LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Firmosni për mbledhjen e Kuvendit”/ Berisha thirrje demokratëve të Gjirokastrës

6 Tetor 2021, 17:02, Politikë CNA
“Firmosni për mbledhjen e Kuvendit”/ Berisha thirrje

Nga ‘Foltorja’ e Gjirokastrës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Bashës, për të cilin u shpreh se “pengkryetari” është marrë në patronazh nga qeveria.

Ai ftoi gjithashtu delegatët e Kuvendit Kombëtar të firmosin.

?Askush të mos guxojë të prekë votën në këtë parti. Unë ka besim se ne do bashkohemi.

Nuk jemi të dënuar të rrijmë në opozitë. Kemi gjiithë potencialin. Ne nuk jemi njerëz të ideologjirave, jemi të vlerave. Janë me dhjetra mijëra anëtarë tanë të harruar.

Ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar, të firmosni për mbledhjen e Kuvendit. Si të doni votoni në Kuvend, por firma juaj është ndërgjegjia juaj për një PD që respekton votën e lirë.

 

Lajmet e fundit nga