LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova pret liberalizimin e vizave/ Kurti: BE mbaj fjalën e dhënë!

6 Tetor 2021, 09:10, Kosova & Bota CNA
Kosova pret liberalizimin e vizave/ Kurti: BE mbaj fjalën e

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Sllovenia, para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është integrimi i gjashtë vendeve të rajonit u shpreh se: ?Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave?, dhe se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

?Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tanë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi?, ka thënë Kurti.

Kurti ka ftuar edhe 5 vendet e tjera anëtare te Unionit, t?i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës./CNA.al

Lajmet e fundit nga