Connect with Us

Biznese, 5 makina, dhe patundshmëri/ Sekuestrohet pasuria e “Ben Qimes”

Aktualitet

Biznese, 5 makina, dhe patundshmëri/ Sekuestrohet pasuria e “Ben Qimes”

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  më datë 31.5.2021, regjistroi procedimin pasuror nr.8 në ngarkim të shtetasit Arben Enver Isufaj. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit pasuror të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Nga përmbajtja e informacionit për fillimin e procedimit pasuror, si dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi Arben Enver Isufaj, është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, sipas nenit 3/1 pika “c”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe oraganizatat kriminale.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.19, datë 31.7.2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Arben Enver Isufaj dhe familjarëve të afërm të tij, si  më poshtë:

1.Objekti “Pulari”, shoqëria tregtare e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, e përbërë nga 1 (një) godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, e cila ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos.

2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë AKILI ALBSHPK, me L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011, me datë themelimi 05.04.2011 me fushë veprimtarie: “Prodhimin, tregtimin dhe përpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, import eksport, prodhim të fidanëve frutorë”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; në Fier, Lagjia “Apollonia”.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Ambasadori i BE-së takon kryetaren e KLGJ-së

3.Subjekti i regjistruar me emrin Tregtar “ISUFAJ-2004” SHPK, me K52826402G, i regjistruar më datë 26.04.2005, me fushë veprimtarie: “Per zbatim, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh etj, prodhim materiale inerte, rere, çakull, gurë, mermer etj. Ndertime civile dhe ekonomike, ndertim vepra arti, rikonstruksione. Për projektim, plan vendosje objekte të veçanta, projektim i veprave të zakonshme prej murature, tulle, guri etj. Projektim rruge auto kat. V, IV. Projektim vepra arti të vogla, supervizim dhe kolaudim”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; zyra qëndrore e shoqërisë në Shqipëri; Fier, lagjja “Konferenca e Pezës”.

4. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall“, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier.

5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut“, me sipërfaqe 1000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas – Fier.

6.Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë“, me sipërfaqe467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh – Fier.

7.Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë“, me sipërfaqe600 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh – Fier.

8. Automjet lloji autoveturë, marka AUDI A8.

9. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ ML270CDI.

10. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ 300D.

11. Automjeti lloji autoveturë, marka DAIMLER CHRYSLER S500.

12. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ S63 AMG.

13. Automjeti lloji autoveturë, marka AUDI A8L./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Indrit Hoxha për 11 dhjetorin/ “Spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha deklaroi se në 11 dhjetor do të ketë një transparencë të plotë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit.

Në një dalje për mediat, Hoxha theksoi se do të propozohen disa ndryshime të tjera në statutin e partisë, që Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë.

“Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite. 



Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik.

Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. 

Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Shehaj ‘braktis’ Bashën/ “Do jem tek Kuvendi i datës 11, aty është PD”

Publikuar

-

Nga

Vëzhguesit e mi janë përjashtuar”/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Agron Shehaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku po diskutohet për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ai tha se ka verefikuar çdo dyshim dhe se do të jetë me datë 11, pasi beson se aty është Partia Demokratike.



“Nuk ka kuptim të shkoj tek data 18, të paktën jo pa parë se çfarë është vendosur më datë 11. Ai (Basha) ka mbajtur të njëjtat qëndrime si gjithmonë, nuk njeh firmat, nuk njeh delegatët. 

Tani s’edi, do kemi dy parti? Njëri që thotë është e imja, njëri është e imja. Unë do të shkoj më datë 11 sepse mendoj që aty është Partia Demokratike, shumica sepse ka një pakicë që nuk do të jetë. Edhe dyshimet që kisha i hoqa duke bërë vetë verfikimet.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Plot 5200 delegatë në 11 dhjetor”/ Klevis Balliu: Transparencë e plotë përmes barcode

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i CNA/ E konfirmon deputeti: Klevis Balliu do kandidojë me LSI-në

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se plot 5200 delegatë që kanë firmosur do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me Blendi Fevziun, Balliu tha se çdokush mund të shohë nëpërmjet barcode-t me transparencë të plotë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar.



“Në radhë të parë, dua t’ju zbuloj numrin. Kemi 5 mijë e 200 delegatë që kanë firmosur e që do të jenë më 11 dhjetor. Duke klikuar aty tek barcodi çdo njeri mund ta shohë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar. 

Edhe mediat mund ta verifikojnë këtë gjë përmes bar code-t. Është lehtësisht e aksesueshme, është bërë me anë të një teknologjie. Ne kemi dhe badge-t e kartat e identitetit me anë të të cilave verifikohet që ai person që po vjen aty, është vërtetë ai”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE