LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza energjitike/ Berisha i nxjerr 'të palarat' Ramës: Si u zbraz kaskada e Drinit

6 Tetor 2021, 16:42, Politikë CNA
Kriza energjitike/ Berisha i nxjerr 'të palarat'

Nga qyteti i Gjirokastër, ku po zhvillon Foltoren e gjashtë me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për krizën energjitike që paralamëroi Rama.

Berisha tha se Rama e ka zbrazur kaskadën e Drinit që duhej të ruhej për vjeshtë, dhe ka shitur energji elektrike gjatë gushtit masivisht.

?Sot lajmi, që jep kreu i meduzës është kriza! Spekulant i pashpirtë që është. Po është rit çmimi gazit.

Po sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne! Zero! Nqs kriza e gazit kap një vend i cili 25% të energjisë e ka nga gazi, si do të na kap ne që 98% të energjisë e kemi nga ujrat tona.

Është kriza që don të induktojë me çdo kusht në çdo familje shqiptare.

Rezervën më të çmuar ne kemi kaskadën e Drinit, është rezervë strategjike. Ajo ishte plot e përplot edhe në muajin gusht me 292 metër. Kaskada ishte plot dhe si strategji, gjithmonë ruhet për vjeshtë.

Çfarë ka bërë zotria! Ka zbrazur kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Kaskada është në vdekjeklinike sot.

Është krizë e krijuar vetë, është krizë e Edi Ramës dhe ministrit të tij të papërgjegjshëm?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga