LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është drejtori i ri i Policisë/ Artan Hoxha zbulon detaje, çfarë e favorizon Gledis Nanon

6 Tetor 2021, 11:20, Aktualitet CNA
Kush është drejtori i ri i Policisë/ Artan Hoxha zbulon detaje,

Ditën e sotme Gledis Nano është emëruar zyrtarisht Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ardi Veliut.

Ndërkohë, gazetari investigativ Artan Hoxha nga studio e abcneës, ka dhënë sott ë tjera detaje në lidhje me drejtorin e ri të Policisë.

Sipas gazetarit Hoxha, Gledis Nano është me origjinë nga Skrapari dhe është rritur në një familje policësh.

Gjithashtu ai theksoi se një detaj që e favorizon Gledis Nanon, është mosha e tij e re dhe marrëdhëniet me partnerët.

?Gledis Nano është me origjinë nga Skrapari. Babai i tij ka qënë oficer dhe drejtues policie.

E kanë shkarkuar kur në Elbasan u kap një maune me drogë.  

Ka vazhduar punën në polici. Tani më duket se është në pension.

Gledis Nano është rritur në një familje policësh. Por ajo që më duket pak është mosha e tij, për të qenë në krye të policisë.

Mosha e tij është favorizuese për një gjë për të menduar se nuk mund të ketë një rrjet të gjërë miq dhe ndoshta nuk ka shumë ndikim. Ka pas më shumë marrëdhënie me partnerët. Për mua gabimi i Veliut përveçse ishte ushtar politik , ai nuk kishte komunikim me mediat. Policia e Shtetit është shumë e madhe dhe 100 ditëshin e parë Rama u mor me policët e qarkullimit?, ka thënë Artan Hoxha./CNA.al

Shkarkohet Ardi Veliu/ Zbulohet kush pritet ta zëvendësojë

Lajmet e fundit nga