Connect with Us

“Far west” mes barinjve në Dropull, bashkia dhe policia bëjnë sehir

Denoncim

“Far west” mes barinjve në Dropull, bashkia dhe policia bëjnë sehir

Publikuar

-

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet e shumta të banorëve të fshatit Hllomo në Dropull, të cilët ankohen se policia dhe bashkia nuk kanë marrë asnjë masë për denoncimet e shumta të tyre për kërcënime. Disa banorë pohuan se janë kërcënuar nga një person i quajtur Ylli Muçobega, i cili është çoban dhe qëndron në afërsi të fshatit.

Sipas tyre, kanë bërë kallëzime në Policinë e Gjirokastrës, si dhe te inspektori i zonës z.Haxhi Leskaj. Por, deri më tani nuk është marrë asnjë masë. “Ky çoban nuk ka asnjë sipërfaqe me qira, as nga ne dhe as nga Bashkia Deopull, por i ka zaptuar. Na ka dalë me çifte dhe me sopata. Jemi të moshuar dhe kemi frikë” pohojnë banorët. Më tej pohojnë se çobani është problematik, pasi ka qenë edhe në një fshat tjetër por banorët e kanë përzënë për të njëjta arsye. Ata thonë se kullotat ia kanë dhënë me qira një çobani tjetër, Bilbil Hoxhaj, i cili ka 30 vjet në atë fshat. Ndërkohë, këto kullota përdoren edhe nga çobani tjetër Muçobega.

Fiks Fare bisedoi edhe me çobanin Bilbil Hoxhaj, i cili pohon se në këtë fshat ka 30 vjet dhe përdor kullotat verore. Qëndron në këtë fshat 6 muaj dhe 6 muaj në Himarë. Sipas tij, ai ka 500 krerë dhi dhe ka marrë me qira 6 mujore kullotat. Ka dokumente nga bashkia Dropull për qindra hektarë, ndërsa ka edhe dokumente nga banorët për tokën që kanë me tapi banorët. Paguan rreth 1.5 mln lekë të vjetra në vit, ndërkohë në kullotat që ai ka në përdorim ka bagëtitë edhe z.Muçobega. Thotë se janë konfliktuar disa herë me këtë familje, ndërsa konflikti ende nuk është zgjidhur. Thotë se bashkia si ka dhënë me qira, por ai i ka zaptuar dhe i mban te kullotat e tij.

Fiksi bisedoi edhe me kryetarin e Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli. Ai pohoi se është në dijeni të konfliktit, pasi Ylli Muçobega ka qenë në një fshat tjetër dhe është transferuar në këtë fshat. Kryetari thotë se edhe fshati tjetër nuk e donte, por edhe ky fshat Hllomo ku ka shkuar nuk e do më. Sipas tij, pas ankesave të fshatit, ai nuk i ka prerë faturë për kullotat dhe aktualisht ky person nuk ka kontratë me bashkinë e Dropullit. Thotë se janë bërë disa inspektime dhe ka rezultuar se bagëtitë e z.Muçobega qëndronin në kullotat në pronësi të bashkisë Dropull. Ai thotë se Bashkia do t’i bëjë kallëzim penal për zaptim prone, ndërkohë që thotë se bashkia nuk ka forcë ta largojë pasi 1 banor i ka dhënë këtij personi tokën me qira për të qëndruar. Por, toka nuk është as 1 Ha, ku ai duhet të ushqejë mbi 300 kokë dhi dhe dele.

Në të njëjtën ditë që grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Hllomo, Bashkia e Dropullit dërgoi një kallëzim penal në polici. Sipas përgjigjes së policisë, në datën 13 shtator 2021 ka bërë kallëzim penal Inxhinieri i Seksionit të Pyjeve dhe Kullotave, në Bashkinë Dropull ndaj shtetasit Y.M.

Ndërkohë, në datën 16 shtator 2021, Policia e Gjirokastrës i ka dërguar materialet në prokurori për veprën penale “vetëgjyqësi”, pas kallëzimit të bërë nga Seksioni i Pyjeve dhe Kullotave. Dhe, vetëm pas interesimit të Fiks Fare në bashki dhe polici, Posta e Policisë i ka dërguar kërkesë Bashkisë Dropull për kullotat në fshatin Hllomo. Megjithatë, policia ia hedh përgjegjësinë prokurorisë, pasi shkruan se “nuk ka bërë asnjë veprim të mëtejshëm hetimor!”./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Italiani lë punonjësit e fasonerisë të pasiguruar, mashtrimi që ka bërë

Publikuar

-

Nga

Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një zonjë, që prej 3 vitesh punon në një rrobaqepësi-fasoneri në Fier me administrator një qytetar italian Benito Lanari.

Zonja ka konstatuar se që prej Janarit deri në Shtator 2021 nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për pasojë nuk ka mundur të përfitojë pagesën e raportit. Madje për muajin Gusht as nuk ishte deklaruar si punonjëse.

“Kontrolloj në e-albania dhe nga janari i këtij viti dhe deri në momentin që flasim unë nuk i kisha të paguara kontributet. Për më tepër vë re që në muajin Gusht pronari i fasonerisë Benito Lanari nuk na kishte deklaruar fare si punonjës. Unë kisha punuar gjithë muajin Gusht. Nuk guxova t’ia shpreh shqetësimin administratorëve sepse gjatë gjithë kësaj kohe që kemi punuar, kur është hasur që kemi pasur probleme në punë kur kemi tentuar ndonjëherë të flasim, na është thënë shkurtimisht që dera ja ku është dhe mund të largoheni. Kështu që të rrezikoj vendin e punës, nuk guxova. Për këtë arsye i jam drejtuar emisionit “Stop””, tha punonjësja.

Si funksionon fasoneria?

“Ne paguhemi me pagën minimale. Për 3 vite nuk është diskutuar asnjëherë të kemi rritje page, vetëm paga minimale, përveç kësaj, nuk është se po presim rritje page, por të paktën kontributet të na paguheshin”, tha punonjësja.

Pas një verifikimi “Stop” konstatoi, se italiani Benito Lanari ka hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera.

Ai ka ardhur në vitin ’99 për herë të parë për të hapur biznesin fason. Ky është i vetmi Nipt i mbyllur pa detyrime në shtetin shqiptar. Në vitin 2013, Lanari hap një Nipt të dytë që figuron aktiv. Aty ka detyrime të papaguara të detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në 2015, Lanari figuron ortak në një kompani tjetër në Durrës dhe ky Nipt është pezulluar në 2018, por me detyrime të pashlyera.

Në 2017, biznesi fason kaloi në Tiranë dhe Lanari rezulton ortak me një Nipt të ri, aktiv dhe me detyrime në shtet. Në vitin 2018, ai zgjedh Fierin për të hapur një Nipt të ri, i pesti, me një tjetër emër tregtar. Sërish e njëjta histori, ende aktiv dhe ka detyrime në shtet. Niptin numër 6, Lanari e ka hapur sërish në Fier, por në vitin 2019. Këtu është situata e denoncuar në “Stop”.

“Stop” u drejtua në Inspektoratin e Punës, ku u pranuan shkeljet, por çështja, sipas këtij institucioni, i takon Drejtorisë së Tatimeve.



Gazetarja: Ky Administrator nuk ju bën pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, po flasim për një ambient të mbyllur. Unë sot vë në diskutim dhe trajtimin, që ju bëhet…

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Po flasim për “Ago e Filo” apo..?

Gazetarja: “Ago e Filo” dhe “Parabola” janë e njëjta gjë, kemi të njëjtin administrator, thjeshtë kemi mbylljen e një Nipti dhe hapjen e një tjetri, SHPK.

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Duhet t’i hap, që t’i shikoj!

Gazetarja: Hapi!

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Si t’i hap? Dua dhe unë pak kohën time!

Gazetarja: Sa të duhet?

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Më duhet një çikë kohë, prandaj të them!/tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Lindur në Tepelenë banues në Tiranë, gjendjes civile e dërgon në Papër-Cërrik pa dijeninë e tij

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Aliaj i lindur dhe i rritur në Buz të Tepelenës tregon për emisionin Fiks Fare se që prej vitit 2010 rezultonte banor i Njësisë Administrative nr.5 në qytetin e Tiranës në bazë të një kontrate qiraje që kishte vënë në dispozicion për regjistrimin e vendbanimit të tij në gjendje civile.

Prej vitesh zotëria ka marrë çdo shërbim të nevojshëm pranë kësaj gjendje civile, në momentin që zotërisë i duhej të rinovonte pasaportën, punonjësit e gjendjes civile i thonë se nuk mund të merrte më shërbime aty, sepse kishte kaluar banor në fshatin Papër të Cërrikut Bashkia Elbasan. Pëllumbi thotë se ai nuk ka lidhje me atë zone, madje as nuk ka qenë ndonjëherë dhe se nuk ka bërë asnjë aplikim për lëvizje të tillë.

Për të parë se çfarë ka ndodhur në të vërtet me ndryshimin e adresës së vendbanimit të z. Pellumb Aliaj gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan Gjendjes Civile nr.5 Tiranë, për të pyetur se nga kush është bërë kjo lëvizje. Punonjëset thanë se nuk është përgjegjësi e tyre, pasi kjo lëvizje nuk është bërë nga zyra e tyre, por nga sistemi i adresave në varësi të Ministrisë së Brendshme konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.



Duke qenë se në bazë të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010 vërtetohet se Pëllumb Aliaj është banor i Njësisë Bashkiake nr 5 dhe së fundmi ka rezultuar banor i Cërrikut qarku Elbasan, lëvizje kjo pa dijeninë e vetë shtetasit, redaksia e Fiks Fare përmes një kërkese për informacion ju drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për t’u informuar se me kërkesë të kujt është bërë kjo lëvizje dhe përse duhej të dërgohej në Cërrik-Elbasan dhe jo në vendlindjen e tij,pas përfundimit të kontratës së qirasë. Pa asnjë shpjegim tjerër shoqërues në kthim përgjigje u tha se “Rasti u zgjidh, nga zyra përkatëse e Gjendjes Civile si dhe u njoftua edhe vetë shtetasi.” Duke falenderuar Fiks Fare qytetari thotë se nga zyra e kësaj gjendje civile është njoftuar për ndryshimet e reja dhe se i ishte thënë se kishte qenë vetëm një problem teknik./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Të rinjtë me çrregullime të spektrit autik të braktisur, në Shqipëri nuk ka qendër zhvillimi për adultët

Publikuar

-

Nga

Lindita Kosturi dhe Çlirim Zajmi prindër të dy fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik kanë kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të shprehur një shqetësim.

Ata ngrenë zërin se po vuajnë mungesën e një qendre zhvillimi për fëmijët e tyre, pasi për moshën mbi 18 vjeç nuk ka asnjë qendër të tillë. Ata tregojnë se kur fëmijët e tyre kanë qenë më të vegjël janë trajtuar me terapi dhe seanza zhvillimi, por tani që kanë kaluar moshën 18 vjeç nuk gjejnë përkrahjen e një institucioni ku mund t’i dërgojnë. Prindërit thonë se u duhet që fëmijët e tyre të kenë patjetër dikë mbi kokë, pasi herë pas here shfaqin shenja agresiviteti. Kjo ndodh jo vetëm me familjarët, por mund të lëndojnë edhe njerëz të ndryshëm apo edhe veten.
Çlirimi thotë se e bija trajtohet me një kemp prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe aq të ardhura nuk mjaftojnë as për shërbimet e saj dhe as për seancat e terapive. I gjendur në këto kushte ai shprehet se është i detyruar të lërë punën dhe t’i përkushtohet vajzës së tij. I pyetur nëse ka patur një mbështetje institucionale ai shpreh pakënaqësira dhe thotë se fëmijët me çrregullime të tilla nuk kanë nevojë vetëm me datën 2 Prill në ditën kombëtare të Autizmit, por u duhet vëmendje në 365 ditë të vitit, kjo jo për mëshirë, por për nevojat që ata kanë.

Erges Eskiu, Logoped dhe terapist zhvillimi në lidhje me mungesën institucionale për fëmijët me autizëm thotë se ata kanë nevojë të trajtohen dhe të ndiqen me terapi private dhe shtetërore. “Një fëmijë me autizëm ka nevojë për përkujdesje dhe kjo për prindin është e vështirë, pasi i duhet që njëri të mos jetë në marrëdhënie pune. Asistenca që marrin këta fëmijë doja të bëja thirrje që të jetë më e madhe, pasi nuk mjaftojnë 200 mijë lekë të vjetra as për terapi. Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për kujdestari të veçantë. Është më mirë që fëmijë të jetë në një institucion për t’u socializuar. Qendra trajtimi për adultët ka qenë vetëm një qendër në zonën e quajtur Prush dhe që duhej të financohej nga vetë prindërit. Është shumë e vështirë për këta fëmijë sepse pas moshës 18 vjeç e kanë shumë të vështirë se ku duhet të drejtohen dhe për fat të keq u duhet të mbyllen në shtëpi. Është e rëndësishme të hapen institucione të reja me staf të kualifikuar” u shpreh për Fiks Fare z. Eskiu.



Ndërsa Besmira Zenelaj, Psikiatre pranë Qendrës Kombëtare të Zhvillimit për fëmijët dhe adoleshentet thotë se në këtë qendër trajtohen vetëm grupmoshat nga 0-18 vjeç. Në trajtimin e tyre përfshihet psikiatri, pediatër zhvillimi, rehabilitimi psikosocial. Momentalisht në këtë qendër trajtohen 120 fëmijë për probleme të ndryshme të shëndetit mendor dhe jo vetëm. “Ne funksionojmë me hospitalizime ciklike për fëmijët që nuk kanë mundësi të marrin shërbimet ne vende të largëta. Për moshën mbi 18 vjeç nuk bëhet fjalë më për zhvillimin e tyre, sepse mendohet që në këtë moshë kanë arritur mjaftueshëm zhvillim” shpjegon znj. Zenelaj. Ajo thotë se për të rinjtë me probleme specifike mbi 18 vjeç janë qendrat komunitare ku përbëhen nga mjek psikiatër. Këto qendra komunitare që janë tre vetëm në Tiranë të përbërë nga punonjës social , psikiatër dhe një psikolog e shtrijnë shërbimin vetëm me vizita dhe jo me hospitalizim. Pra nëse një i ri me çrregullime të spektrit autik pëson një krizë merr vetëm shërbimin e shpejtë në këto qendra e më pas duhet të rikthehet sërish në shtëpi.

Këta prindër duan që fëmijët e tyre edhe pse kanë kaluar moshën 18 vjeçare të kenë ende qendra në të cilat mbi të gjitha ata të socializohen./tch

LEXO TE PLOTE