Connect with Us

E arrestuan?!/ Hoxha poston foton: Thoni po deshët që nuk ka shtet

Aktualitet

E arrestuan?!/ Hoxha poston foton: Thoni po deshët që nuk ka shtet

Publikuar

-

cna lajme

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar pas lajmit të shpërndarë në portale, ku thuhej se ai ishte arrestuar në zbatim të një urdhëri të Prokurisë së Elbasanit.

Përmes një ironie të hollë, Hoxha shkruan se pasi u ka shpëtuar shumë postblloqeve, ai është neutralizuar dhe arrestuar, nga polici më i famshëm në Shqipëri, Florian Binaj.

Duke hedhur poshtë lajmin e rremë, Hoxha ka postuar një foto me artistin e humorit, ku shkruan ‘më thoni po deshët, se nuk ka shtet’.

“Tani thoni po deshët, se nuk ka shtet

Pas lajmin te djeshëm shpërndarë në portale, se më paskërkësh “arrestuar” policia, “në zbatim të një urdhëri të Prokurorisë se Elbasanit” shume miq dhe te njohur më morën te shqetesuar, se çfare kishte ndodhur ne te vertete?!

LEXO EDHE:  Dy te arrestuar per zjarret prane Athines, flaket nga duhani

U kisha shpetuar njeri pas tjetrit, aq shume postblloqeve dhe shërbimeve policore, sa nuk ma mori mendja, se do të me arrestonte polici më i famshëm, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë trojet shqipfolëse.

Nënkomisar Kole Frakusha dora vetë, më neutralizoi pa më lënë asnjë rrugë arratisje

Me “policin” e Portokallise, Florian Binaj…“, shkruan gazetari./ CNA.al

cna lajme aktuale

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha ‘non grata’/ Shkullaku: Vendimi politik për të favorizuar Ramën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazetari Armand Shkullaku deklaroi se vendimi i SHBA për shpalljen non grata të liderit historik, Sali Berisha, ka qenë politik dhe i ka ardhur në ndihmë Ramës për t’ia bërë më të lehtë mandatin e tretë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me Ylli Rakipin, Armand Shkullaku tha se nëse SHBA do të kishin fakte, duhet t’i kishin bërë publike.

“Logjikisht nëse do të kishin fakte, le t’i bënin publike. Ky është një vendim politik i nisur nga interesi i shqiptarëve për t’ia bërë rrugën më të lehtë Ramës për mandatin e tretë. Ne kemi shkruar, folur se çfarë ka bërë Berisha kur ka qenë kryeministër apo President. 



Kemi thënë se, Berisha ka bërë të mira dhe të këqija, por nuk kemi parë ndonjë reagim kaq të egër nga SHBA-të.Ndihmë do të kisha vërtet nëse do shihja një shqetësim nga Shtetet e Bashkuara për korrupsionin, banditët që kanë kapur shtetit nga SHBA kjo do ishte ndihmë për ne. 

SHBA nuk ka pse të ketë frikë të drejtojë gishtin për ata që janë bërë problem për ecjen e Shqipërisë përpara, sepse këtë se pengon Berisha. Blinken nuk është se na ka hequr të keqen.

Ky është një veprim politik si të gjithë veprimet e fundit të diplomacisë amerikane që kanë qenë të njëanshme nuk e di pse por është tejkaluar masa. Kemi parë ambasadorët, kanë shprehur anëtarësi për një parti dhe një tjetër”, shprehu Shkullaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gatshëm për transparencë”/ Ironizon Spaho: Ku do Gazi t’ia çojmë firmat?

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD, Edmond Spaho deklaroi se lideri historik, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, janë të gatshëm për transparencë, sa i takon mbi 4200 firmave të depozituara ditën e djeshme.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv me Ylli Rakipin, Spaho theksoi se ata që janë angazhuar në nismën e Berishës, janë të gatshëm t’i verifikojnë një nga një firmat para kamerave.

“Dje dorëzuam 4200 firma.  Sipas çdo koncepti juridik, duhet që këto firma të konsiderohen të vlefshme të jenë të akesueshme dhe të depozituara në selinë e subjektit juridik. Çuditërisht, pa bërë asnjë kontroll, Sekretari i Përgjithshëm del dhe thotë janë bllof. 



LEXO EDHE:  I vuri flakën mjetit në Kolonjë/ Arrestohet autori 53-vjeçar

LEXO EDHE:  Berisha sulmon ashpër gazetarin Artan Hoxha

Kjo është logjika me të cilën flitet? Hajde kontrolloji!  Ju jeni deputet. Aty ka shumë që janë rreshtuar në krahun e Sali Berishës. A mund ta kapni për xhakete Lul Bashën?

Nesër në mëngjes në ora 8, me Edi Palokën hajde mbledhim të gjitha stacionet televizive dhe t’i marrim një nga një. 

Nëse kjo nuk është transparencë nuk di si mund të bëhet ndryshe. Kur qenkan kaq të bindur që aty nuk ka firma, ky është avantazhi i tyre. Pse kanë frikë? Ku do Gazi t’ia çojmë firmat? Mos i do në dhomë të gjumit?”, shprehu Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltoren mezi e prisnim”/ Topalli: Kam 10 vite që paralajmëroj demokratët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehu qartazi se qëndrimet e saj gjatë gjithë kohës, kanë qenë një paraprijë e asaj që do të vinte më pas nga lideri historik, Sali Berisha.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me Blendi Fevziun, ajo theksoi se “Foltorja” kishte kohë që pritej dhe se kishte 10 vite që paralajmëronte shqiptarët për “rrezikun” që Basha do t’i sillte më vonë PD-së.

“Kam 10 vite, në mënyrë të veçantë në 2017, gjatë kohës së çadrës dhe pastaj pas çadrës, kur Lulzim Basha tradhëtoi çadrën dhe hyri në qeveri me Edi Ramën, që i kam thënë demokratëve  “largojuni Lulzim Bashës se ju ka shitur tek Edi Rama”. Nuk më kanë besuar! 

Pastaj u kanë thënë disa herë, pa larguar Lulzim Bashën, nuk ikën Edi Rama. Nuk më kanë besuar! Në çdo emision televiziv ju keni mbrojtur Lulzim Bashën, unë kam mbrojtur atë që është e vërtetë. Për mua, lëvizja dhe qëndrimet e mia, i kanë paraprirë “Foltores”. Do kisha dashur shumë që kjo “Foltore” të ishte mbajtur shumë kohë më parë”, tha Topalli.

LEXO EDHE:  Elbasan, godoti kreun e Policise Bashkiake, arrestohet pronari i lokalit

LEXO EDHE:  I vuri flakën mjetit në Kolonjë/ Arrestohet autori 53-vjeçar



E pyetur se përse nuk ka shkuar deri më sot në “Foltoret” e mbajtura, Topalli u shpreh se nuk ka dashur t’u zërë vendin demokratëve të cilët qëndronin me qindra jashtë në pritje dhe mbështetje të liderit historik, Sali Berisha.

“Unë jam me qëndrimet, do shkoj në sallë. Pse t’i zë vendin një demokrati kur ato rrinë jashtë duke pritur me qindra se s’kanë vend ku të ulen. 

Unë aty jam, I kam paraprirë, është ngjarja më madhore në një kohë krize të rëndë. PD me Lulzim Bashën shkoi në binarin e vdekjes. Berisha arriti të mobilizojë dhe ta marrë partinë De Facto.

Përpjekja për ta sjellë diskutimin duke spekuluar mbi procedurën, ështëtipike  më hileqarja për t’i ikur nga thelbi i ngjarjes për demokratizimin e PD”, tha Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE