në fshatin Papër të Cërrikut Bashkia Elbasan. Pëllumbi thotë se ai nuk ka lidhje me atë zone, madje as nuk ka qenë ndonjëherë dhe se nuk ka bërë asnjë aplikim për lëvizje të tillë.

Për të parë se çfarë ka ndodhur në të vërtet me ndryshimin e adresës së vendbanimit të z. Pellumb Aliaj gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan Gjendjes Civile nr.5 Tiranë, për të pyetur se nga kush është bërë kjo lëvizje. Punonjëset thanë se nuk është përgjegjësi e tyre, pasi kjo lëvizje nuk është bërë nga zyra e tyre, por nga sistemi i adresave në varësi të Ministrisë së Brendshme konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

LEXO EDHE:  Pukë/ Sekuestrohet një arsenal armësh në banesën e 57-vjeçarit

LEXO EDHE:  “Largimi i shqiptarëve jashtë vendit/ Në shtatë vite u mbyllën 30 shkolla”



Duke qenë se në bazë të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010 vërtetohet se Pëllumb Aliaj është banor i Njësisë Bashkiake nr 5 dhe së fundmi ka rezultuar banor i Cërrikut qarku Elbasan, lëvizje kjo pa dijeninë e vetë shtetasit, redaksia e Fiks Fare përmes një kërkese për informacion ju drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për t’u informuar se me kërkesë të kujt është bërë kjo lëvizje dhe përse duhej të dërgohej në Cërrik-Elbasan dhe jo në vendlindjen e tij,pas përfundimit të kontratës së qirasë. Pa asnjë shpjegim tjerër shoqërues në kthim përgjigje u tha se “Rasti u zgjidh, nga zyra përkatëse e Gjendjes Civile si dhe u njoftua edhe vetë shtetasi.” Duke falenderuar Fiks Fare qytetari thotë se nga zyra e kësaj gjendje civile është njoftuar për ndryshimet e reja dhe se i ishte thënë se kishte qenë vetëm një problem teknik./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Të rinjtë me çrregullime të spektrit autik të braktisur, në Shqipëri nuk ka qendër zhvillimi për adultët

Publikuar

-

Nga

Lindita Kosturi dhe Çlirim Zajmi prindër të dy fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik kanë kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të shprehur një shqetësim.

Ata ngrenë zërin se po vuajnë mungesën e një qendre zhvillimi për fëmijët e tyre, pasi për moshën mbi 18 vjeç nuk ka asnjë qendër të tillë. Ata tregojnë se kur fëmijët e tyre kanë qenë më të vegjël janë trajtuar me terapi dhe seanza zhvillimi, por tani që kanë kaluar moshën 18 vjeç nuk gjejnë përkrahjen e një institucioni ku mund t’i dërgojnë. Prindërit thonë se u duhet që fëmijët e tyre të kenë patjetër dikë mbi kokë, pasi herë pas here shfaqin shenja agresiviteti. Kjo ndodh jo vetëm me familjarët, por mund të lëndojnë edhe njerëz të ndryshëm apo edhe veten.
Çlirimi thotë se e bija trajtohet me një kemp prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe aq të ardhura nuk mjaftojnë as për shërbimet e saj dhe as për seancat e terapive. I gjendur në këto kushte ai shprehet se është i detyruar të lërë punën dhe t’i përkushtohet vajzës së tij. I pyetur nëse ka patur një mbështetje institucionale ai shpreh pakënaqësira dhe thotë se fëmijët me çrregullime të tilla nuk kanë nevojë vetëm me datën 2 Prill në ditën kombëtare të Autizmit, por u duhet vëmendje në 365 ditë të vitit, kjo jo për mëshirë, por për nevojat që ata kanë.

Erges Eskiu, Logoped dhe terapist zhvillimi në lidhje me mungesën institucionale për fëmijët me autizëm thotë se ata kanë nevojë të trajtohen dhe të ndiqen me terapi private dhe shtetërore. “Një fëmijë me autizëm ka nevojë për përkujdesje dhe kjo për prindin është e vështirë, pasi i duhet që njëri të mos jetë në marrëdhënie pune. Asistenca që marrin këta fëmijë doja të bëja thirrje që të jetë më e madhe, pasi nuk mjaftojnë 200 mijë lekë të vjetra as për terapi. Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për kujdestari të veçantë. Është më mirë që fëmijë të jetë në një institucion për t’u socializuar. Qendra trajtimi për adultët ka qenë vetëm një qendër në zonën e quajtur Prush dhe që duhej të financohej nga vetë prindërit. Është shumë e vështirë për këta fëmijë sepse pas moshës 18 vjeç e kanë shumë të vështirë se ku duhet të drejtohen dhe për fat të keq u duhet të mbyllen në shtëpi. Është e rëndësishme të hapen institucione të reja me staf të kualifikuar” u shpreh për Fiks Fare z. Eskiu.

LEXO EDHE:  Denoncimi – Shullazi “komandon” institucionet?/ Ja emërimi që po bëhet me urdhër të tij

LEXO EDHE:  Pukë/ Sekuestrohet një arsenal armësh në banesën e 57-vjeçarit



Ndërsa Besmira Zenelaj, Psikiatre pranë Qendrës Kombëtare të Zhvillimit për fëmijët dhe adoleshentet thotë se në këtë qendër trajtohen vetëm grupmoshat nga 0-18 vjeç. Në trajtimin e tyre përfshihet psikiatri, pediatër zhvillimi, rehabilitimi psikosocial. Momentalisht në këtë qendër trajtohen 120 fëmijë për probleme të ndryshme të shëndetit mendor dhe jo vetëm. “Ne funksionojmë me hospitalizime ciklike për fëmijët që nuk kanë mundësi të marrin shërbimet ne vende të largëta. Për moshën mbi 18 vjeç nuk bëhet fjalë më për zhvillimin e tyre, sepse mendohet që në këtë moshë kanë arritur mjaftueshëm zhvillim” shpjegon znj. Zenelaj. Ajo thotë se për të rinjtë me probleme specifike mbi 18 vjeç janë qendrat komunitare ku përbëhen nga mjek psikiatër. Këto qendra komunitare që janë tre vetëm në Tiranë të përbërë nga punonjës social , psikiatër dhe një psikolog e shtrijnë shërbimin vetëm me vizita dhe jo me hospitalizim. Pra nëse një i ri me çrregullime të spektrit autik pëson një krizë merr vetëm shërbimin e shpejtë në këto qendra e më pas duhet të rikthehet sërish në shtëpi.

Këta prindër duan që fëmijët e tyre edhe pse kanë kaluar moshën 18 vjeçare të kenë ende qendra në të cilat mbi të gjitha ata të socializohen./tch

LEXO TE PLOTE