Connect with Us

“Luftë”për post/ Rikthehen përplasjet mes kryebashkiakëve

Aktualitet

“Luftë”për post/ Rikthehen përplasjet mes kryebashkiakëve

Publikuar

-

Përplasja për kryetarin e “Shoqatës së Bashkive” vijon ende.

Ka qenë kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi që e ka risjellë në vëmendje këtë përplasje, pas një vendimi më të fundit të gjyqësorit që njëh kryetar të  “Shoqatës së Bashkive”, kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Sot, në zyrat e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë është dërguar nga z. Pjerin Ndreu, përmes një emaili dërguar nga Bashkia Lezhë, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i datës 14 Shtator 2021. Me këtë vendim gjyqtari ka vendosur z. Pjerin Ndreu Kryetar të Shoqatës së Bashkive”, njofton Ademi në rrjete sociale.

Sipas saj, kërkesa e z. Ndreu për t’u regjstruar në Gjykatë, për të uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, është hedhur poshtë me një vendim të mëparshëm të gjykatës, më datë 21 qershor 2021.

Me këtë vendim gjykata vlerësoi se kërkesa e z. Pjerin Ndreu nuk ishte nëpërputhje me Statusin e Shoqatës dhe kuadrin ligjor përkatës.  Me të njëjtat procedura jo demokratike, jo statutore dhe jo ligjore, z. Ndreu e ridërgoi kërkesën sërish në gjykatë.

Për fat të keq, gjykatësi i çështjes e pranoi kërkesën dhe vendosi me një vendim të jashtligjshëm kapjen e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Ky vendimi është jo i drejtë e joligjor”, shkruan më tej Ademi.

Sipas saj, veprime të tilla, duke kapur dhe kontrolluar Shoqatën e Bashkive, nga Partia Socialiste, nga individë që nuk kanë mandatin për përfaqësim, për të qenë anëtarë të Shoqatës së Bashkive, janë në kundërshtim me Kushtetutën, statutin e shoqatës, dëmtojnë autonominë dhe parimet e demokracisë vendore.

LEXO EDHE:  Pjerin Ndreu: Prokuroria nuk i ka karakteristikat e byzylykut provë kundër Tahirit

Veprime të tilla përdhosin çdo parim e rregull.

 Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj.

 Ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën. Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama.

 Pra, edhe ato bashki, si Lezha, dikur anëtare të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, janë larguar për t’iu bashkuar shoqatës politike të krijuar nga Partia Socialiste”, shkruan Ademi.

Ademi thotë se shumë do të ketë një vendim të qartë për këtë çështje, pasi Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për procesin antikushtetues të votimeve vendore të datës 30 qershor 2019.

Veprimtaria e Shoqatës së Bashkive ka qenë dhe duhet të jetë një kontribut për të mirën publike. Ajo nuk mund të jetë një instrument në dorën dhe kontrollin e qeverisë.

Në cilësinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, si drejtuese legjitime e shoqatës, ndihem tejet e shqetësuar për veprime të tilla , jo demokratike. Përpjekja ime vijon. Unë nuk tërhiqem.

Ftoj partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët, brenda dhe jashtë vendit, të vlerësojnë me profesionalizëm dhe seriozitet situatën”, përfundon reagimin Ademi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut përfshihen në skandal/ Aleancë me Lëvizjen anti-shqiptare

Publikuar

-

Nga

Krerët e partive  shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në një skandal.

Përfaqësuesit e “Besës” që drejtohet nga Bilal  Kasami, të Aleancës së Ziadin Selës dhe Alternativës së Afrim Gashit janë takuar me VMRO DPMNE nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste Levica të Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverisë pro evropiane.

Gjithçka ka ndodhur pas dorëheqjes se kryeministrit, Zoran Zaev, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale.



Përse është skandal

Sipas mediave në Kosovë, Apasiev dhe partia e tij Levica (e majta) në programin e  tyre nuk e njohin  Republikën e Kosovës, dhe as marrëveshjen e Ohrit.

LEXO EDHE:  “Montime sipas urdhrit të Ramës”/ Salianji: Si u manipuluan përgjimet

LEXO EDHE:  Pjerin Ndreu: Prokuroria nuk i ka karakteristikat e byzylykut provë kundër Tahirit

Gjithashtu në programin e tyre ata kërkojnë anulimin e gjuhës shqipe, largimin nga NATO, dhe pika ëe tjera programore që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me  interesat e shqiptarëve por edhe me aleatët ndërkombëtarë.

Këto zhvillime dëmtojnë edhe Shqipërinë pasi që Tirana dhe Shkupi bashkërisht po presin të anëtarësohen në Bashkimin Evropain./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia aksion në Tiranë/ Mbi 20 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Blutë e kryeqyteti kanë vënë në pranga 20 shtetas për vepra të ndryshme penale si dhuna në familje, vjedhja, kanabis dhe drejtimi i mjetit pa patentë.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallzim i krimit” e kryer në bashkëpunim të shtetasve I(Z). A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 23:30, të datës 05.11.2021, ka ardhur një telefonatë në sallën operative që në Yzberisht, ka të shtëna me armë zjarri. Sherbimet e Policisë menjeherë kanë vlerësuar informacion dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar shtetasit e lartpërmenduar duke u larguar me vrap sapo kanë parë ardhjen e policisë. Gjithashtu, gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri e dyshuar pistoletë, e cila dyshohet se i përket shtetasit I(Z), A. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve G. Ç, 25 vjeç, E. A, 25 vjeç dhe A. B, 22 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me datë 03.11.2021, kanë vjedhur marketin e shtetases R. H, ndërsa me datë 03.05.2021, kanë tentuar të vjedhin një tjetër market. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autor të vjedhjes së dy banesave të shtetasve N. O dhe I. M, banues në Kavajë.

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P, 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash të dyshuara fara të bimës narkotike kanabis;

M, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabisi dhe një armë të ftohtë(thikë).

LEXO EDHE:  Kërkoi favore seksuale/ Krimet e Rënda, lënë në burg gjyqtarin

LEXO EDHE:  Kërkesa për shfuqizimin e financave të qeverisjes vendore/ Gjykata Kushtetuese “rrëzon” KLSH-në

Po nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 33 vjeç, pasi ka tentuar ti vjedhë me dhune varësen nga qafa shtetases F. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S, 49 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.



Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M, 42 vjeç, D. R, 30 vjeç, D. R, 21 vjeç, V. D, 23 vjeç dhe R. K, 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

B, 29 vjeç dhe J. Z, 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Me datë 06.11.2021, në rrugën “Loni Ligori”, ka rënë zjarr në koshat e mbetjeve të riciklushme dhe si pasojë janë djegur pjesërisht dhe mjetet e parkuara në afërsi të tyre në pronësi të shtetasve D. Ç dhe R. J. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 05.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve, D. B, 30 vjeç dhe K. B, 40 vjeç, sepse në Yzberisht, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë goditur me grushta dhe sende të forta, shtetasin B. Sh, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore doli nga spitali.

Më datë 05.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit, Gj. K, 35 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, Paskuqan Nr.1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh.

Më datë 05.11.2021, rreth orës 21:20, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i dëmtuar dyshohet me mjet prerës shtetasi A. K, 30 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Urime ‘patriota’ që kthyet Gruevskin”/ Gazetari del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas mbledhjes së VMRO-ASH-AAA-BESA-LEVICA për ta rrëzuar Qeverinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ata të cilët më shanin kur unë e intervistova Gruevskin sot të njëjtit janë ulur në tavolinë me partinë e Gruevskit për të bërë marrëveshje.

Gjithashtu Buzhala kritikon edhe Vetëvendosjen e cila i përkrahi këto parti shqiptare të cilat po e rikthejnë sot VMRO-në nacionaliste në pushtet.

LEXO EDHE:  Bashkim Dedja rizgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

LEXO EDHE:  “Montime sipas urdhrit të Ramës”/ Salianji: Si u manipuluan përgjimet



“Krejt qata qe me pajten shajte qe pata bo interviste me Gruevskin, sot paskan bo marreveshje per koalicion me partine e Gruevskit. Urime patriota. Urime edhe ketyne patriotave ne Kosove qe i kane mbeshtete keta patriotat ne Maqedoni qe tash po e kthejne VMRO’ne ne pushtet. Mire po bohet ”, ka shkruar ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE