LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani krah Berishës në Gjirokastër/ “Largimi i Bashës shpëton PD nga kriza”

6 Tetor 2021, 19:03, Politikë CNA
Nishani krah Berishës në Gjirokastër/ “Largimi i

Ish-presidenti Bujar Nishani iu bashkua sot ?Foltores? së ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD, Sali Berisha, në Gjirokastër.

Në një deklaratë për mediat, Nishani tha se PD-ja e ka humbur identitetin e saj si parti dhe si forcë qeverisëse.

Ish-presidenti theksoi se hapi i parë për ta nxjerrë PD-në nga kriza është largimi i Bashës. Ndërkohë,  nënvizoi se lëvizja e Berishës është e vetmja alternativë për ta rikthyer PD-në rrugën  e duhur qeverisëse.

“Thelbi i lëvizjes, shqetësimi, angazhimit, debatit është se çfarë do të ndodhë sot me PD, si opozita, si element i garantimit të shoqërisë dhe garantimit të pluralizimit politik. PD ka humbur sot jo vetëm identitetin e saj si parti, por ka humbur edhe forcën për të qenë alternativë qeverisëse.

Nuk ka asnjë alternativë tjetër sot përveçse PD të dalë nga kjo gjendje krize, nga kjo gjendje kllapie ku ndodhet dhe unë besoj se lëvizja e z.Berisha është mekanizmi më i mirë për t’i hapur rrugë këtij procesi.

Pra, shmangia e pengesës kryesore është hapi i parë, që është largimi i z.Basha nga drejtimi i PD dhe hapi i dytë është edhe më i rëndësishëm, për të parë si do ndërtohet procesi i bashkimit të PD, i kurimit të problemeve të saj, modernizimit dhe hapjes së saj. Duhet të bëhet gati si një alternativë reale e qeverisjes”, u shpreh Nishani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga