LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Çmendet’ Basha/ Pasi hoqi vizat dhe futi Shqipërinë në NATO, deklaron se ka rrëzuar dhe komunizmin

6 Tetor 2021, 15:19, Politikë CNA
‘Çmendet’ Basha/ Pasi hoqi vizat dhe futi

Pasi tha që ka bërë Rrugën e Kombit, hoqi vizat dhe futi Shqipërinë në NATO, duket se Bashës i është mbushur mendja se ka rrëzuar dhe komunizmin!

Gjatë samitit të djeshëm të EPP për Ballkanin Perëndimor, Basha është bërë qësharak, duke deklaruar se si kur ai ishte 17 vjeç, bashkë me shokët e tij, kishin rrëzuan komunizmin.

?Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen: ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist. Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne presim nga ky samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës?, tha kreu i PD-së.

Të njëjtën gjë bëri dhe kur prezantoi spotin elektoral para zgjedhjeve. I vodhi meritat Berishës, se ishte vetë ai që kishte hequr vizat dhe  futur Shqipërinë në NATO, ndërsa dilte në studio televizive duke deklaruar se shqiptarët i dinin mirë rolin e tij.

?Unë kam fakte dhe projekte në terren. Kam ?Rrugën e Kombit në terren, kam heqjen e vizave që e gëzojnë të gjithë shqiptaret?, deklaronte ai asokohe.

Basha është kthyer në një ?mitoman? , një mashtrues që vetëm gënjen dhe beson gënjeshtrën e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga