Connect with Us

Covid-19 “sulmon” Tiranën, 6 pjesëtarë të ekipit dalin pozitivë

Sport

Covid-19 “sulmon” Tiranën, 6 pjesëtarë të ekipit dalin pozitivë

Publikuar

-

Covidi “pushton” Tiranën duke i prekur të paktën 6 lojtarë dhe staf. Mes futbollistëve të prekur është sulmuesi Michael Ngo, dy mbrojtësat Ismailgeci, Hoxhallari, mesfushori i ri Gjumsi, preparatori atletik Kosta Jani dhe fisipterapisti Arzen Voci.

Dy prej ty janë edhe staf i ekipit kombëtar si Hoxhallari dhe Voci të cilët janë njoftuar edhe zyrtarisht për pozitivitetin e tyre dhe si rrjedhoje do të qëndrojnë të izoluar.

Sot të gjithë lojtarët bardheblu kanë shkuar për ritestim për të konfirmuar edhe një herë numrin e ekipit dhe stafit që është positiv.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

La grumbullimin me kombëtaren, zbulohet dëmtimi i rëndë i yllit të Juventusit

Publikuar

-

Nga

Xhorxho Kielini nuk po kalon një moment të mirë. Mbrojtësi u dëmtua në grumbullimin me Italinë dhe do t’i duhet kohë që të rikthehet. Analizat mjekësorë treguan shkallën e dëmtimit të veteranit.

Kielini la kombëtaren për tu kthyer në Torino, ku kreu vizitat mjekësore. Analizat treguan se mbrojtësi vuan nga një inflamacion në thembrën e Akilit, ekzaktësisht në këmbën e majtë dhe e ka të pamundur që të luajë për disa kohë. Gjendja e tij do të monitorohet dita ditës.



Nuk është e qartë se sa do të mungojë, por ky lloj dëmtimi do një kohë relativisht të gjatë për tu shëruar. Një inflamacion mund të rishfaqet përsëri nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur.

Italia ka humbur një prej lojtarëve më të rëndësishëm për ndeshjen ndaj Zvicrës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Përveç Kielinit një tjetër mungesë e rëndësishme është dhe sulmuesi Çiro Imobile.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Trajneri i Anglisë befason me deklaratën: Shqipëria shumë e organizuar, ka mundësi për kualifikim

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur para mediave, në prag të ndeshjes që do të luajë ditën e nesërme me Shqipërinë. Në fjalët e tij, tekniku anglez nuk i kurseu fjalët e mira për kuqezinjtë e Rejës, të cilët i vlerësoi maksimalisht.

“Stërvitja ka shkuar mirë, kemi disa mungesa të rëndësishme, por jemi mësuar me to tani. Jam shumë i lumtur me mënyrën sesi lojtarët janë stërvitur dhe janë gati për nesër. Nuk e kemi nënvlerësuam as Hungarinë, ata ishin shumë të mirë në mbrojtje. Jemi të fokusuar shumë për ndeshjen kundër Shqipërisë, duhet ta lëvizim shpejt topin pasi këto lloj ekipesh janë të organizuara mirë.



Ne e njohim Shqipërinë nga ndeshja e parë atje, por e kemi parë edhe nga takimet e tjera që ka zhvilluar në grup. Janë ekip shumë i organizuar, Reja ka zhvilluar një punë fantastike. Kanë ende disa shanse për t’u kualifikuar, nuk fokusohemi kurrë te një lojtari i caktuar, por te loja e tyre në grup. Po mendojmë diçka për të shpërthyer mbrojtjen e tyre”, ka thënë Southgate.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kane vlerëson Shqipërinë: Kanë lojtarë të mëdhenj në mbrojtje, do të jetë një betejë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme në orën 20:45 në transfertë ndaj Anglisë në kuadër të kualifikueseve për Katar 2022. Sot, në konferencë për shtyp ka dalë sulmuesi kryesor i britanikëve, Harry Kane, i cili nuk ka lënë pa vlerësuar ekipin shqiptar, veçanërisht repartin difensiv.

“Ata janë një ekip me strukturë të mirë dhe me lojtarë të mëdhenj në repartin difensiv. Por, ka më shumë të bëjë me aftësitë tona dhe mënyrën si mund t’ia dalim. Do të jetë një betejë e ashpër ndaj mbrojtësave të tyre, gjithsesi jam me besim në aftësitë e mia dhe të skuadrës.



Shpresoj të shënojmë disa gola. Duhet të bëjmë gjërat e duhura se do të jetë një ndeshje e vështirë, do të futemi me mentalitetin që do të fitojmë, por e dimë se do të duhet shumë për të t’ia dalë. Ata do të kenë shumë energji dhe pasion në fushë, ndaj ne do të na duhet ta barazojmë këtë”, theksoi Kane.

LEXO TE PLOTE