Connect with Us

Çudira te klubi i Bundesligës, të pavaksinuarit paguajnë vetë tamponët

BundesLiga

Çudira te klubi i Bundesligës, të pavaksinuarit paguajnë vetë tamponët

Publikuar

-

Hertha e Berlinit ka vendosur, që tani e tutje të gjithë lojtarët që nuk kanë pranuar të vaksinohen, do t’i paguajnë vetë tamponët e testeve. Bëhet fjalë për një shpenzim prej diçka më tepër se 1600 euro në muaj për çdo futbollist.

Ky është një moment në të cilin në Gjermani shumë klube po studiojnë mundësinë për t’i ndaluar hyrjen në stadiume atyre që nuk janë vaksinuar, apo që nuk e kanë kaluar prej pak kohësh Covid-in.

Gjatë këtyre muajve, Hertha, ashtu si gjithë klubet e tjera ka marë përsipër të paguajnë shpenzimet për testet PCR, (70 euro për çdo tampon), që sipas rregullores së Federatës Gjermane, janë të nevojshëm për të autorizuar zbritjen e futbollistëve në fushë. Por tani klubi gjerman ndryshon strategji, 90 përqind e futbollistëve të federuar janë të vaksinuar, ndërsa për të tjerët klubi nuk do të paguajë shpenzimet e testeve.

Është ky lajmi që bëhet i ditur nga disa media të ndryshme gjermane. Çdo skuadër, për të respektuar kërkesën e Federatës, duhet të kontrollojë çdo lojtar të paktën dy herë në javë.

Hertha ka bërë shumë më tepër duke kryer 6 tamponë çdo javë për secilin prej individëve të grupit. Duke marë në konsideratë koston prej 70 eurosh për tampon, shuma e përmuajshme për çdo futbollist shkon 420 euro në javë, pra rreth 1680 euro në muaj. Fredi Bobic, drejtor teknik i Herthas, nuk deshi t’i komentojë lajmet, duke u shprehur vetëm se “90% e lojtarëve janë të vaksinuar, pa detyruar askënd që ta bëjë”. Tani për pjesën tjetër vjen vendimi se duhet t’i paguajnë vetë tamponët, secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Myler: Messi ndoshta është më i miri, por “Topin e Artë” e meritonte Levandovski

Publikuar

-

Nga

Votimet për Topin e Artë kanë hasur kundërshti të madhe në opinionin sportiv. Forma e jashtëzakonshme e Robert Levandovski në dy vitet e fundit ka bërë që shumë njerëz të futbollit të ishin të idesë se trefeu duhej të shkonte pikërisht në duart e polakut. Por në fakt ishte Mesi ai që fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierë.

Një vendim ky që nuk e befason aspak Tomas Mylerin, nisur nga fakti se në vitin 2013 diçka e ngjashme ndodhi edhe me Frenk Riberinë. Lojtari bavarez vlerëson Mesin si një nga futbollistët më të mirë që ka njohur bota e futbollit, por nga ana tjetër thekson se këtë herë Topin e Artë e meritonte Levandovski.



“Nga këndvështrimi bavarez, polak dhe gjithashtu gjerman, rezultatet e Topit të Artë ishin padyshim një zhgënjim, dhe për disa ndoshta edhe më shumë. Megjithatë, unë jam në këtë biznes për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye nuk u befasova prej tyre (një gjë e ngjashme i ndodhi Frenk Riberisë në vitin 2013).

E gjithë kjo më bindi se ne kemi lojtarë vërtet të mëdhenj në Bundesligë. Megjithatë, për të fituar njohje në botë, nevojitet sukses ndërkombëtar. Lionel Messi është ndoshta lojtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli. E përgëzoj për fitimin e Topit të Artë, por mendoj se këtë vit Robert Levandovski e ka merituar më shumë”, ka thënë Tomas Myler.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

ZYRTARE/ Bayerni luan pa tifozë ndaj Barcelonës në Champions League

Publikuar

-

Nga

Tashmë është zyrtare, sfida mes Bajern Mynih dhe Barcelonës e vlefshme për raundin e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve do të luhet pa tifozë.

Ky vendim ka ardhur nga autoritetet pas rritjes së rasteve me Covid në Gjermani, dhe frikës se ‘Alianz Arena’’ do të tejmbushej për këtë sfidë, duke parë dhe emrin e rivalit.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga tifozët që prisnin të shikonin skuadrën e tyre përballë Barcelonës së Çavi Hernandez.



Për katalanasit kjo sfidë është jetike sa i përket kualifikimit për në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve, pasi një triumf ndaj bavarezëve do të çonte më tej katalanasit.

Një asist ky për gjigantët spanjoll që do të luajnë ndaj rivalëve në grup pa praninë e tifozëve në shtëpinë e tyre. Sfida do të luhet në datën 8 dhjetor në orën 21:00 të mbrëmjes.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Bayern rimerr kryesimin në Bundesligë, goli i Sane mjafton ndaj Arminias

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund ka festuar vetëm pak orë, pasi Bayern Munich ka triumfuar me rezultatin 1-0 kundër Arminia Bielefeld dhe me tre pikët e marra kryeson kampionatin me një pikë më shumë.

Bavarezët e kanë dominuar totalisht këtë duel, por goli i epërsisë që ishte edhe i fitores ka ardhur shumë vonë.



Leroy Sane e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 71-të, pas një pasimi të Thomas Muller. Vetëm 1-0 për Bayern, që e tentoi portën e skuadrës mike 23 herë në 90 minuta.

LEXO TE PLOTE